Titulli: Karrocieri i natës

Novelë

Autor ©: Marsel K.

Redaktor: Petraq Kote

Korrektor: Çelik Petriti

Recenca: Xhelal Tosku

Kopertina: Marsel K.

Arti grafik: Edward Hopper “Nighthawks”

 

Botimi i parë, 2022

Tirazhi: 100 kopje

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, korrik 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Marsel K.

Karrocieri i natës : novelë / Marsel

  1. ; red. Petraq Kote.

– Tiranë : Ada, 2022

192 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-61-2

1.Letërsia shqipe 2.Romane

821.18 -31

 

Jetojmë në një kohë kur shpesh artikulohet slogani: “E kush lexon sot?!”, por edhe i kundërti i tij shpeshherë dëgjohet.

Në fakt, jam i mendimit se edhe lexohet, edhe s’lexohet.

Por, nëse lexohet, çfarë lexohet?!

Lexohet çfarë ndeshet falas në rrjetet sociale: poezi (vargëzime në më të shumtën e rasteve); prozë (naivitete e hartime në më të shumtën e rasteve); por edhe opinione e vlerësime, alla Kritikë Letrare (lëvdata reciproke me gjuhë qokash e autolëvdata beluliane në shumicën e rasteve).

Por lexohet edhe letërsi e vërtetë. Domosdo që lexohet, sepse ndryshe s’do të kishim libra të botuara; çfarëdo qofshin ato (shqiptare, apo përkthime); mediokre, të pranueshme, cilësore, apo edhe kryevepra (botërore këto të fundit, pavarësisht nivelit të përkthimit).

Por shikohet edhe niveli i lexuesit (mediokër, kualitativ, apo edhe ekselent).

Në vartësi nga këto krijuesit përshtaten për tregun: (shkruajnë përditshmërira që s’kanë lidhje fare me Letërsinë; madje edhe banalitete hera – herës). Sepse, sipas tyre, ato kërkon e kupton lexuesi. Madje nguten e i postojnë që me hedhjen e parë, pa kaluar në një laborator (qoftë edhe mikroskopik) përpunimi e shkallë të tjera renditjeje. Për të shkuar deri te ekselentët që shumicën e rasteve shpërfaqen si ekzibicionistë (realë, apo edhe të shtirur). 7

Po në cilën nga këto nënndarje do ta fusnim prozën e autorit Marsel K. (ndoshta akronim i gjysmësigluar ky, siç po i shpërfaqet lexuesit).

Mbas një leximi të vëmendshëm, unë do ta fusja tek ajo ekzibicioniste (madje me tendencë si e tillë). Natyrisht edhe të kuptueshme. Sepse autori e ruan masën (hermetik, por jo deri në moskuptim; I drejtpërdrejtë, por jo deri në konkretizim e fotografim banal).

Thënë ndryshe (siç shprehet Heminguej): Si rruga e iriqit nën petkun e livadhit (tunel i fshetë sa të mos kuptohet), por edhe bërdunglla cektësie, nga frika mos i zihet fryma, që në rast nevoje ta çajë mbulesën e të marrë ajër.

Autori Marsel K. dëshmon se ka edhe pikënisje origjinale nga vendi i vet i origjinës (më saktësisht Fieri) edhe formim estetik (madje perëndimor) për t’i ndërthurur ato në mënyrë bashkëkohore e dashje pa dashje shkon në shinat e Realizmit Magjik, duke e përzierë realen me surealen, ëndrrën me zhgjëndrrën; Të kaluarën me Të tashmen; Shqiptarën (konkretisht Fierin) me Perëndimin; bordellot me institucionet. Mbi të gjitha jonjerëzoren me njerëzoren.

Të gjitha këto përbëjnë premisa për ta nisur leximin. E pse jo?! Pasi ta shijosh, edhe të konkludosh, të shkruash e të diskutosh rreth tij.

Çelik Petriti

Qershor, 2022