Ky libër i kushtohet mbesës sime Rivja Fiora,

që u kthye në engjëll në moshën më të bukur

të rinisë. Në respekt të dhembjes së prindërve

të saj, Rizait dhe Vjollcës, që i falën dashuri

e dedikim, vëllait, Rivjos,  që e mban në zemër

kujtimin e motrës si dhe Marjusit që e deshi

dhe e rriti si të ishte vëllai më i madh…

 

 

Titulli: Lotët e një nëne

Autore: Silvana Fiora

 

Përgatiti për botim: Irma Kurti

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores.

 

Botimi i parë, 2020

 

Formati : 14x20cm

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr.Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Fiora, Silvana

Lotët e një nëne : poezi / Silvana Fiora.

– Tiranë : Ada, 2020

164 f. : me foto ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-16-4

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

Vargjet, britmë e shpirtit

 

“Lotët e një nëne” sjell vargje të lindura nga vuajtja, trishtimi dhe dëshpërimi për ikjen e parakohshme të një vajze të re, të një balerine të talentuar, atëherë kur jeta i hapi dyert e spektaklit dhe të televizionit italian dhe kur ishte shumë pranë suksesit.

Silvana Fiora, e cila banon prej 21 vitesh në Rovereto të Italisë nuk ka shkruar kurrë më parë, por është pikërisht dhembja për humbjen e Rivjes, mbesës, vajzës që e ka rritur me dashuri së bashku me prindërit, që e shtyn ta bëjë këtë. Vargjet janë një britmë e shpirtit që vuan, një revoltë për shumë pyetje që ajo i drejton Zotit dhe nuk gjejnë përgjigje.

Mungesa e qetësisë, boshllëku, dëshira për të komunikuar, për të përcjellë këtë kaos ndjenjash dhe për ta ndarë me të tjerë janë lejtmotivi kryesor i librit.

 

Irma Kurti

 Shkrimtare