Përsëri një libër i ri me tregime i autorit Ded Nikoll Luca (DENILUJA) Në veçanti ky libër eksploron një hapësirë të re të tregimit mistik paranormal, në kohën e një tranzicioni shpirtëror të krijuesit.Ështe një kapitull i ri i një jete të hapur plot kontraste,por edhe të një koloriti të veçantë shprehës ku autori vibron plot dinamizëm shpërthyes,sens filozofik dhe qartësi të rrallë mesazhin human. Tipari më i kapshëm i dimensionit të autorit është meditimi i brendshëm krejt spontan, i zhdërvjellët me një psikologji të përcaktuar qartë,është shpirti i tij i ndjeshëm metaforik.. Epigramisti dhe shkrimtari Deniluja,me këtë vëllim të ri me tregime, del para lexuesit si një karakter me një temperament shpërthyes gjithmonë në ngjitje.

Autori : DENILUJA
Titulli: ENIGMA E VILËS “ZETA”
Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-269-94-8

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, SHKURT 2020
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese”ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
ENIGMA E VILËS “ZETA” :TREGIME/ Denilu. – Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-94-8
1.Letërsia shqipe 2.Tregime
821.18 -32

PARATHENIE

Tregimet e autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) mund të lexohen të shkëputur nga njëri-tjetri, e përbashkëta e tyre është bota e thellë imagjinare e cila shpesh të rikthen furishëm në realitetin e mjegullt të përsonazheve. Pozita e narratorit Deniluja ka një status të ndryshueshëm, ajo do të ndryshojë shpesh nga minuti në minut , dhe rrallë bëhet një me autorin. Në strukturën e rrëfimit të këtyre tregimeve, secili nga protagonistët e ka historinë e tij vetjake që e ruan si kujtim, faj, frikë, kureshtje apo dashuri. Tregimet cilësohen me ngrohtësinë e rrëfimit artistik, në to trajtohen një varg çështjesh a dukurish që lidhen me botën reale dhe përtej saj.
Ashtu si rosat, edhe ne kemi nevojë për pupla që na mbrojnë nga “lagështira shpirtërore” , për të mbrojtur brishtësinë tonë, e ardhmja na tremb, kemi frikë nga forcat e padukshme dhe kemi nevojë për shpresë, dashuri dhe lumturi. Që nga kohët e lashta, njeriu ka mësuar ta dallojë atë që është e përgjithshme, nga ajo që është e veçantë, sepse ka pasur një simbol, një ngjyrë apo një formë të pazakontë dhe një vlerë të shenjtë. Talismanët e vërtetë të mbushur me ritual special të Magjisë së Bardhë, janë si bateria elektrike e mbushur me rrymë e cila pandërprerë jep dritë e të hap rrugën natën për të parë dhe për të shkuar te qëllimi i caktuar.
Thonë se fjalia e parë në çdo fjalim është gjithmonë më e vështira, Siç e shihni unë po shkruaj parathënie me porosi nga Deda , (vetëm poezia nuk shkruhet me porosi).Parathënia është si një reklamë e panevojshme, por duke qenë se është bërë e modës që libri patjetër të ketë një parathënie nuk po dal nga “moda” as unë!
…Letërsia nuk i pranon fjalimet, dhe unë nuk merrem me fjalime.
Krijimtaria e shumanëshme e autorit Deniluja, lind nga shpirti që sheh atje, ku jo të gjithë shohin, dhe duke kapërcyer kohëra, epoka e sisteme shoqërore, bëhet pasuri e çmuar e njerëzimit.
Letërsia është e vjetër po aq sa të folurit. “Ajo u rrit nga nevoja e njeriut për të dhe nuk ka ndryshuar, pos për t’u bërë edhe më e nevojshme. Nëse librat lexohen pak sot, nuk kemi pse të preokupohemi. Libri i mirë lexohet edhe nesër.
Ded Nikoll Luca (Deniluja) është ëndërrimtari që flet me gjuhën e harruar. Fjalët e tij janë prej fryme. Deda shkruan vetem kur Zoti flet brenda tij. Me gënjeshtra thotë të vërtetat më të trishta të tokës, të ferrit, dhe qiellit. Dhe zogjtë e tij libra fluturojnë në qiellin e së nesërmes.
Krijimtaria Denilujane është zëri që vjen nga thellësitë e kohës dhe jehon në kohën që s’ka ardhur. Është thirrje e të ikurve, shumëfishuar nga goja e një foshnje. Është syri që zbulon të padukshmen. Është klithje në humnerë. Është asgjëja dhe gjithçkaja për të cilën kemi nevojë. Është e adhuruara pa interes, sipas botëshikimit kantian.

Gjyste Dajani poete