Botimet me te fundit te shtepise botuese “ADA”

 

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)

Titulli: Malet e virtytit

Redaktore: Dorjana Sterkaj

Ballina: Agim Sulaj

Botimi i parë, 2018

ISBN: 978-9928-244-74-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, janar 2018

 

 

Denilu më tha ta shkruaja parathënien me gjëra që mendoj dhe që nuk kam mundur ti shpreh dot në biseda. Ashtu si Deda edhe unë jetoj në koordinatat më absurde të njerëzimit. Në veçanti, ajo që unë di për vetveten është pikërisht një ndjeshmëri e ndyshueshme që më jep dije të ndryshme. Ah more Denilu, ti meriton në kurriz një hu..a e dini pse? Botove 40 libra dhe të mbeten në magazinen e shtëpisë botuese. Romane, novela, poezi, epigrame, libra psikologjik, libra me ese dhe çfar Parathënie të them? Askush nuk i lexon ose ndoshta i lexon ndonjë mi i magazines. Ah more Ded Nikoll Luca, dijet konstante për mua janë të paekzistueshme, megjithëse përbëjnë bazat e konceptimit të sotëm. Tani, pikërisht, ndërgjegja ime shfaqet, sepse, gjer më parë, ajo ishte ndërgjegje e të tjerëve. Ti më the ma shkruaj një parathënie dhe unë e shkrova. Tani që më the se parathënien e dua nga ato gjëra që mendohen dhe nuk mund të shkruhen po bëj mirë për vete dhe për lexuesin që po shpërthej.Unë i përdor konceptet e gatshme, si të gjithë, por në ndryshim nga të tjerët, nuk i dashuroj. Si të tilla, konceptet e gatshme, janë për mua thjesht mjete. Ajo që unë dashuroj janë gjendjet e mia, dhe në gjendje, vetëm në gjendje, unë arrij të mendoj, të krijoj diçka që më në fund jep konceptimin tim. Dhe sapo unë e di çfarë konceptova, gjendja ime shuhet, ose të paktën, ajo pjesë e gjendjes që ka lidhje me konceptin përkatës. Kështu unë nuk e di se jetoj në koordinata absurde,Mos vallë Deniluja nuk jeton në këto kordinata?…. Duket kontradiktore, por fakti që unë jetoj në këtë vend, apo që në përgjithësi jetoj, tregon se sa absurde unë jam me veten..Ti Ded jeton në itali,Bën sikur,na e mbush mendjen të rrimë ku jemi dhe vetë jeton atje Megjithatë absurditeti sot është kaq i përhapur, saqë nuk është e mundur të mos dish asgjë. Unë di diçka, d.m.th ndjej, dhe ajo që di, është kaq shumë qesharake saqë mund të thuash të bën të vdesësh gazit..Denilu shkruan libra duke e ditur se nuk lexohen dhe as që e merr mundimin të shkojë në Tiranë dhe ti tërheqë librat në magazinë Studimi i së qares është një ndërgjegje më vete. Një herë rashë në dashuri sepse qava. Kisha qarë kaq shumë saqë befas dëgjova të qaren time. Atë çast i ndala lotët! Je ti Ded që para një muaji më the se dua t’i shmangem apsurdit,, të shkruaj diçka që mund të krijojë një ndjenjë njeriu, të lumtur a të trishtuar, s’ka rëndësi, por ndjenjë njeriu, A është normale të shkruash për të shëmtuarën me po atë dashuri si dhe për të bukurën?. Por mua kjo më duket një lajthitje. Dhe kurrë nuk ka për të ndodhur.Ah more Ded, gjer tani bëra shaka me ju dhe nëse e botoni këtë lajthitje timen edhe ju po bëni shaka me mua.Ah sikur jeta të mos bënte shaka me ne?Libri juaj me ese dhe vëzhgime “Malet e virtytit” ka një kopertinë nga i madhi Agim Sulaj,Të mos harrojmë dhe redaktoren e mrekullueshme Dorjana Sterkaj. Parathënia ime quhet thjesht një gazmore e nevojshme.Jam në Shqipëri dhe ndihem emigrante në vendin tim.

 

                                                                                                                                   Anxhelina Përkola 

 

Recensioni i një libri të ndihmon të kuptosh jo vetëm për çfarë flet një libër i caktuar, por edhe se sa i suksesshëm është ky i fundit në qëllimin e tij. (Nuk po flas per veten time si Ismet pasi nuk jam Recensionist profesional) Recensionisti sjell në të njëjtën kohë – një lexim analitik dhe të detajuar, dhe nga ana tjetër një replikë individuale me anë të së cilës shpjegon tek lexuesi kuptimin e një teksti (duke shpjeguar perceptimin personal). Me fjalë të tjera mund të themi se recensioni i një libri i përgjigjet jo vetëm pyetjes «pse?» por gjithashtu pyetjes «dhe pastaj?». Në këtë mënyrë, gjatë shkrimit të një recensioni kombinohen aftësi të ndryshme, si ajo e të përshkruarit të librit, aftësia e analizimit të tekstit për të kuptuar nëse libri ka përçuar mesazhin që kërkonte të përcillte dhe aftësia për të shprehur reagimin tuaj personal. Pikëpamjet apo qëllimet e autorit mund të jenë të nënkuptuara e jo të pohuara haptazi, dhe shpesh herë vendi më i mirë për të gjetur se çfarë thotë autori për pikëpamjet dhe qëllimet e tij është parathënia apo hyrja e librit. Në fakt si unë ashtu dhe recensionistë të tjerë nuk e kanë bërë këtë,perjashto Shkrimtaren e mirnjohur Vjollca Shurdha që ka shktuajtur nje recension të mrekullueshëm mbi një liber me epigrame të Dedes,në mos gabohem ishte libri me epigrame “Muri burokraci” Cilat janë përfundimet kryesore të autorit? Edhe njëherë, këto çështje mund të gjenden tek hyrja apo parathënia e librit. Cfarë provash përdor autori për të vërtetuar përfundimet e tij? A janë këto prova bindëse? Pse – ose pse jo? A arrin të mbështesi autori idetë e tij në mënyrë të përshtatshme? Cfarë marrëdhënieje krijon libri me librat e tjerë mbi të njëjtën temë? A është libri unik në probematikat që trajton? A shton ai informacion të ri? Cilën kategori lexuesish tërheq më tepër libri (nëse tërheq)? Në varësi të qëllimeve të librit, është e nevojshme të seleksionohen kriteret e përshtatshme në bazë të të cilave do të vlerësohet suksesi i librit. Nëse autori i librit thotë se qëllimi i tij është të mbrojë zgjidhjen e një problemi me interes publik, atëherë recensioni duhet të qartësojë nëse autori e ka përkufizuar problemin dhe shkaqet e tij, nëse ka plan veprimi, nëse ka ofruar informacione të mëtejshme apo nëse ka propozuar zgjidhje specifike. Recensioni duhet gjithashtu të nxjerrë në pah eksperiencën profesionale të autorit. Nuk mund të them se asgjë nuk kanë thënë recensuesit e tjerë. Mbi 40 libra që ka botuar Denilu ka angazhuar me dhjetra miq dhe mike në bërjen e prathënieve. Shkurimisht kaq kisha per të thënë.

 

Me nderime dhe respekt,

                                    Ismet Tahiraj, poet Kosovë