…Sa mosbesues po aq i befasuar, i drejtohem: – Në fund të secilës poezi, shoh emrin tënd!  Vërtetë, ti i ke shkruar? Ti je autori i tyre?  Në vend që të përgjigjej, u skuq në fytyrë, si një vajzë e padalë nga shtëpia dhe në dalje e parë, ndeshet me djalin që i shfaq dashurinë…..

E kuptoj Meti që edhe ky zbulim i beftë i talentit tënd, strukur në membranën e thjeshtësisë që të karakterizon, por “fshehja e dhuntisë të dhënë nga zoti, është përtej masës! Pra, është e dëmshme dhe e dënueshme për vehten tënde! …

 

 

Titulli: Larmi poetike

Autor: Muhamet Nela

 

Botimi i parë, 2021

Tirazhi: 100 kopje

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Nela, Muhamet

Larmi poetike : poezi / Muhamet Nela.

– Tiranë : Ada, 2021

172 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-58-4

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1​

 

PARATHËNIE

 

MBI LIBRIN – “LARMI POETIKE”, TË AUTORIT, AV. MUHAMET NELA

 

  1. Kurt KOLA

                             

Këtë libër, po e paraqes para lexuesve, një poet të “harruar” e mbase të larguar pa u njohur fare, kur një ditë, krejt pa pritur e pa kujtuar, më ulet në karrike dhe hedh në tavolinën përpara, ku po pija kafen, një vandak letra, brenda një celofani.

Si ngaherë, në natyrën e tij – “Standarde”, i qetë e fjalëpak, porositi kafen kamerierit i cili u gjet aty, njëherësh me ‘të.

E njihja prej tridhjetë vjetësh…..madje dhe shumë më afër, mbasi vinim nga fronti i vuajtjes së gulagëve të Myzeqesë.  Ky takim i rastësishëm, pa njoftim e caktim vendi më parpara, kushedi  i sati ishte, me të shumtët e përparshëm të planifikuar e të paracaktuar. Ai mori filxhanin e filloi të pijë kafen në qetësinë e tij, kurse unë – kureshtar, marr vandakun e letrave dhe nis të lexoj shkrimet mbi ‘to….

“Bisedë me një plak të vjetër matjan”, poezi e cila më bëri shumë përshtypje, mbasi ishte e stilit të pastër të Pater Gjergj Fishtës, që i përngjante me ato të “Lahutës së Malësisë”, që gjeniu i letërsisë shqipe, bënte dialog me knjaz Nikollën e Malit të Zi!

Po ashtu, më bëri përshtypje edhe tjetra pas saj, e cila ishte dhe kjo me stilin e të parës. Kështu vinin edhe njëra pas tjetrës dyzet poezi, aq sa ishin në at’ vandak përmbledhës, ku në fundin e së cilës poezi, ishte emër – mbiemër, Muhamet  NELA! Ai që unë kisha përpara, prej tridhjetë vjetësh, të njohur si person e si familje e akoma më gjerë, si far’ e fis e rreth familjar, por….assesi si poet!

Sa mosbesues po aq i befasuar, i drejtohem: – Në fund të secilës poezi, shoh emrin tënd!  Vërtetë, ti i ke shkruar? Ti je autori i tyre?  Në vend që të përgjigjej, u skuq në fytyrë, si një vajzë e padalë nga shtëpia dhe në dalje e parë, ndeshet me djalin që i shfaq dashurinë…..

E kuptoj Meti që edhe ky zbulim i beftë i talentit tënd, strukur në membranën e thjeshtësisë që të karakterizon, por “fshehja e dhuntisë të dhënë nga zoti, është përtej masës! Pra, është e dëmshme dhe e dënueshme për vehten tënde!

“Në shkollë, aq sa më lejonte diktatura, kam qënë nxënës i shkëlqyer, sidomos në letërsi…! Hartimet e mia janë pasqyruar vit pas viti, deri në mbarim të gjimnazit, në tabelën vlerësuese të shkollës, kurse poezinë e kam vetëm për hobi….”

Unë i habitur nga përgjigja e tij, i them se…kjo e quajtur – “hobi” nga ti, është nënvlerësim i talentit! I dëmshëm për vehte dhe për të tjerët! Sot me disa poezi që po lexoj, më ke çuar te vepra madhore e letërsisë shqipe – “Lahuta e Malësisë” dhe ti më thua – “për hobi…”!

Më thotë se…kam gati dhjetë libra me poezi, të gatshme për botim por…s’kam botuar asnjë, duke menduar se nuk janë në nivelin e një botimi të mirëfilltë….! Atëherë për ta thyer këtë mentalitet të “sëmurë”, librin e parë marr përsipër që ta botoj unë, për t’ua prezantuar lexuesve, duke qënë në pritje të mesazheve tuaja kritike….

Kjo ishte biseda e trajtuar në kafen shoqërore e miqësore me poetin Muhamet Nela, në paraditen e fund vitit,  por…kush është personi i prezantuar përpara ju lexuesve, qysh tridhjetë vjet njohje si njeri, ndërsa si poet me shumë talent, i sapo njohur? Ky është personi – Muhamet Bilal Nela, jurist – avokat dhe poet!

Është i lindur në fshatin Kollovoz të krahinës së Lumës më 13 Nëntor 1956, në familjen e Fisit – “NELA”, me kontribute atdhetare ndër shekuj…fis luftëtarësh duke qënë pjesëmarrës në të gjitha kryengritjet për liri, jo veç të Lumës, por dhe në trevat e tjera etnike kombëtare, duke filluar nga Nishi, Prekuplja, Carraleva, Shtimlja, Qaf – Duhlja, Kaçaniku, Vlora, Tirana, në luftën për çlirimin antifashist….

Më vonë, rrethanat historike e sollën që pas 1944 – ës, duke mos qënë dakord me reformat e komunizmit, xhaxhai i tij – Rrahim Nela, arratiset në Jugosllavi – viti 1949. Që nga kjo kohë filloi kalvari i vuajtjeve të familjes së Muhametit, por dhe fisit në tërësi i cili, kurrë s’u pajtua me reformat e marra nga regjimi, fakt nga i cili, përfunduan burgjeve e internimeve, individë e familje të shumta të të gjithë fisit! Muhameti është i larguar nga vendlindja në moshën 9 muajshe dhe i rritur në gulagët e Myzeqesë, familja e të cilit – prindër e vëllezër, jetojnë ende në ish kampin e internimit në Gjazë të Krutjes së Lushnjes!

Ky prezantim njohës që jua bëj, më mirë do t’a njhni botën e tij shpirtërore – krijuese, nëpërmjet këtij libri poetik, prej të cilit ju, të nderuar lexues, keni rastin që të jepni vlerësimet tuaja!