Autori : DENILU
Titulli : EVROPA NË MES TË DETIT

Kopertina nga piktori Agim Sulaj

Redaktoi: Oltjona Selamaj

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-98-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N. Evropa në mes të detit :
epigrame / Denilu ;
red. Oltjona Selamaj. – Tiranë : Ada, 2017
104 f. ;20 cm.
ISBN 978-9928-223-98-2
1. Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

“Evropa në mes të detit”.

Nuk di ç’ të shkruaj mbi autorin Denilu, që ka botuar mbi 30 libra me epigrame dhe prozë. Natyrisht që e di se librat janë ushqim i rinisë, zbavitje e pleqërisë dhe stoli e përparimit.
Nga eksperienca e jetës sime, di se të lexosh, do të thotë se ke nevojë të bisedosh me dikë, me dikë jo çfarëdo, me dikë, që ka se çfarë të të tregojë, me dikë që ka se çfarë të ndajë me ty. Padyshim, ky është poeti dhe shkrimtari Ded Nikoll Luca (DENILU). Por, jo të gjithë, gjenden kësisoj ballaz këtij shkasi dhe shansi, për komunikim ndërbotësh dhe ndërshpirtrash. Pesë librat psikologjikë, dy romanet, së bashku me një libër me novela e rendisin Dedën, edhe si shkrimtar, edhe si psikolog. Poezinë, e ka ndalur, është mjaftuar me pesë libra dhe me një sulm të paparë, i është futur epigrameve. Epigrami, është “jorgani im”, shprehet Denilu dhe vazhdon të botojë me dhjetra libra, njëri pas tjetrit.
Njerëzit, në marrëdhënien që kanë me librin, janë të ndarë, mes atyre, që ndjejnë librin si mrekulli dhe atyre, që e përjetojnë atë si instrument torture. Kjo duket se forcon predispozitën për të ndarë jo librin në marrëdhënie me të tjerët, se sa vetë njerëzit në marrëdhënie me librin.
Egoisti dhe injoranti, nuk vuan dhe aq nga padituria, se sa nga panevoja për të dëgjuar dikë tjetër veç zërit të vet, për të biseduar më tjetërkënd, veç atij që i jep kënaqësi, duke e dëgjuar atë.
Ka shumë njerëz, (si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë), që e shohin me përçmim librin. Kjo, nuk vjen, ngaqë atyre, nuk ka se çfarë t’ u ofrojë libri, por ata nuk kanë se ç’ të marrin prej leximit.
Shumë persona të traumatizuar nga periudhat e terrorit të shkollës, siç mund të jenë provimet, ngritjet në mësim kur je i papërgatitur, paaftësia për të përthithur nxënien, apo makthet e mësuesve të sertë dhe mësimeve të vështira, e shohin librin, si një institucion torture. Ata do të vijojnë të vuajnë prej këtij kontakti sublim dijetues, si një paranojë, apo fobi. Epigramet e DENILU-së janë gazmore, të shkurtëra, të tërheqin dhe nuk ekzagjeroj, nèse them se të vjen dëshira ta lexosh librin dy herë. Që të mos bëhet i mërzitshëm tek librat psikologjikë, ai ka futur përsonazhe, që e zbërthejnë vehten psikologjikisht me humor dhe zgjuarsi, dhe kështu, Deda, nuk bie në mërzitinë e autorëve “papagaj”. Pjesën e dytë të çdo libri psikologjik e ka me intervista personale me klientët e tij të shumtë .Parathënia ime, është pèr librin me epigrame me titull: “Evropa në mes të detit”. Falë kopertinës së piktorit me famë botërore Agim Sulaj, libri i Ded Nikoll Lucës (DENILU), e jep mesazhin qysh në pamjen e jashtme.
Ismet Tahiraj, poet nga Kosova