Është kënaqesi kur shprehesh bukur….Le të shërbejnë citatet e mia si çamçakiz në gojën e tyre dhe fjalët që formojnë mendime, të jenë më erë sa më të këndëshme……

 

 

Autori: KOZMA NASTO

Titulli: LULE TË MBLEDHURA NDËR VITE

 

Botimi i parë: 2020

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-326-34-8

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, Nëntor  2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Nasto, Kozma

Lule të mbledhura ndër vite : (citate, aforizma, fjalë të urta) / Kozma Nasto.

– Tiranë : Ada, 2020

144 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-34-8

1.Letërsia botërore       2.Aforizma

821.1/.9 -84​

 

P A R A T H Ë N I E

 

 

Dikur në rininë time lexoja shumë. Gjithmonë mbaja lapsin në dorë, se më pëlqenin pa masë  figurat letrare që përdornin autorë të ndryshëm në shkrimet e tyre. Më pëlqenin mendimet e rëndësishme që aq bukur i shprehnin ata, të ngjyrosura me metafora, krahasime, aliteracione,…. Dhe i nënvizoja …… Më të bukurat i mësoja edhe përmendësh. Kjo ndikoi në mënyrën e shprehjes sime në gjuhën e përditëshme dhe sidomos në shkrimet e mia të asaj kohe dhe të mëvonëshme. Nuk mund të shkruaja dot një frazë po të mos kish muzikalitetin e vet, e lidhur si hallka e një zinxhiri, me frazat e tjera.

Më kujtohet kur i kisha dhënë për ta  parë dhe për të më dhënë një mendim kritikut të mirënjohur Adriatik Kallullit, një dramë që kisha shkruar.

“ Dobët “ me tha mjeshtri “ Nuk ka konflikt të mirfilltë…..etj… por ke një mënyrë të shkruari shumë të ngjyruar që rrallë e kam hasur “

….Dhe unë kujtova ato citate të nënvizuara që aq shumë më kishin ndihmuar për t’i shkëputur një mendim të mirë  këtij kritiku të mirëfilltë të letërsisë sonë.

Që nga ajo kohë, i mblodha citatet dhe i hodha në një bllok.Datonin vetëm nga viti 1975. Të mëparshmet kishin humbur….Por u shtuan me kalimin e viteve dhe arritën shifrën dy mijë.

….Një ditë,tek pastroja pluhurin në biblotekën time, gjeta një bllok jeshil dhe mu kujtuan…Ishin citatet…E çfletova dhe humba disa orë nëpër labirinthet e atyre mendimeve të ngjyrosura,.të hedhura nga unë me shkrim dore…

Korona virusi që na mbylli në shtëpi na bëri  të vrasim mendjen se si  ta kalojmë kohën në mënyrë frytëdhënëse. Dhe unë vendosa t’i hedh në kompjuter citatet e mia. Natyrisht seleksionova një pjesë,që i përkisnin elozheve për sistemin  e asaj kohë. Por mbeten prapë plot njëmijë e tetëqind citate, aforizma dhe fjalë të urta.

Mu duk si pasuri ….dhe vendosa t’ia jap edhe lexuesit..Është kënaqesi kur shprehesh bukur….Le të shërbejnë citatet e mia si çamçakiz në gojën e tyre dhe fjalët që formojnë mendime, të jenë më erë sa më të këndëshme……