Dedikuar Gesës së vogël,

që ëndërronte të bëhej shkrimtare kur të rritej.

 

 

Me një dedikim të bukur e nis librin e saj Orgesa Kodhelaj

 

Titulli i librit: NDJENJË

Poezi-Prozë- Thënie

 

Autore: Orgesa Kodhelaj

Redaktor:  Valentina Mahmutaj

 

Botimi i parë: 2023

 

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti pë botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, janar 2023

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kodhelaj, Orgesa

Ndjenjë : poezi-prozë-thënie /

Orgesa Kodhelaj ; red. Valentina Mahmutaj.

– Tiranë : Ada, 2023

112 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-99-5

1.Letërsia shqipe   2.Poezia   3.Proza

821.18 -1

821.18 -3

 

SHËNIM NGA AUTORJA

 

Duke arritur në fundin e këtij udhëtimi i quajtur “Ndjenjë”, do kisha dëshirë të shprehja një ‘faleminderit’ të madhe me plot dashuri. Së pari, falenderoj secilin nga lexuesit e këtij libri, që ka ndier dhe ka pëlqyer shkrimet e mia. Falenderoj tepër ‘Valentina Mahmutaj’, redaktoren e librit, e cila i është përkushtuar aq shumë që të kem mundësinë ta sjell në jetë në mënyrën më origjinale të mundshme. Një falenderim shkon për kushërirat e mia, ‘Odeta’ dhe ‘Arnela’, të cilat kanë lexuar poezit/prozat e mia dhe më kanë ndihmuar gjithashtu me vlerësimin dhe sinqeritetin e tyre. Shoqërinë, veçanërisht ‘Marselën’, e falenderoj tepër për gjithë mbështetjen, që nga fillimet e mia e deri më sot. Si përfundim, falenderoj shumë familjen time, e cila ka qenë pranë meje në çdo ide që mund të kishte vajza e tyre e vogël dhe e çmendur.