Këngë popullore Arvanite
Autor: Koço Qorri

Redaktim & korrektim : Roland LUSHI

Botimi i parë, 2017
ISBN 978-9928-244-00-0

Formati : 12x20cm

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, tetor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Këngë popullore arvanite /
[mblodhi e përg.] KoçoQorri.
Tiranë : Ada, 2017
108 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-47-5
I.Qorri, Koço
1.Folklori shqiptar
2. Këngë popullore arbëreshe
3.Greqi
398.8(=18:495) (048.83)

HYRJE

Po e hap me një rrëfenjë tipike arvanite që na shtyn tek pamja e së vërtetës, nga ato që refeheshin për vite e shekuj në errësirë ose dritën e kandilit afër vatrës që ngrohte, por jo më shumë se fjalët që thuheshin e ashtu mes territ frymëzonin ata njerëz që në kohëra shkruan historinë.

« Motit manareza ime, erdh nji zot edhe u foli tuti(gjithë) pramavet(gjërave), të vënë në plate të katundit e të thonë paraponat(pretendimet)që kanë nga njerëzit.
U ngrit batha e para edhe i tha:
-Mua më marin njerëzit edhe me ziejn sa liosem (tretem)edhe pastaj më hanë.
-Mirë ta bëjn, – i tha zoti.
Pastaj u ngre qiqra edhe tha:
-Ne mua me shtjerin në ujë tërë natën edhe bënem lluc, edhe pastaj më ziejn edhe mua edhe më hajn.
-Mirë ta bëjn edhe ti, – i tha zoti.
Pastaj u nge edhe rrushi edhe tha:
-Edhe mua më presin dhe pastaj më shkelin me këmbë sa liosem(shtrydhem), në fund bënem verë e pastaj më pinë edhe dehen.
-Mirë ta bën edhe ti, ashtu të prec, pse me verë kselodhet(çlodhet)njeriu edhe haron. Ti s’prec të kesh parapono(pretendime) pse duan të shtjerin në bute edhe fle ngrotë. Nga kjo s’ke dhiqio. (të drejtë).
Atje kenë vajtur edhe tuti berat. Vate kali, pela, lopa, delja, dhia, gajdhurea, pula, zogët edhe tuti të egrat. U sinoisen (u morën vesh) edhe vun të parë lopen, si kutuqje (e avashte)që ish të flasë për ta. U ngre lopa edhe i tha zotit:
-Neve na hipin kaluar e na zepsen(mbrehin) edhe na vënë të ormime(punojmë) arat e lodhemi shumë.
-Mirë ua bëjn edhe juve, i tha zoti.
-Po po pastaj milemi e marën qumështin edhe e pin djemt.
-Mirë e pëson, – i tha zoti.
-Kutuqe-kutuqe lopa vazhdoi…Po po pastaj më therën edhe më han, vetëm pelën edhe kalin s’han.
-Aaa dëgjo të të thom, i tha zoti, kali është bekuar nga mua e s’haet.
Ç’të bënj lopa e ndara(e shkreta),u ngre e vate mbrapa platisë.
Atje në një anëz ri edhe grurëza edhe s’fliste fare. E pa zoti dhe e pieti:
-Grurëzë pse s’flet fare, je e kënaqur ?
-Jo zot, unë kam parapono të madhe nga njeriu.
-Ç’është kjo, – i tha zoti.
-Atje ku fle ngrotë në hambar, vinë dhe më marin dhe më flakin jashtë në dhe në të ftohtë dhe më mbulojnë.
-Mirë ta bëjnë, – i tha zoti.
-Pastaj më mbjellin e bënem jashil edhe zbukuronem shumë,me leshtë që më bënen flori edhe atje ku kënaqem me bukurinë time e di ç’më bëjnë ?
-Ç’të bëjnë – i tha zoti.
-Vinë me drapër të mbretë dhe më presin.
-Mirë ta bëjnë.
-Pastaj më marin në lëmë, venë kafshët në hu dhe më bëjnë koqe-koqe.
-Mirë ta bëjnë, – i tha zoti.
-Pastaj e di ç’më bëjnë, – i tha zotit duke qarë, më flakin te disa gurë të mëdhenj e më bëjnë pluhur, miell. Më tej nuk duroj dot zoti im. Më hedhin në furrë të nxetë dhe më pjekin.
-Mirë ta bëjnë, – i tha zoti.
-Mirë po ka disa që s’u mjafton të më pjekin një herë, më pjekin prapë.
Zoti u mërzit, zuri mjekrën e s’foli. Ndenji të mendohej pak, kruajti kriet edhe tha :
-Aaa këtu ke të drejt, ata që pjekin buken di here, mos u ngopshin. »

Tani për të shuar padurimin për vargjet e për t’i dhënë rrugë oreksit për lexim po e nis kështu, me një pjesë nga Mesogjia Atike, ku dialogohet se çfarë “humb” mëma dhe të tjerët me martesën e vajzës së tyre, shikoni se ç’emocion të përcjell vetëm me dy vargje:

Moj që do zësh,
Moj thiakëzo të fshiç, (hallezo)
Do t’më kujtosh, do psherëtish.

Moj mëmë kur do zësh të lash,
Do t’më kujtosh, do rish të qash.

Ose kjo si nje “dialog” vajtimi per Vasiko-ne e bukur(me qerpiket si fijet e grurit) qe vdiq duke lene pas hidherim per te afermit dhe bashkeshortin, per nje ndodhi ne mesin e pare te shekullit te 19-te*)

Të thirrë në portë bërë prej gurit,
Rënë qerpikët si veshët e grurit,
Të kalova varrit, po të them tre fjalë,
Ngrehu Vasiko, ngrehu ç’vemi në Trikallë?!
Osman efendiu t‘ dërgoi Gjinokastrë, (të çoi lajmin e vdekjes atje)
Të çkova te vari te dhashe thimjamë,
Abedine e gjorë çe more në qafë.