Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA

Titulli: Ikonë dashurie

Autor: Arben Faredin Shaholli

Redaktor: Andon Andoni

Devi Becolli

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, janar 2023

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Shaholli, Arben

Ikonë dashurie : poezi  / Arben Shaholli ; red. Andon Andoni, Devi Becolli.

– Tiranë : Ada, 2023

88 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-03-1

1.Letërsia shqipe    2.Poezia

821.18 -1

 

“PORTOFOLI”  I  AUTORIT

 

Arben Shaholli tashmë është bërë një zë i njohur në letërsi e publicistikë, si poet, prozator, fabulist dhe gazetar.

U lind në Bilisht më 20 gusht 1966, me prindër nga Çipani, të cilët jetonin e punonin në Hoçisht të Devollit. Studimet e larta i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, dega gjuhë e letërsi shqipe. Prej më shumë se 30 vjetësh punon si mësues dhe drejtues shkollash në Devoll.

Filloi të botojë që në moshën 12- vjeçare në revistat “Fatosi” e “Pionieri” dhe më pas në organe të shumta, si: “Përpara”, “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Luftëtari”, “Hosteni”, “Mësuesi”, “Ylli”, “Drapër e çekan”, “Koha”, “Nositi”, “Korça”, “Muzgu”, etj. Për 5 vjet drejtoi gazetën “Bilishti”, organ i klubit të shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit”. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në Kosovë dhe Greqi.

Eshtë nderuar në veprimtari lokale e kombëtare me disa çmime, ku do përmendnim: “Shpirt i bukur”, “Mitrush Kuteli”, “Andersen”, “Mik i Dritëroit”, Çmimin e Parë për Poezinë e Dashurisë në Netët Korçare të Poezisë dhe “Sotir Andoni”.

Në të gjithë krijimtarinë e Arben Shahollit bie në sy një lirizëm i ngrohtë, që shpalos dashuri dhe humanizëm, papajtueshmëri me hipokrizinë dhe padrejtësinë, dhimbje dhe shpresë.

Librat e deritanishëm të autorit janë: “Pesëdhjetë puthje” (poezi), “Miu dhe Hiroshima” (fabula), “Ligji mjaullin” (fabula), “Në buzët e tua” (poezi), “Gjarpri i kaltër” (novelë për fëmijë), “Tryezë e rrumbullakët” (fabula), “A e gjeni dot?” (gjëegjëza në vargje), “Lotët e Moravës” (tregime për fëmijë”), “Ylli i Bilishtit në qiellin e Romës” (tregime për të rritur), “Gjëegjëzat e Aryes së vogël” (libër artistik & didaktik), “Ikonë dashurie” (poezi).

 

REDAKTORI