NGA BOTIMET MË TË FUNDIT TË SHTËPISË BOTUESE ADA

 

… Njësoj si zogjtë shtegtarë, gjithmonë për një botë më të mirë njerëzit largohen me dhe pa lamtumirë, por me kokën e kthyer pas, pse e dinë fare mirë se strehëza e parë mbetet një portë e hapur që di të presë pavarësisht se si shkëlqen dielli apo si shkojnë mjergullat dhe furtunat…

 

Titulli/Titre:

Autore /Auteur: Mirela Leka Xhava

Redaktor/Editeur: Agron Shele

Korrektor/Correcteur: Hasan Aliaj

Recension/Récessif: Ivan Watelle

Arti grafik/Art Graphique: Alba Xhava

Përkthyer në frëngjisht nga autorja/Traduit en français par l’autrice.

Botimi i parë: 2022

ISBN: 978-9928-362-67-4 Formati : 14x20cm

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2022

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Lulet e rrugës Montesquieu, si ngjyrim poetik dhe kolor i vlerave estetike të artit bashkëkohor sot.


(Rreth vëllimit poetik “Lulet e rrugës Montesquieu” të autores Mirela Leka Xhava)

 

Lulet e rrugës Montesquieu është libri më i ri poetik i autores Mirela Leka Xhava. Që në titull ky vëllim poetik të fut në labirinthe të iluminizmit francez me përfaqësim nga një prej dishepujve të saj më të medhenj, si Montesquieu, i cili përmes udhëtimit të tij social, psikologjik dhe filozofik do ngrihej mbi absolutizmin për një botë dhe rrugëtim të ri, më të drejtë dhe më human. Sigurisht, si një autore plot pasion, por dhe e ndikuar nga zanfilla e vetë kulturës letrare në Bordo,  Francë ajo sjell përmes artit të shkruar sfondin e një poetike me traditë dhe zanafillë nga ajo empirike deri tek futurizmi e surrealizmi, si rryma bashkohore dhe forma të cilat krijojnë hapësirën e duhur për mundësi shprehje dhe përballje me konfrotizmin e vet. Imagjinata dhe iluzionet për koherencën në të cilën kalon njeriu, si qenie por dhe ndërgjegjie, parashtrojnë detyra themelore në përmbushje të misonit, jo atë të kalimtarit të zakonshëm, por të një hulmutuesi të madh, i cili përmes rrugës së shkrimit zbardh epokën ku jeton dhe ndrit rrugën e së nesërmes. Këndvështrimi dhe koncepti rreth përditësisë kalon nga format klasike në ato postmodene dhe kështu mes alternimit por dhe vargjeve të lira ndeshim metamorfozën dhe kreativitetin individual, herë në aspektin psiko-social, herë atë të botëkuptimit ideor, por jo rrallë herë dhe formën krahasuese dhe rimishërimi të shpirtit akrostik të autorëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë botërore, si Bodler, Hemiguej, etj.

Kështu duke ndjekur idetë e hedhura dhe subjektivizimin qe e karakterizon, përballemi me kontraditat dhe iluzionet, të cilat herë vijnë përmes përjetimeve të thella dhe herë akumulimit të ndërgjegjies, gjithë kjo si një mundësi e madhe në kohë dhe hapësirë. Meditimi është apriori për ngritjen e gjithë strukturave poetike, pasi aty shpaloset dija dhe refleksioni i botës përafruse dhe kështu përmes një udhëtimi imagjinar (Rruga Montesquieu), ose tastierës së një pianoje (De Seneville), pikturës së rrëmbyer nga tabloja e verdhë e perëndimit të diellit (Van Gog), dhe për më tepër krahët e uljes së avionëve që nuk trasportojnë njerëz, por brenga dhe gëzime (Aeroporti i Milanos), të shtojnë dëshirën për ta lexuar me nje frymë por dhe përjetuar, si peshë mendimi dhe gjetje e beftë poetike.

 

“Tërësia e normave dhe rregullave të domosdoshme në kërkimin e së vërtetës dhe paqes kalon përmes fizikës dhe arsyes së vetë egzistencës“ -“Epikuriane.

Jo pa qëllim e citova këtë shprehje pasi vetë autorja, por dhe gjithë krijuesit në përgjithësi janë njerëz të shqetesuar, në kërkim të detajit, të vetë rregullave dhe arsyetimit mbi frazeologjinë fjalë, e kështu formave dhe strukturave të lira ose klasike ata ndërtojnë boshtin e idesë kryesore, e cila përbën vetë veprën e shkruar.

