Kjo javë te Botimet “ADA” nis me nje suprizë të bukur, me një libër të një vajze të vogël e cila sapo ka mbushur 12 vjeç e që me fantazinë e saj grish moshatarët ta ndjekin në aventurat e bukura. Një ëndërr e saj është realizuar e tashmë ajo duhet të jetë krenare e të vazhdojë të lexojë e punojë që në të ardhmen të kemi sërish libra të bukur.
Suksese Aleksandra!

Titulli:
Autore: Aleksandra Pano
Redaktore: Afërdita Mali
Struktura grafike realizuar: Grafika “ADA”
Kopertina: Gjergji Pano
©Të gjitha të drejtat i përkasin autores
ISBN: 978-9928-296-95-5

Botimi i parë, 2020

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shkurt 2020
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Pano, Aleksandra
Lili dhe varësja e sirenës : roman /
Aleksandra Pano ; red. Afërdita Mali.
– Tiranë : Ada, 2020
64 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-95-5
1.Letërsia shqipe 2.Romane

(Në vend të parathënies)

Autorja e këtij romani, Aleksadra Pano, ka lindur në Tiranë, më 10 janar 2008. Teksa po i afrohej dekadës së parë të jetës, e rrethuar nga dhjetra e qindra libra marrë dhuratë nga familjarët e miqtë, Aleksandra mendoi se ishte radha e saj tu dhuronte diçka atyre: as më shumë e as më pak se sa një ROMAN.
Sot, një vit më pas, ne e kemi në dorë këtë dhuratë të çmuar, të botuar e të shtypur në këtë format klasik që nuk del kurrë jashtë mode, ku ajo ka shprehur gjithë fantazitë fëminore, pasuruar me bulëza historie, gjeografie dhe mitologjie, pasuri të cilën e ka përftuar nga librat e shumtë që ka lexuar.
Romani përshkruan historinë fantastike të Lilit dhe të miqve të saj, të cilët teksa shëtisnin në bregdetin e Sarandës, gjejnë një hajmali, e cila do t’i shpjerë ata në aventura të paimagjinueshme
Lexuesi i vogël do ta përpijë me një frymë këtë roman, ndërsa gjyshërit dhe prindërit, të cilët do tua lexojnë atyre që ende s’kanë mësuar ta bëjnë vetë një gjë të tillë, do të emocionohen, pasi vlera e këtij libri nuk qëndron vetëm tek personazhet me karaktere kaq të ndryshme që ajo ka krijuar, apo tek renditja kronologjike e kapitujve, që të çojnë sa në një vend, në një tjetër, sa në tokë, sa në botën imagjinare nënujore, por rëndësia parësore dhe bukuria qëndrojnë tek fakti se të gjitha këto që sapo përmendëm janë përkushtimi dhe sakrifica e orëve të lojës të një vajze vetëm 12 vjeç, e cila na jep një mësim të mirë e një shpresë të madhe, si dhe na bind se brezi që po rritet është e ardhmja e sigurtë; se pas një celulari, tableti e televizori, qëndron edhe një brez fëmijësh që përthithin çdo informacion, duke e vënë atë në shërbim të pasionit të tyre për letërsinë, historinë, gjeografinë, shkencën, muzikën, shëndetin, sportin, etj. E ne si prindër duhet të jemi aty për t’i përkrahur, pasi ndonjëherë jemi ne shumë “të vegjël” për t’i kritikuar.
Fëmijët janë e ardhmja, ndërsa fëmijët që krijojnë janë siguria jonë për një të ardhme më të ndritur.
Ndihem krenare që pata fatin ta kisha në dorë romanin e parë të Aleksandrës, që pa diskutim do të pasohet nga një zinxhir i gjatë krijimesh të tjera.
Lexim të këndshëm!

Redaktorja
A.Mali