Këtë fundjavë shtëpia botuese ADA vjen me botimet e saj më të fundit.

Titulli: Me syrin e bukur të kujtesës

Autor: Sokrat Kotherja

 

 

Të gjitha të drejtat janë të autorit.

Botimi i parë, 2020

ISBN: 978-9928-326-46-1

 

Botues: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

SHTYPUR NË SHTYPSHKRONJËN E SHTËPISË BOTUESE “ADA”

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë  dhjetor 2020

 

TË GJITHË LIBRAT QË BOTOHEN TE SHTËPIA BOTUESE  “ADA” GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE, TIRANË

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kotherja, Sokrat

Me syrin e bukur të kujtesës  : poezi / Sokrat Kotherja.

– Tiranë : Ada, 2020

120 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-46-1

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

821.18 -1

 

Sokrat Kotherja ka qenë mësues i gjuhës dhe letërsisë, sot është pensionist. Origjinën, lindjen, rritjen, studimet dhe kontributin e tij si mësues e ka trajtuar mirë e bukur tek librat poetik, ku me nota realiste jepet dashuria dhe përkushtimi i tij për shkollën,nxënësit dhe njerëzit e thjeshtë. Ka nisur të shkruaj vjersha dhe shkrime të ndryshme që në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë të shekullit njëzet. Vjershën e parë e ka botuar kur ka qenë student në gazetën”Zëri i Studentit”. Kjo vjershë është shkruar dhe botuar në Janar të vitit 1968 me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Më vonë ka shkruar dhe botuar vjersha dhe shkrime të ndryshme në gazetat e kohës, si tek “Zëri i Rinisë”,”Drita”, Mësuesi”,  apo në revistën”Pionieri” dhe në gazetat  lokale ”Shkumbini” dhe “Ushtima e Maleve”. Eshtë përfaqësuar dhe në antologjitë poetike “Ne Studentët” dhe “U nisën Vullnetarët”. Në vitet shtatëdhjetë të shekullit njëzet përgatiti dy libra me poezi. I ka dërguar në shtëpinë botuese”Naim Frashëri”, por nuk janë botuar për shkaqe subjektive. Kur erdhi demokracia ka shkruar e botuar vjersha, tregime dhe shkrime politike tek gazetat: ”Drita”, “Ndryshe”,”Sot”,”Dita”, “Telegraf”, “Muzgu”dhe “Bulevard”. Eshtë përfaqësuar në të gjitha antologjitë poetike të gazetës “Muzgu”. Në dhjetëvjeçarin e dytë të Shekullit të Ri u përqëndrua në përgatitjen e librave poetikë. Ka botuar librat me poezi”Koncerti i Luleve”,”Mungesa e Shpresës” ”Kryefjalët e Shpirtit tim” dhe “Me Syrin e bukur të kujtesës”. Ka në dorëshkrim  libra të tjerë me poezi dhe tregime.