Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese “ADA”

 

DY FJALË LEXUESIT

 

E nisa këtë libër për ta shkruar, jo sepse e dija se kisha një farë talenti, por sepse ndieja një detyrim, i cili është sa njerëzor aq edhe familjar.  E kisha këtë detyrim ndaj një njeriu që na ka bërë krenarë të gjithëve e që ka qenë zanafilla e asaj që jemi bërë.  Është një detyrim që unë e kisha ndaj gjyshit tim. Poezitë e këtij libri janë të thjeshta, janë ndjesia ime për përjetimin e ndodhive të vogla që na ndodhin në jetën e përditshme dhe të ngjarjeve të mëdha që na përfshijnë të gjithëve.  Në fakt ky libër është modest, por njeriu dëshiron që të ndajë me të tjerët mendimet e veta.

Prandaj dhe unë ju ftoj të lexoni poezitë e mia modeste.

Ju falenderoj nëse koha juaj ndalon mbi këta rreshta.

 

Titulli: Në rrjedhën e jetës

Autore: Sonila Xhafa

Redaktore: GERTA BANDILLI

Botimi i parë: 2020

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-326-37-9

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR TE SHTËPIA BOTUESE “ADA” GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Xhafa, Sonila

Në rrjedhën e jetës : poezi / Sonila

Xhafa ; red. Gerta Bandilli.

– Tiranë : Ada, 2020

52 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-37-9

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

 

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Libri “Në rrjedhën e jetës” i autores së re Sonila Xhafa vjen si një përvojë që ajo e ka mbledhur me kalimin e viteve. Në fakt ajo ia dedikon librin një njeriu të veçantë të familjes, stërgjyshit të saj. Po a nuk i kërkojmë të gjithë rrënjët tona për të ditur se nga vijmë dhe cila është rruga që kanë ecur të parët tanë. Pikërisht këtë ka patur parasysh edhe Sonila kur ka vendosur të botojë poezitë e saj. Në poezinë modeste të Sonilës gjen të gjitha gjurmët e jetës, gjen poezinë kundër padrejtësive të jetës të cilat na vijnë në forma të ndryshme, gjen dëshirën për të jetuar jetën si të ishte një melodi e ëmbël dhe e dashur për të gjithë. Më tej akoma vëren se poezia e këtij libri është një poezi e shkurtër, gati-gati në formë mesazhi dhe si një përmbledhëse e ndjenjave të përjetuara nga një shpirt i ndjeshëm dhe i brishtë, sidomos përballë vështirësive dhe fatkeqësive që mund të na dalin përpara.

Kur të përdorën,

ishe i mirë,

dhe kur ndalove thanë,

qenka egërsirë!

 

“Një poezi që të jetë e mirë duhet të jetë e vërtetë” – do të thoshte Lasgush Poradeci kur do ta pyesnin për poezinë.

Ai në këtë drejtim ishtë tepër kërkues dhe këtu fjala është për poezinë si cilësi dhe jo si sasi. Poezia e Sonilës është një poezi e sinqertë dhe sot në më tepër se kurrë na duhet ky sinqeritet ndaj njëri – tjetrit. Poezia s’ është vetëm varg me rimë e me ritëm, ajo kërkon fuqi e madhe shpirtërore.

” Që të bësh një varg të bukur- thoshte përsëri Lasgush Poradeci- duhet shumë e shumë kohë”, por nganjëherë të bukurën e gjejmë edhe tek thjeshtësia.

Jastëku, lapsi

dhe qetësia

të treja shumë i dua

dhe pas tyre mbretëresha

është muzika

që aq shumë e dua.

 

Poezia e Sonilës ka thjeshtësi brenda saj, një thjeshtësi që të imponon një lloj qetësie shpirtërore, sidomos kur ajo i referohet femrës, sepse femra është pjesa që paragjykohet më tepër në shoqëri. Le t’i urojmë rrugë të mbarë këtij libri, që vjen si reflektim i një bote femërore me plot pasion dhe respekt për jetën dhe njerëzit.

Gerta Bandilli