Titulli : Kujtime 2

Autor : Hamit Kokalari

 

Përgatiti për botim : Roland Lushi

Botuar me shkurtime

©: Familja

 

ISBN 978-9928-269-80-5

 

Formati : 14×20.5 cm

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa : Rr. Mihal Grameno Pall. 32 Ap. 7

Cel : 068 22 190 16

Tiranë,  shkurt 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

 

 

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR NË SHTËPINË BOTUESE “ADA”
MUND TË GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TIRANË

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kokalari, Hamit

Kujtime / Hamit Kokalari ; përgat. për bot.

Tomorr Kokalari. – Tiranë : Ada, 2019

V.2, 68 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-269-80-5

I.Hoxha, Enver  për atë

1.Letërsia shqipe   2.Kujtime

821.18 -94​

 

Jetëshkrìm i Hamit Kokalarìt

 

Hamit Kokalari u lind më 5 gusht të vitit 1909 në Gjirokastër, në një famiIje patriot e intelektuale. Ne vitin 1910 familja e tij emigroi në Turqi, prej nga u kthye me 1920.

Mësimet fillore i kreu në Turqi dhe një pjesë të tyre në Shqipëri. Nga viti 1923 e deri me 1927 ndoqi Liceun francez të Gjirokastrës dhe pastaj, deri në vitin 1930, vazhdoi mësimet në Liceun francez të Korçës. Në këto shkolla ai pati rezultate të shkëlqyera, per cka dëshmon dekorata me vlerë “Prix d’excellence” (“Çmimi i nxënësit të shkëlqyer”) që iu dha në qershor të vitit 1926 nga Ministria e Jashtme e Francës, kur ende ishte nxënës në Liceun francez të Gjirokastrës.

Në vitin 1930 filloi studimet e larta në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tuluzës në Francë, që i mbaroi me rezultate shumë të mira në vitin 1934.

Dy vjet me vonë, u punësua në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, duke e fituar këtë vend pune me konkurs. Në këtë kohë, nga viti 1938 e deri me 1939 (rreth një vit) punoi në Legatën Shqiptare në Romë dhe me vonë, nga viti 1941 deri me 1943, në Konsullatën Shqiptare në Shkup të Maqedonisë. Në Ministrinë e Jashtme ai punoi deri në vitin 1951, vitet e fundit si përkthyes.

Në vitin 1943 Hamiti botoi në Tirane librin “Kosova, djepi i shqiptarizmit”, vepër patriotike kjo që i shërbente mbrojtjes së interesave tona kombëtare, që në atë kohë ishin në një pikë shumë delikate.

Po në atë vit, e botoi këtë vepër me të zgjeriiar edhe ne frëngjisht, me titull “Kossovo, berceau du peuple albanais et foyer de sa renaissance nacionale” (Kosova, djepi i popullit shqiptar dhe vatra e rilindjes se tij kombëtare), me qëllim që gështja jonë kombëtare të bëhej e njohur edhe ne arenën ndërkombëtare.

Më 12 nëntor 1944, Hamitit iu vranë pa gjyq dy vëllezërìt e tij, Mumtazi dhe Vesimi, të cilët janë quajtur “viktima të terrorit komunist”. Ne vitin 1946 iu burgos e motra, shkrimtarja Musine Kokalari, e cila vuajti rreth 15 vjet burg dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në internim. Ajo u dënua per veprimtarinë e saj demokratike.

Në vitin 1946, Hamiti u martua me Nefise Sinon, vajzë e patriotit Hasan Sino riga. Gjirokastra. Nefiseja punoi si mësuese në Tiranë.

Mbas vitit 1951, Hamiti ishte nja dy vjet i papunë.

Më vonë, de ri në vitin 1956, punoi si përkthyes në gazetën “Për një paqe të qëndrueshme, për një demokraci popullore “.

Nga viti 1956 e deri në vitin 1969, punoi si përkthyes letrar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri “. Ai përktheu atje rreth 60 vepra letrare nga rusishtja, nga anglishtja, frëngjishtja dhe italishtja, si p.sh. “Qitadelën “, “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” të A. Kroninit, “Aivenhoin” e V. Skotit, “Diplomatin” e Xh. Olldrixhit etj.

Nga gjuhët e huaja ai njihte më mirë frëngjishten, të cilën e kishte mësuar qysh në shkollën fillore, kur ishte në Turqi. Hamiti jo vetëm që e fliste dhe e shkruante në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, por edhe mendonte në këtë gjuhë.

Se sa mirë e njihte frëngjishten, e tregon varianti frëngjisht i librit “Kosova, djepi i shqiptarizmit”, “Kossovo, berceau du peuple albanais et foyer de sa renaissance nationale”, i botuar në vitin 1943, po ashtu dhe libri “Ils n’etaient pas seuls” (“Ata nuk ishin vetëm “) i Sterio Spasses, të cilin e përktheu në frëngjisht në vitin 1958.

Nga viti 1969 deri ne vitin 1971, kur doli ne pension, punoi në shtëpinë botuese “8 Nëntori “, ku u mor me përkthime politike nga shqipja në frëngjisht.

Në dhjetor të vitit 1970 deri aty nga mesi i shkurtit të vitit 1971 atë e dërguan në RP të Kinës për të redaktuar bocat e historisë së PPSh, e cila u botna ne gjuhë të huaja ne R. P. të Kinës. Ai redaktoi përkthimet frëngjisht, italisht e spanjisht, kurse përkthimet në rusisht, anglisht e gjermanisht i redaktuan dy përkthyes të tjerë.

Pasi doli në pension ne vitin 1971, Hamiti nuk e ndërpreu punën. Kështu, në shtator të vitit 1982 përfundoi veprën e tij të re, rreth 1200 faqe, me titull “Iliro-shqiptarët ndër shekuj. Kosovo dhe trojet e tjera shiqiptare periferike. “

Shpresojmë që kjo vepër të botohet së shpejti. Më 16.10.1995 Hamit Kokalari u dekorua nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasës I, me motivacionin: “Për kontrìbut të shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike “.

Vdiq në Tiranë më 26 mars 1989, ndërsa mendonte që librin e tij të ri ta zgjeronte më tej.

 

                         E përgatiti:

                         Tomor Kokalari, (I biri)

                         Prill, 2008