Libri është ushqimi shpirtëror dhe shoku më i ngushtë i lexuesit. Është ushqim shpirtëror i domosdoshëm. Pse jo? Me librin, njeriu e ka filluar identitetin e tij. Libri është dëshmia e njeriut. Shtëpia botuese “ADA” sjell për lexuesin librin interesant me humor, aforizma dhe ese me titull: “Madhështia e urtësis” të autores Delina Kreka.

Titulli: MADHËSHTIA E URTËSISË
Autore: Delina Kreka
Redaktor: Delina Kreka
Struktura grafike realizuar: Grafika “ADA”

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores
ISBN: 978-9928-296-02-7

Botimi i parë, 2020

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Mars 2020

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kreka, Delina
Madhështia e urtësisë : humor, aforizma dhe ese / shkroi e red. Delina Kreka. – Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-02-7
1.Letërsia shqipe 2.Humori 3.Aforizma 4.Ese
821.18 -82

PARATHËNIE

Jam e bindur që krijimtaria e poetes Delina Kreka është si ajo ëndërra, e cila të shëtitë gjithandej rrugëtimit, dhe të provokon me kujtimet, me përjetimin e veçantë shpirtëror për të gjitha madhështitë e saja. “Madhështia e urtësisë” një titull i bukur i librit të pestë të autores korçare Delina Kreka. E, kështu, gjithçka mund të shndërrohet në varg dhe humor, mbase edhe në lapidar zëri, dhe nëse një aktor i reciton poezitë e saja,(I vetmi libër ky që nuk janë poezi, por grimca humoristike të këndëshme ) ku reflekton etjen dhe mallin si diçka që i ngjanë mendimit, të cilin Delina , asnjëherë nuk mund, apo, edhe sikur nuk ka kohë për ta thënë deri në fund, ashtu siç dëshiron ajo ligjërimin shpirtëror si këshillë njerëzore, për të thënë e shpjeguar shumëçka dhe gjithçka. Prandaj, vetë titulli i këtij libri ““Madhështia e urtësisë”, serviret si një këshillë njerëzore, mbase edhe si harlisje shpirti për të thënë e shpjeguar shumëçka dhe gjithçka, sepse, “ngjyra e mallit” dhe “ëndrrat e zgjuara”, kur shprushen mirë, ato janë si një almanak historie, të cilin e rëndon pesha e kujtimeve dhe e ngre lartë koloritin e periudhave kohore nëpër jetë. Këto karakteristika, që tani autorja i bën edhe më të avancuara me peshën e urtësisë , por edhe specifikën ligjëruese përmes
thënieve dhe kurjoziteteve me nga një bisht nga pas, ku nuk mungon humori i hollë i “bishtit” të hollë në zgjuarsi , të cilat pranohen dhe përqafohen më lehtë nga lexuesi. Autorja Delina Kreka , nuk është thjeshtë vetëm ligjëruese e ndijimit të saj shpirtëror, por, ajo na sjellë filozofinë e mendjes dhe metaforën e qëlluar dhe të fuqishme, të cilën duhet kuptuar si trajtesë të karakterit dhe të qëndrimit shpesh të çuditshëm të njeriut. Shpirti përplaset me kohërat, por krijimtaria e Delines asnjëherë nuk vihet në “pranga” Prandaj, nëse lexohet me vëmendje ky libër, atëherë mund të konstatohet se as aforizmi dhe eset e mrekullueshme me mesazhe të mrekullueshme nuk vihen në “pranga”, por, as nuk “dhunohen” me ndonjë reliev përkufizues. Andaj, edhe horizonti prej nga shijohet dhe përjetohet leximi, dhimbja dhe lumturia bashkë, sikur vijnë si dhuratë nga lartësitë, këto thënie me një bisht nga pas, si bishti i ylberit, u ngjajnë xhevahireve fluturues që ledhatojnë dhe ngacmojnë universin dhe thelbin e përjetimit shpirtëror, të cilëve, kurrë dhe asnjëherë nuk i dihet fundi dhe as nuk i dalim borxhit. Kështu që, gjithnjë kemi bindjen se krijimtaria e Delina Krekes, shpie lexuesin të jetojë e përjetojë lirshëm, dhe asnjëherë duke mos e penguar askënd në atë çfar shkruan ajo t’a komentojë e përjetojë ndryshe… Pikërisht, kështu ajo edhe krijon paqe me shprehjen e urtë që aq mrekullisht i vendos një bisht ylberi nga pas…,Autorja i jep përjetësi thellësive të mendjes dhe madhështisë, të cilat gjëra gjithnjë i kërkojmë, edhe pse, nganjëherë, edhe autorja dhe krijimtaria bashkë reflektojnë zemërimin dhe hidhërimin njerëzor mbase edhe filozofik…! Kjo ka bërë që fjala në këtë libër nuk nxiton para mendjes, por as humori nuk shpejton para ndijimit shpirtëror. Ky është libri i pestë i autores.
Miken time, poete, shkrimtare, dhe humoriste, e uroj me gjithë zemër të jetë e suksesëshme… Krijimtaria, ndijimi shpirtëror dhe autorja, përgjatë tërë kohës udhëtojnë, kuvendojnë dhe përplasen me njëri-tjetrin, sepse jeta, rrugëtimet nëpër kohëra, dhe e vërteta, përplasen me shpirtin. Libri “madhështia e urtësisë ” merr thjeshtësi dhe madhështi nga shpirti i autores.

Gjyste Dajani poete nga Lezha.