…Ato shfaqen të gjalla përpara syve e është e pamundur të injorosh tundimin që të sjellin këto

momente magjepsjeje, pa lënë edhe unë gjurmët e mia mbi

letër, ashtu si edhe ato kanë lënë gjurmët e tyre mbi mua. Pa

dashuri çdo gjë është e kotë e pajetë, e thatë. Pikërisht këto

katërmbëdhjetë poezi janë një pjesë e dashurisë sime për

familjen, atdheun, gjuhën, profesionin, natyrën, shoqërinë e

muzikën…

 

Titulli / der Titel des Buches:

Autore / Autorin:

Antoneta Miçalliu

Përkthimi dhe fotografitë / Übersetzung und Fotos:

Paola Miçalliu

Paraqitja grafike / Graphische Darstellung:

Elvis Bejtja

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, korrik 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Miçalliu, Antoneta

Mall mërgimtari = Sehnsucht eines Auswanderers /

Antoneta Miçalliu ; përkth. Paola Miçalliu. – Tiranë :

Ada, 2022

64 f. ; 19 cm.

ISBN 978-9928-362-62-9

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie

 

Libri me poezi “Mall mërgimtari” përfshin katërmbëdhjetë

poezi lirike.

Ideja për të shkruar këtë libër modest, lindi krejt spontanisht.

Kur nuk jeton në vendin tënd, të kap herë pas here një

mall i zjarrtë për vendlindjen dhe në nostalgji e sipër, të

lind dëshira për të shkruar dicka. Ajo që hedh së pari në

letër janë sigurisht kujtimet e hershme të fëmijërisë, ose

rinisë. Çdo gjë të duket ndryshe në vëndin ku ke lindur,

natyra, stinët, shoqëria. Ato shfaqen të gjalla përpara syve

e është e pamundur të injorosh tundimin që të sjellin këto

momente magjepsjeje, pa lënë edhe unë gjurmet e mia mbi

letër,ashtu si edhe ato kanë lënë gjurmët e tyre mbi mua. Pa

dashuri cdo gjë është e kotë e pajetë, e thatë. Pikërisht këto

katërmbëdhjetë poezi janë një pjesë e dashurisë sime për

familjen, atdheun, gjuhën,profesionin,natyrën, shoqërinë e

muziken. Janë dashuritë e brishta që buruan si një shatërvan

uji,pa mendime të komplikuara, e fraza të përzgjedhura,

ashtu thjesht e spontanisht,të shprehura me gjuhën e zemrës.

Këto poezi do i klasifikoja në disa grupe, sipas temave që

trajtojnë: Poezi malli, poezi peizazhi, poezi atdhetare, poezi

me temë familjen (lirikë familjare). E një natyre tjetër është

poezia “Telefoni”. Ajo është një poezi në formë këshille që

përshkohet nga një humor i lehtë. Ideja që ajo transmeton

është porosia për ruajtjen e masës, të ekuilibrit të raporteve

natyrë-shoqëri-media. Shpresoj t‘i transmetoj lexuesit

përmes këtyre poezive, pak nga malli im,pak nga dashuria

ime,pak nga jeta ime.

E ndjeva të nevojshme t’i përktheja edhe në

gjermanisht,duke i qëndruar besnike origjinalit, duke

ruajtur autencitetin e mendimit dhe ndjenjës,pa i dhënë

rëndësi rimës. Mendoj që ndoshta në këtë mënyrë, keto

poezi të përkthyera, kanë një vlerë më të madhe për lexuesin

i cili është në kontakt të vazhdueshem me këto dy gjuhë.

Me mirënjohje

Korrik, 2022