Një libër ineresant vjen sërish nën logon e shtëpisë botuese ADA nga i apasionuari dhe statisticieni tashmë i njohur FLORENT HOXHA

 

Është mirë që të dimë fytyrat e çkëlqyera që

kanë dalë në mes të racësë Shqiptare.

Sa të njohim njerëzit e famshmë tanë aqë më tepër do të kemi respekt dhe dashuri për Kombin, aqë ma të mëdha shënja dhe shëmbëlla do të na çfaqenë që të mundim të ndjekim gjurmët e tyre, dhe të rrëfehemi djem dhe nipër të zotër.”

“Dituria”

1 Nantor 1926

 

Sporti dhe arti janë shumë të rëndësishme

për shoqërinë dhe përfshirja e gjerë e femrës shqiptare në këto dy fusha i shërben

zhvillimit kulturor të vendit tonë.

Ju uroj të gjithëve një lexim të këndshëm të këtij libri që nuk është thjesht sportiv por është më tepër një kontribut apo homazh për femrën shqiptare dhe për sakrificat e saj.”

Ju përshëndes përzemërsisht,

Miriam Cani

 

FUTBOLLI FEMËROR SHQIPTAR /

ALBANIAN WOMENS FOOTBALL

Autor: Florent Hoxha

Redaktor & konsulent: Ervin Baku

Kopertina: Allie Langwald

Botues: Roland Lushi

Formati: 14 X 20

ISBN: 978-9928-326-47-8

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2021

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

Hoxha, Florent

Futbolli femëror shqiptar = Albanian womens football /

Florent Hoxha ; red. Ervin Baku. – Tiranë : Ada, 2020

322 f. : me il ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-47-8

 

1.Futbolli     2.Shqipëri

 

796.33(496.5)

 

 

Dy fjalë nga autori / Few words from the author

Nëse themi me bindje që familja është bazë e shoqë-risë duhet të pranojmë që themel i familjes është gruaja, me po aq peshë e rëndësi sa burri, e megjithatë ndër shekuj, ajo është trajtuar padrejtësisht, është nënvlerë-suar.

Zhvillimi dhe ngritja e nivelit të përgjithshëm të qyte-tarisë në rang botëror, ka bërë që të drejtat dhe vlerësimi kundrejt gjinisë femërore të rriten, në krahasim me të kaluarën, edhe pse, ende larg nivelit që ajo meriton.

Pa dyshim, edhe Shqipëria hyn në mesin e vendeve, ku femrat po fitojnë më tepër vëmendje dhe rëndësi. Përveç dëshirës për ti kushtuar femrës rëndësinë që meriton në sport, një arsye e fortë që më shtyu t’i sjellë lexuesve këtë botim, ishte edhe meraku im i hershëm për të ruajtur e koleksionuar me fanatizmin e një staticieni të pandreqshëm, thuajse çdo gjë që ka lidhje me futbollin shqiptar.

Evidentimi i ngjarjeve sportive janë vlera që kanë nevojë për libra të tillë, për t’u dokumentuar dhe vlerësuar, ndryshe rrezikojmë mos të kemi asgjë, ose akoma edhe më keq, ta kemi të pasaktë e të gjymtuar. Nuk ka pse të mos evidentohet historia e futbollit të femrave shqip-tare, jo vetëm për vlerat sportive që mbart, por edhe si homazh për djersën e derdhur, për guximin përballë një shoqërie paragjykuese, apo vështirësitë materiale e kushtet në të cilat luhet futbolli ynë.

E meritojnë jo vetëm vajzat tona futbolliste një libër, por dhe prindërit e tyre, të cilët kanë sakrifikuar pafun-dësisht duke i mbështetur dhe duke përçuar te fëmijët e tyre kulturën sportive.

Meritojnë të nxirren në pah dhe vlerësohen nismëtarët dhe promovuesit e këtij sporti relativisht të ri te ne, ata që vazhdojnë ta mbajnë gjallë, thjesht në sajë të pasionit dhe dashamirësisë së tyre.

Ndër vite, Shqipëria ka prodhuar një numër të madh sportistesh femra, që kanë spikatur në shkallë kombë-tare, e që na kanë nderuar edhe në rang ndërkombëtar në sporte si: atletika, volejbolli, basketbolli, qitja, noti, hedhja e shtizës, flakja e çekiçit, shahu e deri te peshë-ngritja apo xhudo e kohëve të fundit.

E përse mos t’i shtohet kësaj liste edhe sporti i magji-shëm i futbollit?

Së fundi, dua të përmend edhe emrat e atyre që më kanë ndihmuar me të dhëna të domosdoshme. Pa ta ky libër do të ishte i paplotë, do t’i mungonte larmia e nevojshme.

Ata janë Endi Hyka, Ilir Sopi, Qerim Shaqiri-Rusi, Ferdinand Jaku, Rifadije Shala, Naim Kameri, i ndjeri Kenan Dema, Saimir Keçi, Feride Kastrati, Lindita Cena,Margarita Gjinaj, Viktor Pepa, Muhamet Sopi, ArtemidaDashi, Seid Onbashi, Kastriot Faci, Gëzim Doda, Genc Ymeraj, Esmeralda Kolgjini, Alime Aliaj, Hudi Shehu, Lumturie Muhadri, Arbër Ndreu, Xhavit Kajtazi, Anita Krasniqi, Shireta Brahimi, Sejdi Bajraktari, Luçie Gjini, Mirela Çemeri, Elli Lenguolld, Adna Lokvançiç e plot të tjerë.

Falenderime të veçanta shkojnë në drejtim të vajzave të autorit, Fabiola e Melisa Hoxha, krijueses së kopertinës Elli Lenguolld, prindërve, vëllezërve, kolegut dhe mikut të ngushtë, njëkohesisht redaktor i librit, Ervin Baku.