Ndodh të jesh përballë një spektakli humoristik, po ty s’të qeshet; sepse është një motiv që e ka larguar atë… Të jesh prezent në një dhimbje e dhimbja jote të mungojë…Ndodh të jesh në kuvendim e fjalë të mos kesh… Të bien trumpeta e të mos i dëgjosh… Të jesh gjallë e të mos shohësh… Ndodh shpesh. Disa herë zgjasin sa një çast, apo orë e disa herë ditë, muaj e mbeten kujtim.
Kjo ndodh sepse diçka e brendshme shkëputet prej nesh… Paskëtaj ne bëjmë përpjekje për të rigjetur copëzën që mungon. Këtë përpiqet të pasqyrojë libri “Në kërkim të vetvetes” shkruar në çaste vendimesh dhe orësh të dyzuara.
Ky libër vjen 16 vjet pas librit të parë “Emigranti” dhe këmbëngul, nëpërmjet pasionit poetik që i përket një zanafille të hershme, të shprehë të vërtetën se gjithkush duhet të ndjehet unik me vetveten.
Autori

NÊ KËRKIM TË VETVETES – poezi –
Autori: SOKOL OTOBASHI

Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-296-74-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

SHTËPIA BOTUESE “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall. 32. Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
www.botimetada.com
Tiranë, nëntor 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Otobashi, Sokol
Në kërkim të vetvetes : poezi / Sokol
Otobashi. – Tiranë : Ada, 2019
188 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-74-0
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1