Një tjetër vëllim me katër poema të bukura vjen te botimet ADA  nga poeti Delo Isufi

 

Titulli:  KATËR POEMA

Autor: DELO ISUFI

 

Redaktor: VIRON KONA

RECENSENT: PROF. DR. BARDHOSH GAÇE

Kopertina: Rajashree Mohapatra,

Bhubaneswar, India

 

Botimi i parë: 2023

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-398-51-2

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, 2023

 

Delo Isufi, është lindur në Brataj, Vlorë më 15 Korrik 1944. Prej vitit 1953 banon ne Tiranë. Pas mbarimit te arsimit te mesëm, nga vitet 1962-1966 kreu studimet në Akademinë e Lartë të Aviacionit ku u diplomua Pilot Gjuajtës Bombardues. U emrua pedagog po në Akademi. Më pas kreu studimet, specializim në Republikën Popullore të Kinës për aeroplanet supersonik mbizanor Mi-G 19. Si pilot, fluturoi në të gjitha kushtet e kohës dhe të motit, në agim, muzg e natën si dhe në kushte të vështira meterologjike per 26 vite (prej vitit 1966 deri ne vitin 1992), me detyra te larta e me gradën Kolonel. Duke qënë pilot, në vitin 1974 mbaroi studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike ku u diplomua Jurist. Në fillimet e vitit 1993 fitoi titullin e Avokatit.  Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qënë Avokat i Avokaturës së Përgjithshme te Shtetit, si dhe në fund Avokat i Përgjithshëm i Shtetit Shqiptar. Ka botuar njëmbëdhjetë libra, nga këto nëntë me poezi, një Novelë (roman te shkurter) dhe një libër me shqipërime nga poetë indian. Librat me poezi “Magjia e syve” 1978, “Lulet e zemrës” 2003, “Kur lahet hëna” 2006, “Ndiej tek ikën” (novelë) 2008, “Endërr e grisur” 2012, “Tavolina e rezervuar” 2016, “Vajza e manferrave” 2019, Poezi Indiane titulluar Mjegulla e Bardhë (White Fog, shqipërime), Eh, kjo muza, 2023, Hëna loz me mua, 2023, Libri me katër poema (Unë fshatari, Baresha, Ciganët dhe Lypsarët) viti 2023 si dhe shumë cikle me poezi, shqipërime, ndërkohë edhe redaktor i disa librave me poezi etj. Ka marrë pjesë si i ftuar ne dy festival poetike ne Indi, ku atje, poezi te tij janë botuar në disa Antologji poetike ndërkombëtare. Njeh disa gjuhë të huaja. Prej vitit 1992 e deri tani punon avokat.