Autori : DENILU
Titulli : Epigrame të pakrehura
Redaktimi : Oltjona Selamaj
Kopertina Agim Sulaj… Karikaturist dhe piktor.

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-34-0
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2016

Në gusht të vitit 2007, e takoj Dedën pak metra larg stacionit të trenit të udhëtarëve, ne Durrës.
Sigurisht, ai drejtohej për tek porti, për të marrë tragetin për Itali. Pasi e mora vesh se nuk e kishte prerë biletën, ju luta të vinte në shtëpinë time në Shkozet. Sa shumë do gëzoheshin prindërit e mi.
Deda, është i dyti shok i universitetit që ka qenë tek ne. Ismaili nga Tropoja, vdiq para dy muajsh, vrau vehten, fatkëqesisht. Kur studion për psikolog dhe ke vendosur të jesh shembull për të tjerët, vetëvrasja nuk të nderon. Po ashtu, shembull negativ, jep edhe shkrimtari apo poeti pesimist, që vret vehten dhe nga historia botërore apo e jona rastet fatkeqe nuk mungojnë.
Lumturohem me optimizmin dhe pozitivizmin e mikut tim Denilu. Deda fatmirësisht, pranoi të shkonim tek shtëpia ime dhe gëzimi i prindërve të mi dhe i gruas ishte i madh. Gruaja ime, nuk lind dhe as që kemi menduar ndonjëherë të adoptojmë ndonjë fëmijë, pasi ajo dhe unë kemi tre mace dhe dy qenë, e ndihemi të lumtur. Ju kujtoni se Deda tregon barsaleta dhe i bën të qeshin pjestarët e familjes time?!…
Absolutisht jo. Duke qenë një dëgjues i madh, Denilu, i vendos pjestarët e familjes sime, në qendër të vëmendjes. Ata flasin dhe Deda dëgjon. Denilu, është njeri me zemër të hapur. Njerëzit e hapur, shpesh e shfrytëzojnë keq kohën e tyre. Ata, nuk mendojnë të planifikojnë dhe strukturojnë kohën e tyre dhe nuk preken, nëse të tjerët ua marrin atë, gjatë disa pyetjeve ose bisedave, me pak përmbajtje.
Shpesh këta persona të hapur, shtyhen, me detyrim, që të kenë një planifikim ose një përcaktim kohe.
Ata, i japin përparësi punëve dhe kohës, ashtu si koha vjen, e pa planifikuar. Për tre orë, pjesëmarrje, në bisedat familjare, Deda, as disa minuta nuk foli. U jepte të tjerëve përparësi dhe i dëgjonte me shumë vëmendje. Tek njerez të hapur si Denilu, vendimi, është shpesh i bazuar në ndjenja. Ata i vlerësojnë ndjenjat e tyre personale, po ashtu instinktin e mrekullueshëm dhe i besojnë shumë imunitetit personal. Për këta tipa, është gjithashtu me rëndësi, se çfarë të tjerët ndjejnë në disa vendime. Personat e hapur, vendimet e veta, i marrin, duke u bazuar në një instikt të ndjenjave. I ndjeshëm dhe nostalgjik, ai e la tragetin të ikte dhe erdhi me mua në Shkozet.:Njerëzit e hapur si Deda, dëshirojnë të ulen dhe të flasin me njerëzit e tjerë duke i dëgjuar me kënaqësi. Njerëzit e hapur, nuk i dëshirojnë bisedat pesimiste, ose ato pikëlluese, si për shembull: një operacion , vdekje apo shkatërrim. Gruas sime, i pëlqen të flasë së tepërmi mbi politikën dhe me dëgjuesin Ded ndihej e “paguar”, pasi veshët e Dedës dhe përqëndrimi i tij, e ngazëllyen atë së tepërmi. Im atë Shabani, desh t’a ndërpriste por u mat, në sy të mikut Ded, që e dëgjonte me shumë vëmendje. Besoj ti Ded, je dakord me mua?! Gabimi nuk qëndron vetëm te mosshikimi i fakteve. Ai qëndron në një vizion të njëanshëm dhe reduktues, që shikon vetëm një element, vetëm një aspekt të realitetit kompleks. Fatkeqësisht, edukimi ynë, që na jep dije nga më të larmishmet, nuk na mëson asgjë për problemet themelore të dijes, që janë rreziqet nga gabimet dhe iluzionet. Ai, nuk na mëson aspak kushtet e dijes së duhur, dijes së aftë, të përballojë kompleksitetin e realitetit.
Jam i bindur, se po të ishin vetëm duke biseduar, gjithë natën Denilu do dëgjonte dhe gruaja ime do t’ fliste. Kjo që shkrova mbi Dedën, nuk është as parathënie dhe as pasthënie libri. Thjesht, janë disa mbresa respekti, mbi këtë njeri me vullnet, që i ka hyrë rrugës së letërsisë, nga dëshira për të shprehur diellin, që ka në zemër. Suksese miku im Denilu.

Fatmir Lika, Psikolog