Nuk di e di nëse këtë botim, do ta pasojnë botime të tjerë, apo do të mbetet i vetëm, asgjë nuk mund të them me siguri. Por një gjë e di me siguri maksimale.

Këtë vëllim poetik ia dedikoj babait tim të shtrenjtë.

SUELA KALAJA

 

Autore: SUELA KALAJA

Titulli: KUR AKREPAT SHËNOJNË…

Redaktore: LOLA SHEHI

Kopertina: Ardit Boriçi

 

Botimi i parë: 2020

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-326-30-0

 

Formati : 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kalaja Suela

Kur akrepat shënojnë… : poezi / Suela Kalaja ; red. Lola Shehi.

– Tiranë : Ada, 2020

72 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-30-0

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

KUR RIKTHEHESH PA E KUPTUAR

 

 

Vendosa ta titulloja këndvështrimin tim, rreth vëllimit poetik, “Kur akrepat shënojnë…”, “ kur rikthehesh pa kuptuar “, sepse këtë ndjesi mora gjatë leximit në dorëshkrim të poezive të botuara në këtë libër.

Për mua poezia e autores Suela Kalaja, ishte si dashuria me shikim të parë. Të nisësh ditën duke shijuar një poezi. Kështu nisi dhe ideja e rrugëtimi i këtij botimi.

Suela Kalaja, nuk është e panjohur për publikun si tekstshkruese apo si këngëtare e kantautore. Nuk është e panjohur në rrethin e saj profesional për shkrimet që ka botuar herë pas here në revista të ndryshme shkencore e artistike lidhur me psikologjinë klinike, profesion për të cilin është diplomuar dhe sëfundmi, duke marrë dhe titullin Doktore shkencash.

Dimensioni në të cilin nuk e njihnim deri tani, ishte ai i autores së një vëllimi poetik. E vështirë të japësh vlerësim dhe të mos kontestohesh kur bëhet fjalë për poezinë, pasi poezia është ndjenjë, është perceptim, është emocion i atij që e shkruan, por më shumë, e atyre që e lexojnë.

Ajo çfarë na zgjon dhe na kumton një poezi e mirë, është gjithmonë e mjegullt në kufijtë e iluzionit dhe ëndrrës, por gjithsesi shija që na mbetet, ajo çfarë na bën të ndiejmë dhe përjetojmë si bashkëshoqërim të post-leximit, mbetet magjepëse dhe gjithëpërfshirëse.

Vendosa të mos ndalem në analizën e poezive një nga një, as në cikle, sepse i qëndroj fort mendimit se poezia shkruhet dhe nuk shpjegohet. Shijen e poezive të autores Suela Kalaja, do t`ia le lexuesit. Ajo që nuk dua të lë pa evidentuar, është fakti se poezia e saj, vjen e sinqertë, pa sforcime, pa komplekse. Nuk do gaboja nëse do thosha se poezia e saj, vjen si vet autorja. Të tillë e njoh Suelën. Të sinqertë, të çiltër, spontane, por tejet të ndjeshme. Me sytë që i ndrisin teksa mundohet të fsheh lotët, kur emocionohet gjatë leximit të një poezie, kur heq syzet e diellit nga koka dhe mbulon sytë që të fsheh dhimbjet. Ne femrat ia njohim mirë gjuhën njera – tjetrës. Për shembull, kur kemi kaluar një natë pa gjumë nëse fëmija ka një dëshirë dhe ne s`mundemi, kur jemi të dashuruara dhe dashuria nuk na përgjigjet, kur na është prishur lavatriçja, makina, frigoriferi, një çelës a prizë, dhe ndjehemi të pazonjat ta rregullojmë. Dhe pikërisht, këto copëza jete na bëjnë poete. Ndonjëherë mendoj se poezia është ndjesi e shndërruar në art. Art që kërkon guxim e përkushtim, guxim e përkushtim që autorja e ka me bollëk.

Poezia e autores Suela Kalaja, është mirëfilli ndjesi. Kaq më mjaftoi për ta shtyrë autoren drejt këtij botimi.

 

Lola Shehi, Tiranë 2020