Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA.

 

Titulli: Imazhi yt

Autore: Gjyste Dajani

Redaktor: Ded N. Luca (DENILUJA)

 

Botimi i parë,  2020

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Mihal Grameno Pall. 32

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor  2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dajani, Gjyste

Imazhi yt : poezi / Gjyste Dajani ;

red. Denilu. – Tiranë : Ada, 2020

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-14-0

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie

 

 

Ashtu siç ka viti 12 muaj, edhe Poetja Gjyste Dajani ka tashmë 12 librat e saj me poezi. Libri i dymbëdhjete me titull “Imazhi yt” më takojë mua të bëj një parathenie modeste. Në fakt librat kanë nevojë të botohen, por na është bërë zakon që çdo botim të ketë edhe parathënien!! Poezia e bukur e poetes Gjyste Dajani është shprehje e artizmit poetik, lojë fjalësh, burimisht që kanë qëllim magjik, është thirrje hyjnore, arrin në qiell dhe hedh fuqinë e vet dhe bëhet e fuqishme duke pasuruar edhe shpirtin e lexuesit.

Sapo mbaron së lexuari librin poetik me titull : “Imazhi yt” të poetes së mirënjohur Dajani , kupton se rreth nesh çdo gjë është poezi: toka, qielli, dita, nata, lindja, vdekja, ringjallja, rrugët, era, zogjtë, lumi…etjer. Vetëm, duhet një sy i mprehtë për t’i hedhur në letër emocionet, idetë dhe imagjinata duhet shkrirë në indin poetik me mjeshtri të jashtëzakonshme.Ky sy i mbrehte i Gjyste Dajanit nuk mungon.

Motivet e poezisë lirike te ky libër janë të njohura: besnikëria, tradhtia, ndarjet, xhelozia, malli, sëmundja nga dashuria, ku në shumicen e poezive ndihet qartë ëmbëlsia nga dashuria dhe bukuria fizike.

Stili i poetes është i përsosur, nuk vajton për të kaluarën, po për të sotmen dhe të nesërmen. Vargu i kësaj poezie e lufton hipokrizinë, koprracinë dhe grykësinë.

Mjeshtëria e poetes shprehet me kërkimin e forcave të reja, përsosjen e figurave ekzistuese dhe të proçeseve stilistike duke lejuar shtimin dhe zhvillimin e temave.

Poezia e këtij libri e ka gjakun dhe shpirtin, që i ecin nëpër damarë. Një përzierje të së resë: dashurisë me patriotizmin. Gjuha e thjeshtë dhe me stilin e qartë, por jashtëzakonisht të thellë, është përsosur me imagjinatën e pasur dhe gjuhën e stolisur.

Ikja nga parullat e thata, patetika patriotike është risi e plotë në poezinë e poetes, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë popullore. Poezia e mirë duhet të ketë edhe filozofinë jetësore plot figura poetike. Poetja hedhë farën në tokë pjellore, ashtu si bujku me çantat në krah drithin në ara, kështu që frutat e pjekur, poezitë i lulëzojnë në libër.

Armë e fuqishme është edhe lirika satirike, ku poetja përqesh momente njerëzore, politikën me prijësit e tyre, madje edhe vetë fatin e një populli në një tranzicion të mundimshëm.

Inspirimi i poetes është i sinqertë dhe i thellë.

Vargu i saj i mrekullueshem, përjeton një lulëzim të ri të lirikës shqipe.

DENILUJA, Epigramist dhe shkrimtar

 

.