…Hyrja në këtë libër është si të hysh në një magji situatash që shfaqen dhe ikin larg për të ndjekur ëndrrat që hapen me çdo imazh, me çdo fjalë…

 

Titulli: Mendja-Sytë-Zemra

Autore: Giuseppina Irene Groccia

Shqipëroi: Anila Dahriu

 

Botimi i parë: 2023

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-398-25-3

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2023

 

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese ADA gjenden në Biblioteken Kombëtare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Groccia, Giuseppina Irene

Mendja : sytë : zemra / Giuseppina Irene Groccia ; përkth. Anila Dahriu.

– Tiranë : Ada, 2023.

64 f. : me il. ; 20 cm.

Tit. origj.: Mente : occhi : cuore.

ISBN 978-9928-398-25-3

1.Krijimi (letrar, artistik etj.)

2.Letërsia italiane

3.Poezia

 

Hyrja

 

Libri i  Giuseppina Irene Groccia është një projekt i veçantë e i artikuluar që lind nga dëshira për të shprehur rëfimin artistik duke thyer barrierat e kufizuara të kompetencës shprehëse: fjalën, imazhin, mendimin krijues, duke u bashkuar kështu në një trup të vetëm dhe duke i dhënë jetë një drejtim rrethor në të cilën MENDJA gjen manifestimin e vet të plotë duke përpunuar mendimet në formën e fjalës së shkruar, SYTË përcaktojnë skicat e subjekteve me figura që zbulojnë, ZEMRA kujdeset dhe riorganizon impulset joshëse vizionare të krijimtarisë.

Një rrugëtim intim dhe pasionant që autoria e vë në skenë me mjeshtëri absolute, por edhe me shije e elegancë natyrale ; duke shmangur rrezikun që fjala mund të bëhet një mbishkrim i parëndësishëm të imazhit ose imazhi një mjet i thjeshtë për ta bërë fjalën spektakolare.

 

Një ekuilibër i përpiktë dhe i domosdoshëm!

Liturgjia e përsosur shprehëse është një dialog ku fjalët dhe imazhet  të bindin spontanisht duke e përforcuar dhe mbështetur njëra-tjetrën reciprokisht, që i ofrohen bashkëbiseduesit duke ekspozuar ndjenjat, fragmentet, efektet, konsideratat e një jete të jetuar dhe të ruash kujtimet, zakonet dhe projektet; një histori e pëshpëritur, e pa bërtitur, e pa imponuar, e përbërë nga mendime të shpejta, reflektime sintetike ose shprehje të artikuluara të poezisë elegante; territori ideal për një rëfim të shprehur nga autoria me modestinë e një zbulim intim, rëfyer  me një paraqitje të njëkohshme, me konturet e lëngshme, fatalisht të pacaktuara, të formave jomateriale në krijimin, tani, në ato të qarta e të padiskutueshme të një grafike të gërvishtur e të pathyeshme.

Si përfundim: një vepër e suksesshme, elegante, e animuar nga një dëshirë e mirëkuptimit për të ndarë, një fjalë aq të mrekullueshme, por aq shumë të mpirë në banalizimin aktual bashkëkohor, sa Giuseppina Irene Groccia arrin të rikthejë vlerën e saj origjinale leksikore dhe bashkuese; zgjimi dhe stimulimi, tek secili prej nesh, bashkëfajësia e ndjenjave, impulseve dhe emocioneve: ndjeshmëria tërheqëse dhe mbështetëse e udhëtimeve të përbashkëta.

 

Alessandro Binotti

President dhe Drejtor Artistik .

Qendra kulturore “La riseria – Novara

 

 

Parathënie

 

Giuseppina Irene Groccia krijon dhe kompozon këtë libër duke ndjerë nevojën për të shprehur shpirtin e saj artistik duke thyer barrierat dhe duke lidhur drejtpërdrejt fjalën, imazhin, mendimin krijues.

Shkruan Alessandro Binotti, President dhe Drejtor Artistik i qendrës kulturore La Riseria në Novara  i cili është autori i hyrjes së librit “Mente, Occhi, Cuore.”

Të kesh në duar 52 faqet e këtij libri ishte një kënaqësi e madhe, madje dhe fizike, sepse është një xhevahir i vërtetë që duket se është krijuar nga një zonjë e fundit të Rilindjes.

“Mendja, sytë, zemra”, d.m.th. inteligjenca dhe kultura, vështrimi mbi botën, ndjenjat, emocionet, pra njeriu në tërësinë e vet, janë një qasje ndaj sublimes së jetës, në të vërtetë, siç vëren Alessandro Binotti, “Një intimitet dhe aq pasionante. Rrugëtim që autoria e vë në skenë me mjeshtëri absolute por edhe me hijësi e elegancë e natyrshmëri spontane”.

Binotti përdor fjalën skenë, dhe është e vërtetë, libri shpaloset si sekuenca kinematografike dhe kap dhe përfshin sepse Giuseppina nuk ka anashkaluar asgjë dhe “efektet” nuk janë vetëm momente teknike, por “instalime” të vërteta për të organizuar një spetakël që ka aftësinë për të përcjellë mesazhe të bukurisë, poezisë, dashurisë.

Sensualiteti i imazheve është i një ëmbëlsie të pafundme; ato janë fytyra, buzë, flokë, lëvizje që ndezin shpirtin me shije dhe çojnë në konsiderata butësie, ajo butësi që në shënimet e Giuseppinës bëhet prekje simfonie: “Jemi të kufizuar / në ngrohtësinë e mureve / të ndaluar / në një univers të izoluar / dhe i zbritur / nga ditët e qarta të jetës”.

Është vetëm një shembull për të kuptuar se jemi “të zbritur në çdo moment të jetës/ku gjej orët e mia”.

Me pak fjalë, hyrja në këtë libër është si të hysh në një magji situatash që shfaqen dhe ikin larg për të ndjekur ëndrrat që hapen me çdo imazh, me çdo fjalë. Nuk është rastësi që autoria bën një thirrje urdhëruese: “Më kërko / i mbyllur / në emocione / fjalë të bëra … / gjeje shpirtin tim / të çliruar / nga çdo ligj”.

Emocione që i ndjeva si lëkundje, duke parë në përgjithësi një shqetësim që na bën të kuptojmë se sa shumë jetë ka pas saj, sa impulse nuk kanë marrë rrugën e duhur dhe janë mbytur në paqartësi.

Jam i sigurt se rruga e Giuseppinës është e hapur dhe e gjerë, siç thotë Piero Bargellini, dhe do ta shohim në vepra të tjera në plotësinë e saj, në ashpërsinë e saj stilistike, në dëshirën e saj të pangopur për të kapur misterin.

Po, me mendje, me sy dhe me zemër.

 

Dante Maffia

(shkrimtar, poet kandidat për premio Nobel)