Libri i parë i një autori të ri  vjen nën logon e shtëpisë botuese ADA

 

Titulli: Epigrame

Autori: Enri Mançe

Botimi i parë 2023

ISBN: 978-9928-398-56-7

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall 32. Ap. 7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mançe, Enri

Epigrame / Enri Mançe .

– Tiranë : Ada, 2023.

76 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-56-7

1.Letërsia shqipe 2.Epigrame

821.18 -193.2

 

Parathënie

Ndihem me të vërtet bekueshëm i nderuar të më jepet ky rast fatlum që, me anë të kësaj parathënieje modeste, të paraqes të parin libër, të shkruar prej shokut e mikut tim më mirë ENRI MANÇE. Them të parin libër pasiqë ky i porsabotuar do t’u paraprijë të tjerëve libra gjithaq mbreslënës, që Enri ose i ka në proces e sipër, ose i ka përfunduar së shkruari tanimë. Ky libër i parë i tij është me epigrame në të  cilin Enri, nëpërmjet një stili gjithë sqimë e mjeshtëri, na shpalos si në një skaner  të gjitha plagët e shoqërise së sotme. Dhe nëpërmjet penës së vet, të cilën ai e përdor si bisturi, nis të operojë kurmin e sëmurë të kësaj shoqërie, duke u rrekur sa të jetë e mundur t’ia pastrojë qelbin e t’ia shërojë gjithë ato plagë të mahisura.Duke përfunduar këtë parathënie të shkurtër ia lë lexuaesit në dorë, që jo vetëm t’i shijojë estetikisht, por edhe të nxjerrë përfundime dhe mësime nga këto këshilla të mënçura të Enrit, të shkruara vjershërisht.

Agim LIKA