Është një buqetë trëndafilash që lëshon 80 aroma dhe ngjyra që zbukurojnë shpirtin e lexuesit. Isha i bindur se do t’a gjeja këtë ndjesi në poezitë e Tomorr Dhrimos. Mediton përball valëve që lëshon deti, herë të qeta e herë të dallgëzuara, me magjinë e madhërishme të tyre. Deti…kuvendi me valët, ato që janë dëshimtare okulare në shekuj të halleve dhe brengave njerëzore, aty ku fle e strukur historia e jetës…

 

Titulli: Kuvendim me valët

Autor: Tomorr Dhrimo

 

Botimi i parë: 2022

 

ISBN: 978-9928-362-37-7

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, prill 2022

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dhrimo, Tomorr

Kuvendim me valët : poezi / Tomorr Dhrimo.

– Tiranë : Ada, 2022

144 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-37-7

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

 

Këtë  vëllim  me  poezi
Ja kushtoj  dashurisë  së vërtet
E cila  vjen  si një  stuhi
Por  vetëm  një herë  në jetë…    

 

POEZI QË RREZATON HORIZONTIN LIRIKË TË NJË SHPIRTI POETIK

SI VULË VLERASH KOHORE

 

SHËNIME RRETH VËLLIMIT POETIK

“KUVENDIM ME VALËT”

I AUTORIT TOMORR DHRIMO

 

 

” KUVENDIM ME VALËT” është një buqetë trëndafilash që lëshon 80 aroma dhe ngjyra që zbukurojnë shpirtin e lexuesit. Isha i bindur se do t’a gjeja këtë ndjesi në poezitë e Tomorr Dhrimos. Mediton përball valëve që lëshon deti, herë të qeta e herë të dallgëzuara, me magjinë e madhërishme të tyre. Deti…kuvendi me valët, ato që janë dëshimtare okulare në shekuj të halleve dhe brengave njerëzore, aty ku fle e strukur historia e jetës. Vjen një ditë dhe malli u rikthehet kujtimeve, sidomos mallit për vendlindjen, ëndërrimet,  dëshirat mes të vërtetave të realizuara mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, merakut dhe brengës, ankthit të përjetimit, tinguj cule, pemët e shumta që nuk janë më, lulet e lëndinave, blegërimat e qingjave, djersa rrugëve e monopateve, riviera joniane me bukuritë përrallore, Saranda, qyteti që ka fatin të puthet me valët,  dhe ai që nuk e ka këtë fat, Konispolit, që ia kanë mohuar shijen e kësaj dhuntie të Perëndishme. Pra kemi një dialog me valët dhe fatet…një kontrast. Se shpirti në vetvete është një ditar që shpërthen në shprehje përmes poezisë, melodisë më të ëmbël që ngroh jo vetëm ty, por edhe shpirtin e lexuesit. Tomorr Dhrimo, pas botimeve në prozë, roman dhe tregime si dhe një botim shkencor për fizioterapinë falë profesionit si mjek, tani vjen para lexuesit me këtë vëllim poetik. Janë këngë që shprehen shpirtërisht me ndjenjën e pastër e  të mbushur plotë dashuri për jetën duke e koncentruar në përvojën jetësore të tij e perceptuar dhe e përcjellur në varg tek lexuesi. Kjo përcjellje vjen edhe me përgjegjësinë e tij për të lënur të dokumentuar nga historia ku ka qenë dëshmitar. Dhe këtë e ilustron me përvojën e tij jetësore. Vargu në këtë vëllim vjen i qartë, i pastër me çiltërsinë e një njeriu  që e do jetën, atë që kanë jetuar të parët, ka jetuar vet me brezin e tij dhe atë jetë që do të vijë pas tij.
Nuk përdor fjalë të stilit modern, por vargun e thjeshtë shprehës për të theksuar në përcjellje kuptueshmërinë dhe i mëshon më shumë botës shprehëse në anën e brendshme, asaj të padukshmes duke na kurdisur vëmendjen në qasje të stërholluar dhe në detaje që të gjithë i shohim, por jemi të pa vëmendshëm ndaj tyre. Kjo përveç ngjyrave vëzhguese, i reflekton në poezi edhe dritëza filozofike, sidomos në qëndrimet ndaj fenomeneve gërryese të jetës. Sonda kërkimore në vargun e Dhrimos mundohet për të zbardhur segmente të posaçme jetësore me efekte psikologjike e cila i jep autorit tipizim të veçantë krijuesi, sidomos në këmbënguljen e përdorimit të vargut tradicional të mënyrës së të rrëfyerit, duke zbuluar mes vargjeve të poezive me një shtjellim interpretues dhe një rrëfim bashkëkohor i kapshëm që valvitet mes lirikës dhe epikës. Por edhe me zhdërvjelltësi sjell ca fragmente të fshehtësive njerëzore. Çdo motiv bëhet një rrëfim me kuptim spontan që udhëton nga vitet fëminore, adoleshencën me bredhjet në mjediset e bukura dhe ëndërrimet e moshës, natyrës së mrekullueshme të fshatit, etjen për edukim e arsimim, punën e lodhshme e raskapitëse, malli netëve pa gjumë larg familjes, dritëhijet e traznzicionit, i papajtueshëm me veset njerëzore të kultivuara si nga sistemi i kaluar diktatorial, ashtu edhe ai postkomunist diktatorial në tranzicion, sillen vlerat dhe pseudovlerat të realitetit të sotëm. Mund të themi se Tomorr Dhrimo është një autor i veçantë që jeton me vargun e tij në hapësirat e vendlindjes dhe viset e tjera ku ka jetuar e punuar, sjell një frymë të re qasjeje me një fjalë të përzgjedhur e plotë kulturë dhe me efekte ndikuese tek lexuesi duke i patur inat bastardimet dhe mashtrimet nëpërmjet vargut dhe përjetimit të realitetit. Tomorri udhëton në horizontin lirikë të bukurive natyrore e njerëzore që i ka dhënë fshati i tij Çorraj dhe mbetet një poet i fiksuar për të lënur gjurmë tek kujtesa në vend dhe në kohë me përvojën, përjetimet dhe shtegëtimet, duke përdorur kreativitetin poetikë, duke u bërë dëshmi e jetës dhe e traditës, kjo për të n’a rikthyer kujtesën e rrënduar rrëndë nga harresa, ndaj përdor magjinë e shprehjes së shkathtësisë së fjalës së thjeshtë, të pastër e të bukur, se thjeshta është gjithmonë e bukur. Duke përfunduar këto fjalë mirënjohjeje dhe vlerësuese për këtë vëllim poetikë të Tomorr Dhrimos, besoj se do të kënaqeni me poezitë e tij, sepse ato janë vula vlerash kohore, pa të cilat nuk rrugëton e tashmja dhe e ardhmja jonë.

Agron MEMA, Gazetar

Sarandë, shkurt 2022