Te “Kurthet e jetës” së Elona Mehmetaj ka jetë

Ilmi DERVISHI

Elona Mehmetaj vjen me romanin “Kurthet e jetës”, ku lexuesi bie në kurthin e leximit të një ngjarje reale e ditëve tona, veshur bukur me trillim artistik i rrëfyer bukur në roman.
Elona Ropi Mehmetaj është një emër i njohur në qarqet letrare me botime të herë pas here në shtypin letrar por edhe në antologjin” Psherëtima në Netët Poetike Korçare”, si me vëllimin poetik “Pranverë për ty”.
Krijmtaria e saj fillon që në bangat e shkollës.Kur në koridoret e shkollës së mesme “Ymer Dishnica” në stendën e Letrarit të Ri lexonin poezinë e Elonës pyesnin:
– Kush është kjo ?
– Ajo çupka e bukur që shkruan poezi, do të thonin shoqet.
Ndërsa në koridoret e Universitetit ” Fan S.Noli’ në Korçë përsëri tërhoqi vëmendjen me shkrimet e saj e ndaj thonin: Ajo çupka e mençur. Ndërsa unë pas leximit të librit “Pranverë për ty” dhe romanit “Kurthet e jetës” them: Po, Elona ka talent!
Në përgjithësi në letersinë shqipe, por dhe atë botërore njihet fenomeni letrar kur një krijues kalon nga poezi në prozë, e ndërsa nga Elona prisnim libër të dytë më poezi ajo del para lexuesve me prozë të gjatë me romanin “Kurthet e jetës”.
Rrëfimi i rrjedhëshëm i ngjarjes, krijimi i situatave kulmore pikërisht në momentin kur mes personazheve po nivelohej barazpesha e dramës së tyre, ndodh pa pritur kurthi i radhës se jetës në personazhet e romanit.
Portretizimi i personazheve ku autorja ka ditur të na jap botën e brendëshme të secilit, e ndonjë herë dhe me një fjalë, me një veprim në kohën, momentin e duhur dhe e bën personazhin të besueshëm. Mesazhi është i qartë. Jeta duhet jetuar ashtu siç vjen, por përpjekjet për të jetuar me dinjitet është virtut.
Njeriu, nëpërmjet personazheve lartësohet ose bie nga lartësit e virtuteve, gjë të cilën e lexojmë dhe kuptojmë te personazhet e romanit”Kurthet e jetës“, ”kurthe” që rrokullisen njëra pas tjetrës si rrjedha e një lumi të turbullt që pret të qartësohet.
Personazhe si Gavriela dhe Ubeli, Tinti (që do të thotë i lig) janë njerëz të ngjashëm të cilët në tranzicionin që kalojmë janë real. Gjyshet Marika dhe Sanda, dy personazhe gati të rastësishëm në ngjarje por koherent ndonse episodik si personazhe, por të krijohet një njohje, bëhen të dashur ashtu siç janë të dashur në përgjithësi gjyshet.
Përgjithsisht romani “Kurthet e jetës” është një risi për shkrimtaren e ardhëshme Elona Mehmetaj.