Këtë fillimjavë një botim i ri nga shtëpia botuese ADA

 

Titulli: Kur të merr malli

Të dhëna historike dhe Etnografike të fshatit Malshovë

Autor: Arqile Jonuzi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2022

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Parathënie

 

Pas një pune pesë vjeçare më në fund autori Arqile Jonuzi e përfundoi librin e tij.

KUR TË MERR MALLI

Të dhëna historike dhe etnokulturore të fshatit Malshovë.

Ky botim i kushtohet fshatit të tij, fshatit që e lindi dhe e rriti dhe pse jo dhe e burrëroi: Malshovës së tij të dashur.

Megjithëse një punë  tejë e vështirë dhe e lodhëshme, autori ka arritur të nxjerri në dritë, vlerat më të mira të Malshovës e Malshovitëve.

Fshati Malshovë, poshtë këmbëve të Dhëmbelit , në një luginë me Zagorinë ka bërë historinë e saj.

Sigurisht këtë panoramë trajton dhe autori me punën e tij për vëndin dhe njerzit.

Këtu flitet: Për historinë e lashtë e të re. Gjeografinë, kulturën, zakonet e traditat, toponimet dhe këngët. Gjeonologjinë, ekonominë e mbi të gjitha fisnikërinë dhe zotësinë e Malshovitëve.

Malshovitët e shumtë qysh në fillim të shekullit të xx u shpërndanë jo vetëm brënda trojeve Shqiptare si në: Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër, Tiranë e sidomos Fier, Lushnjë e Berat. Por dhe jashtë vëndit si në: Greqi, Bullgari, Francë,Amerikë; Kanada, Argjentinë dhe pak në Turqi.

I hipur mbi një “kalë të hasdisur” që nga çasti në çast mund të të rrëzoi, autori i kapur fort pas eljeve të tij, e breth cep më cep Malshovën.  Nga Sjaduni, Mashtërrori e Dhëmbeli deri në Bufk e Lukgjanë. Nga Provataja në Kuluricë, deri në Penelle e Trepetica.

Apo nga Tartari në Papamarë e Shparth duke gjetur gjithë toponimet  e vëndit.

I ka zënë të gjitha fiset me radhë, të hershëm e të sotëm duke parë dhe shfletuar dokumente historike, arkologjike dhe entokulturore. Duke qëmtuar gojdhënat, tregimet historike të fiseve të fshatit, për të mbushur atë “hararin” e math për Malshovën e tij.  Duke kaluar që nga qafa e Mashaj dhe Kristofori me Shën Thanasin që i japin fuqi e deri poshtë në fshatrat e tjerë: Zagori, Limar, Kala, Peshtan, Leskaj dhe Mbrezhan për lidhjet e ngushta miqësore e familjare, që kishin me Malshovën, e cila ka qënë dhe është qëndra e krahinës.

Autori si Atllas me atë “hararin” e math mbi shpinë futet fis më fis e shtëpi më shtëpi. Që nga Mashaj, Qorraj, Cekaj, Laskaj, nga Bregu i Jonuzaj tek Çuli e Zahari, nga Rrumbullakaj e deri në Keqaj etj e tje.

Pa pretenduar se i ka thënë të gjitha, autori Arqile Jonuzi arrin të vëri një gur të rëndësishëm në themelin e historisë Malshovite.

Duke qëndruar me dinjitet në kra të botimeve të mëparshme është e natyrshme dhe njerëzore që të ketë dhe vrejtje a mospëlqime.

Por autori ka bërë  aq sa ka mundur dhe sa të dhëna ka marrë nga ju. Në vërtetësinë e sidomos për atë të  fiseve .

Gjithashtu ky libër nuk ndërpret për asnjë çast e aq më pak të pengoi të tjerë autorë që të kontribojnë për të nxjerrë në dritë, vepra të tjera në nivele dhe më të larta.

Jam krenar që shprehem në hyrje të këtij botimi me vlera dhe për faktin se gruaja që lindi dhe rriti gjyshin tim nënë Tila, Sotira V. Prëmto ishte vajzë Malshovite.

 

Arqile Hila

Tiranë më 25.10.2022