… Ky libër frymëzues, është shkruar për të dekurajuarit, të zhgënjyerit, të lodhurit, të braktisurit, të moskuptuarit, të vetmuarit… duke ngjallur te lexuesi një ndjesi dëshire, shprese, e mirënjohjeje, për Biblën e shenjtë…

 

Titulli: “Forca e Biblës.

Autor: Ded Luca

Redaktore: Oltjona Selamaj

Botimi i parë: 2023

ISBN: 978-9928-398-44-4

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno

Pall.32 Ap. 7 Tiranë

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2023

 

 

Parathënie e librit

 

 

Ded Luca, është autor i tetëdhjetë vëllimeve letrare, me orientim filozofik, e psikologjik, botuar tek shtepia botuese “Ada”, në Tiranë.

Ky, është i pari libër i tij, me temën e besimit fetar, pikërisht në Trininë e Shenjtë, në Atin, Birin, e Shpirtin e Shenjtë.

Shpirti i lexuesit, ka nevojë për këtë libër.

Edhe unë, ashtu si Deda, kemi të njëjtën udhë drite, si në art, edhe në besim…

Për cilindo, që ndihet i thyer, i lodhur, apo bosh, e i humbur në jetë, ky libër dritësues, është balsami, që i nevojitet për lartësimin e tij shpirtëror.

Ded Luca, n’a udhëheq në vetë zemrën e Perëndisë së mishëruar.

Titulli i këtij libri:

“Forca e Biblës”,

ngjall brenda lexuesit një ndjesi dëshire, shprese, e mirënjohjeje, për Biblën e shenjtë.

Mirënjohje, për Perëndinë e gjallë, Jezu Krishtin.

Ky libër frymëzues, është shkruar për të dekurajuarit, të zhgënjyerit, të lodhurit, të braktisurit, të moskuptuarit, të vetmuarit, etj, dmth, për ata, që u janë shterur energjitë. Ky libër udhëzues, n’ a drejtohet ne, që u kemi treguar të tjerëve për dashurinë e Krishtit. Dua të theksoj, se ky libër, është shkruar jo vetëm për të krishterët, por për mbarë njerëzimin.

E thënë me pak fjalë, për këtë libër, kanë nevojë të gjithë njerëzit.Kush më shumë, e kush më pak, të gjithë jemi mëkatarë.

Epigramet, e poezitë e Ded Lucës, i qëndrojnë besnikë tekstit biblik.

Sa më i madh të jetë mjerimi shpirtëror, aq më e madhe është dhimbsuria, kur bëhet fjalë për njerëzit, që vuajnë në këtë botë.

Nga të gjitha mjerimet, mëkati i mosdashurisë, është më i madhi, edhe Krishti, do t’ a shohë gjithashtu si të tillë.

Krishti, duke e dashur fort njeriun, urren vetëm mëkatin, edhe bën, që e gjithë lufta e tij, të bjerë vetëm mbi të, për të çliruar njeriun prej tij, duke shkatërruar mëkatin, por dashuria e tij, do të shtohet edhe më shumë për njeriun në veshtirësi; edhe kjo do të ndodhë, kur je pre e mëkatit, si edhe kur je poshtë çdo mundimi tjetër ardhur prej Satanit. Prandaj, ne, duhet të njohim fjalën, e veprën e Perëndisë, e të lutemi për faljen e mëkateve tona.

Prandaj, mos kini frikë.

Disa prej nesh, i ndajnë mëkatet, nga vuajtjet.

Në fund të fundit, ne nuk jemi fajtorë për mëkatet tona, sepse ato vijnë nga Satani, kurse vuajtja jonë, rrjedh prej tyre, edhe ky kryq mundimesh, është thjesht ajo, që n’a bie të mbajmë mbi supe në këtë botë, të rrënuar nga rënia në mëkat.Po citoj per ju epigramin me titull:5

“Sytë e Zotit”.

(Epigram)

Shpirti nuk është si trupi

Shikohet në një tjetër mënyrë.

Cili është çelsi për një jetë të krishterë?!

Sytë e Zotit, t’ kesh pasqyrë.

Ded Luca perveç epigrameve te spikatura ka edhe poezi mjaft të spikatura.

Ky libër është vetëm me epigrame, por një poezi që ma dergoj që t’a shoh, më jep të kuptoj se Deda, nuk është vetëm epigramist, ai shquhet edhe si poet. Kjo poezi, më la shumë mbresa, po e citoj në këtë parathenie:

As i vjetër e as i ri.

(Poezi)

Më kujtohet se para shtatë muajsh

isha në një varrim në itali.

Vdiq nje burrë, as i vjetër, as i ri.

Vdiq një burrë gjashtedhjetë e pesë vjeç

në Itali.

Ky burrë, isha unë, Ded Luca.

Shkrimtar, psikolog, e epigramist.

E varrosa vehten, e u ringjalla.

Sot, jam shërbëtor i te madhit Jezu Krisht.

 

Oltjona Selamaj.