Poeti Dritan Thomaraj vjen me vëllimin e ri poetik “Guernikë e re”. Kemi në këtë vëllim (të dytë), një klaviaturë poetike solide në tematikë dhe stil. Një rreth tematik ku dominojnë gjendjet e revoltës e dëshpërimit, vetmisë e melankolisë, një dekadencë e shëndetshme pra, që shënon vetëdijen e brendshme të poezisë qytetare. Kjo gjendje e vetëdijes së brendshme ka projektuar dhe gjuhën artistike, dhe teknikën e vargut, e cila ka similitudën e parapëlqyer të tij, metaforën futuristike. Kjo metaforë operon më dendur me gjendjet poetike të revoltës dhe refuzimit, duke finalizuar në poezi paradoksin e metafizikës sociale.
Mundësitë e kësaj metafore të mishëruar në poezitë e tij më të arrira, flasin për një pjekuri e origjinalitet të poezisë së Thomarajt, çka na ngjall mirëbesim me intonacionin e vokalit të tij poetik, për ta ndjekur rrugëtimin e modelit që na afron dhe për ta parë botën me tejqyrën e tij shpirtërore, hipersensibile e thellësisht humane.

Agron Tufa

 

Guernikë e re

Poezi

Autor; Dritan Thomaraj

Redaktor: Agron Tufa

Korrektore gjuhësore: Sonila Sala

Kopertina: Dritan Thomaraj

 

Botimi i parë: 2021

 

ISBN: 978-9928-326-84-3

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, gusht 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Thomaraj, Dritan

Guernikë e re : poezi / Dritan Thomaraj; red. Agron Tufa.

– Tiranë: Ada, 2021

88 f. ; 13×20 cm.

ISBN 978-9928-326-84-3

1.Letërsia shqipe             2.Poezia

821.18 -1