 

Vëllimi poetik “Lulet e rrugës Montesquieu” përshkohet nga shumë ide dhe nënide, kalon përmes disa planeve estetike, por ne do ndalemi në disa poezi, të cilat hedhin edhe më shumë dritë rreth kësaj prurje poetike:

“Ky dimër i ftohtë në Bordo
si gjithe dimrat, ku bora do quhej mrekulli
e ka veshur qiellin gri, harmonisht me çatitë Hausman,
me tymin gri të oxhaqeve të vilave bordoleze,
me grinë e asfalteve ku puthet në pasqyrimin e vetvetes
në një pasqyre uji.”

Poezia “Dimër në Bordo” nuk sjell thjesht kuptimin figurativ të një dite dimërore në qytet, por është simbolika e vetë ndjesisë së autores, e cila melankolinë apo trishtimin në mënyrë alegorike e natyralizon dhe shkrin nje me shpirtin; Ky dimër i ftohtë në Bordo (ky trishtim që më prek në Bordo), si gjithë dimrat (si shpesh trishtimet), pra ku bora quhet mrekulli (bardhësia e shpirtit është përherë dlirësia e njeriut), ka veshë qiellin gri, (ndjesi e pazakontë), puthet me pasqyrën (përputhet me botën dhe realitetin ku jetojmë) dhe në vetvete është një pasyrë uji (një imazh spiritual ku rrëfejmë veten).

Format krahasuese janë thjesht nocion i koherencës por dhe përballjes e kështu njeriu, formës së tij egzistenciale, parafytyron dhe njehëson gjithë botën në një përthyerje të vetme, atë të stoicizmit të ngritur qytetërimit dhe delikatesës që e vesh dhe mbush me ngjyrat e jetës.

 

Në një tjetër poezi Mirela, i referohet egocentrizmit, si epiqendër dhe lajtmotiv i qenies arsye (kontekst dhe fluturim futuristik), dhe në këtë këndvështrimin metafizik përpjekja për të kapërcyer veten kthehet në mision i rendjes drejt të përkryerës.

Diku fjala ime udhëton pa mua, në misionet e papërfunduara
m’ i gris letrat, tekset, kontekstet
fluturon pa peshën time njerëzore, por atë të shpirtit
dhe më le këtu,
përtej vetvetes.”

Kështu, herë mes metamorfozës mendim, herë në udhëtimin relativ, njeriu si në dualizëm të përhershëm ecën përpara, drejt të panjohurës enigmë por dhe dritëhijeve të padukshme.

Tek poezia për atdheun del në pah emigrimi, dhe në mënyrë anaforike jepet tabloja midis dy botëve, dy kulturave të ndryshme, të cilat pavarësisht komoditetit të dhënë nuk arrijnë asnjëherë të zëvëndësojnë dashurinë e tokës së munguar.

“Aq shumë u dashurova me botën, atje jashtë
Sa të urreva ty, a e di?
I theva hekurat, me zemërimin e Titanit
e të thashë ika, lamtumirë!”

Njësoj si zogjtë shtegtarë, gjithmonë për një botë më të mirë njerëzit largohen me dhe pa lamtumirë, por me kokën e kthyer pas, pse e dinë fare mirë se strehëza e parë mbetet një portë e hapur që di të presë pavarësisht se si shkëlqen dielli apo si shkojnë mjergullat dhe furtunat.

 

Në kreativitein krijues të saj sigurisht që mbizotërojnë dhe notat lirike, të cilat autorja i sjell si emocion dhe çast floreshent.

“Kur të kam larg,
ti je flladi që më ngatërron flokët
me gishtat e tu, sytë e tu, ti më dërgon puthjet e munguara
rritesh me heshtjen tënde,
aq i bukur dhe pa fjalë,
aq pranishëm edhe pa ardhë
në këtë botë të pakuptimtë, çelësin e kuptimit mbart.”

Ajo që vërehet në gjithë këtë prurje dhe risi poetike është se boshti përshkues i këtij libri prek gati të gjithë tematikën jetë, metafizikën dhe evolimin e ideve universale, familjen dhe atdheun, të drejtën hyjnore dhe paqen, dhe për më tepër vjen si manifestim i vlerave shpirtërore dhe gjurmë e mbetur në aureolën e letërsisë bashkëkohore sot.

 

Agron Shele, shkrimtar, poet