… Haiku, kjo poezi tepër e shkurtër e sintetike, sistemuar në tre vargje: vargu i parë dhe i tretë me pesë rrokje dhe i dyti me shtatë të tilla; e cila trajton e përshkruan kryesisht një fenomen natyre, nji gjendje shpirtërore e emocionale, një imazh real; të cilat zhvillohen në kohë të caktuar, brenda harkut të një viti kalendarik, gjatë ca a pak çasteve, brenda harkut të minutës, orës, ditës a dhe stinës.

Haiku është poezi që lexohet në aq çaste, sa i duhet njeriut për të nisur e mbaruar nji frymëmarrje, ose aq kohë sa nevojitet për të bërë dy hapa, jo tre. Po shijimi i haikut e efekti i tij nuk mbaron me leximin, vetëm sa fillon. Haiku kërkon nji gjuhë që din jo vetëm të paraqesë shkurt e në mënyrë sintetike imazhin, por dhe ta zhvillojë si dinamikë me evolucion të shpejtë, që të vërë në punë imagjinatën e lexuesit e njëkohësisht të arrijë të prekë dhe ndjeshmërinë e tij.

Brenda tre vargjeve të haiku-t shkëputur nga realiteti, ose imagjinata e krijuesit, duhet të lëvrijë krejt natyrshëm bukuria e emocioni i fjalës artistike. Pra krijuesi i gjinisë haiku duhet të ketë parasyshë këtë specifikë, fjalët që duhet të përdoren në këtë poezi specifike janë të kufizuara, jo më shumë se aq fjalë sa mund të rreshtohen në shtatëmbëdhjetë rrokje. Është kjo ekonomi brilante e kësaj gjinie artistike konçize, që krijon mundësinë të lexohet në hapsirën e pak çasteve. Ndoshta kjo është mrekullia e paarritëshme e haiku-t: të stimulojë te lexuesi përqëndrim, emocione e përfytyrime njëkohësisht, në aq pak kohë sa i duhet frymëmarrjes së tij për të bërë një transferim ajri, nga mjedisi në mushkëri e anasjelltas.

Haiku ka lindur si sfidë e përballjes së artit me realitetin dhe ja ka dalë mbanë mrekullisht. Haiku është njëkohësisht, pasqyra e realiteti i pasqyruar në të. Nji pasqyrë magjike, surprizuese e sugjestionuese njëkohësisht. Imazhi në dukje i rëndomtë, ose krejt i thjeshtë sa është pa kaluar në filtrin e haikut, sapo bëhet objekt i tij, transformohet në tjetër gjë, duke u bërë nji vepër arti që sugjestionon e emocion…

 

Titulli i librit: Hënë e vogël blu

80 haiku dhe 1 ese

Autor: Petrit Sulaj

 

Ballina, pikture – René Magritte – Toka e mrekullive/1964/

 

ISBN: 978-9928-326-34-6

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati :14 x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, prill 2022

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Sulaj, Petrit

Hënë e vogël blu : 80 haiku dhe 1 esse / Petrit Sulaj.

– Tiranë : Ada, 2022

108 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-34-6

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

821.18 -193