Autori : DENILU
Titulli: Misteret e shpirtit shqiptar
Redaktimi: Dorjana Sterkaj
Kopertina: AGIM SULAJ
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-20-8

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2017
Libri eshte shtypur ne shtypshkronjen e shtepise botuese ADA

Te gjitha librat e botuara tek Shtepia botuese ADA gjenden ne Biblioteken Kombetare.

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Misteret e shpirtit shqiptar / Denilu ;
red. Dorjana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2017
116 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-20-8
1.Letërsia shqipe 2.Ese
821.18 -4

Parathënie

Nuk e di pse më duket e veçantë ajo ditë e bukur Marsi! Gjithkush mundet të thotë meqë ishte festa e nënave, apo meqë lamë pas shijen e ëmbël të festës së mësuesit. A thua të ishte kjo ? Mbase! Mbase e tillë mundet të ishte për këdo që i ka provuar dhe shijuar këto ndjesi të ditëve të tilla. Mbase pse ishte e bukur e me diell ajo ditë. Ishte fillim pranvere. Dhe kjo qëndron. Për mua ishte dhe diçka tjetër: Ishte Ded Nikoll Luca (Denilu) që më dha lajmin e gëzuar, “miku im Jahe, po përgatis një libër me ese dhe parathënien do e bësh ti “. Ky mesazh më erdhi nga miku im, epigramisti poet, psikologu, filozofi, njeriu i artit dhe kulturës, shkrimtari, djali kurbinas, tashmë në emigracion Ded Nikoll Luca (DENILU). A nuk kisha të drejtë që dita të më dukej edhe më e mrekullueshme se sa u dukej të tjerëve ?!!! A nuk kishte arsye që dielli të ndriçonte më shumë dhe pranvera të ishte akoma më afër ?!!! Privilegj për mua! Përsëri do isha i pari që do i merrja në dorë dorëshkrimet e mikut tim. Sigurisht pas lexueses dhe kritikës së tij të parë fare, bashkëshortes së tij Flora. E prita me kënaqësi ftesën e mikut tim. E dija që ai sjell materiale të arrira si në tematikë, ashtu dhe në stilin e të shkruarit dhe definacionet që ofron. Në një bashkëbisedim paraprak, të lirë, i kam deklaruar: “Ju jeni minierë, minierë e pasur me perla të paçmuara, ju keni shpirt krijues, ju dini të futeni thellë, ama thellë tek tema dhe të ofrosh edhe më të vështirën lehtësisht të kapshme; Ju flisni, të ngacmoni aty ku duhet dhe të shtyni të zhytesh dhe të përfitosh nga thellësia juaj e mendimit, ju dini të luani me fjalët dhe…. dhe fjalët e hidhura i mjaltosni e i bëni të tingëllojnë si melodia e bukur e interpretuar me instrument brilant! Ju jeni i papërtuar dhe i pakursyer, megjithëse jeta të ka përplasur, shpesh, egërsisht me dallgët e saj. Ju jeni kurajoz dhe problemet apo raportet familjare, i ngreni mbi individin dhe u jepni vulën sociale e shoqërore. Juve s’ju zë gjumi pa nxjerrë në sipërfaqe dhe pa i vënë në shërbim të shoqërisë xeherorët e vyera të minierës suaj të pafundme. Ju… sa mund të them pas Ju….”. Po mjaftohem vetëm me pak fjalë, ama të nxjerra nga thellësia e shpirtit tim: “Të lumtë i nderuar Ded Nikoll Luca, të lumtë DENILU!” Respekt për ju, mendjes dhe penës Tuaj! Ndjehem i nderuar të bëhem pjesë e librit tuaj të ri. Nuk mund t’ju them jo. Minierat meritojnë vëmendje, penat duhen vlerësuar dhe mendjet e ndritura duhen gjurmuar! Nuk mund t’i anashkaloj lehtësisht, apo të refuzoj. Ndryshe… Ah ndryshe! Do bëja lapsus. S’ja lejoj vetes këtë gjë. Kisha lexuar dy tre eset e para, nga të bukurat ese që ka tashmë libri i plotë i tij me titull: “Misteret e shpirtit shqiptar“. Që në esenë e parë që mbart titullin e librit e pashë që nuk isha gabuar në vlerësimin tim për autorin, nuk isha gabuar në atë që i shpreha në bashkëbisedimin tim të parë rreth librit dhe parathënies së tij. Një Ded familjar, një Ded prind, një Ded intelektual, nje Ded që përmes dallgësh arrin të kapërcejë vështirësitë e jetës dhe integrohet më së miri në jetën e perëndimit, një Ded që jo vetëm se harron, por e këndon gjuhën e nënës dhe kujdeset që ta ruajë e përcjellë mrekullisht tek fëmijët e tij, një Ded që din të ruajë e respektojë, të shpalosë vlerat kulturore dhe figurat e ngjarjet historike të vendit; një Ded që gërshëton më së miri të djeshmen, të sotmen dhe të ndihmon të përgatitesh për të nesërmen; një Ded me mendje e penë të hollë, me stil e elegancë na paraqitet që në rrjeshtat e para të esesë së parë e deri në gërmën e fundit të librit të tij. Esetë e DENILU-së nuk janë ese të zakonshme. Janë sa letrare aq dhe sociale. Sa sociale aq dhe filozofike. Nuk mund të gjejmë në libër empirizëm të thjeshtë. Nga empirikja, që autori e përdor mrekullisht bukur, zhytesh thellë në thelbin e problemit. Nga thelbi përcillen përcaktime apo përkufizime, të cilat i kalojnë përmasat e individit dhe kohës; përkufizime që vlejnë për sot dhe për nesër, për brezat që do vijnë. Përshkrimi filozofik dhe i thellë nuk e bën të bezdisëshëm librin, nuk e bën monoton. Autori numëron disa dhjetra e dhjetra botime të gjinive të ndryshme. Më kujtohet një batutë e autorit bërë në një bisedë të lirë. Aty ai më deklaroi: “Akoma s’e kam shkruar librin më të bukur.” E unë ja ktheva: “As librin më të bukur dhe as më të mirin nuk e ke shkruar. As ky s’është më i miri. Është më i miri i radhës.” Kur e thash këtë e di që nuk gabova. Nuk gabova dhe nuk gaboj që e ri-them këtë gjë, pasi e di që pena e Ded Nikoll Lucës nuk njeh ulje niveli, nuk e ulë pjacën. Përkundrazi, nga gjinia në gjini, nga epigram në epigram, nga eseja në ese e nga romani në roman vetëm ngjitje ka. Ai ecën drejt majës dhe suksesit. Autori i këtij libri, miku im Ded, di të gërshëtojë dhe të mbështjellë fare mirë personazhet e eseve, ngjarjet e saj me momente dhe figura të goditura letrare; ja del të shkëputet nga kthetrat e tregimit apo përshkrimit, di të të tërheq nga eseja në ese, nga fleta në fletë, nga libri në libër.

Jahe Fida, poet dhe studiues.