Në këtë fillim muaji nën logon e shtëpisë botuese ADA vjen një zë tashmë i njohu poetik

 

Autori: Ardi Omeri

Titulli: Një tango e harruar

Redaktore: Rudina Çupi

 

copyright©ArdiOmeri2023

Londër, 2023

 

Botimi i këtij libri u mbështet nga LeonardTruni, “The Greek Meze”

229 MainRoad, London

DA146QL

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Omeri, Ardi

Një tango e harruar: poezi / Ardi Omeri;

red Rudina Çupi.

Tiranë : Ada, 2023.

132 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-62-8

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

PËRSHTYPJE

 

 

Poezitë e Ardi Omerit përshkrohen nga një ndjeshmëri e thellë, duke na ftuar drejt një udhëtimi të brendshëm, aftësi kjo e vargjeve të mira. Autori krijon histori, me një lehtësi e stil krejt origjinal, me tematika që e kanë origjinën tek bota njerëzore. Një poezi e mendimit dhe e së bukurës shprehur me format më të larta të gjuhës.

Alda Bardhyli

[studiuese, drejtoreshë

e Qendrës së Librit dhe Leximit]

 

 

Ardi Omeri është një poet i një ndjeshmërie të hollë. Hapësira e imagjinatës së tij na hap një kërshëri për intimen. I aftë të kultivojë fjalën e duhur për të dhënë sensasionin, poezia e tij e lulëzon gjuhën.

Mimoza Ahmeti

 [poete]

 

 

 

 

 

Disa njerëz lindin për të thurur poezi, jo sepse nuk dinë të bëjnë diçka tjetër, por sepse në vargje ata gjejnë veten, identitetin, në vargje shprehin ndjesitë, përkëdhelin të bukurën, mëkojnë plagët, derdhin lot, fshikullojnë botën. Ata që shkruajnë poezi kanë një dhunti që në pak vargje të prekin fjalët e shpirtit që nuk flet dot, të krijojnë ëndrra e fantazi, të jenë të lirë në një botë që s’është aspak e tillë.

Ardi Omeri në vargjet e tij paraqet dashurinë me të gjitha ngjyrat e saj, të trëndafiltë, të ndriçuar nga dielli, të puthur nga hëna. Një dashuri herë platonike, herë pasionale, herë të patjetërsueshme, herë të shkrumbuar.  Një dashuri konsumuese, gjithëpërfshirëse, tronditëse, por serish të përkorë, athua se dashuria dhe iluzioni, ëndrra e pasioni janë pjesë vallëzuese e një ndjenje që është e kuptueshme nga gjithkush, pavarësisht në ç’epokë dhe kulturë flitet për të.

BunildaZllami

[shkrimtare]

 

Ky kolazh poezishështë si një melodi që të bën të provosh të gjitha ndjenjat; është një kartolinë dashurie që poeti e ka thurur për ata që ende nuk kanë frikë të eksplorojnë vetveten mes vargjeve; është një pëshpërimë në netët me hënë; është një himn ndaj femrës, dashurisë e pasionit; është një ofshamë për mallin e humbjen;është një klithmë për të gjetur sërish njeriun; është një përqafim ngushëllues për mosarritjet e dështimet; është një frymëmarrje e thellë aty ku po soset oksigjeni; është shpirti i një poeti që përmes vargjeve i jep tharmin e qenies së tij. Është një mesazh dashurie për njerëzit.Është si një këngë mjellme. Unike!

Ardi Omeri e vizaton portretin e dashurisë me të gjitha nuancat: dritë dhe errësirë, gëzim dhe trishtim, lot dhe boshllëk; por megjithatë nën dritën e diellit apo nën ndriçmin e zbehtë të hënës poeti ëndërron, shpreson dhe nxit gjithkënd qëta prekë ëndrrën, në çdo çast, kurdo, sepse siç thotë ai: “Emocioninuk ka moshë”.

Irma Kurti

[poete, shkrimtare]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një poezi që ta transmeton shpirtin e kënduar të autorit duke të tërhequr drejt saj. Sa nota të ndjenjës vjershëruar në traditën historike të një dashurie pa asnjë mbishtresë tjetër, bio, aq edhe të një ndjenje që lëvrin në modernitet, me gëzimin, tragjizmin dhe emancipimit e vet.

 

Profesor Artan Fuga

[akademik]

 

Poezi pas poezie, Ardi Omeri krijon një ditar jetësor, i cili përkon edhe me çastet e përjetuara prej shumë e shumë të tjerëve. Dhe kështu, pa ndonjë kujdes të posaçëm, në një mënyrë të natyrshme, ai e gjen rrugën për te lexuesi, duke ndarë çaste, mendime, imazhe dhe figura, që ngjajnë me atë që kanë përjetuar edhe të tjerë. Në këto poezi të bën përshtypje se sa shumë mund t’u përkasësh të tjerëve, duke qenë thjesht vetvetja.

Bashkim Hoxha

[shkrimtar, dramaturg]

 

 

 

 

 

 

 

Përmbledhja me poezi “Një tango e harruar”, një ftesë e autorit Ardi Omeri për t’u kthyer te jeta dhe gëzimi zbulon marrëdhënien me fjalën, atdheun e lirisë të shpirtrave të lirë. Kuptohet, fjala poetike, kryesisht e ngjizur me vargje të matura, ndonëse ndesh edhe në konceptime të befta metaforike për të endur poetikën e lirikës erotike me ngjyresa subjektive shqipton ëndrrën që projekton poezia, e cila shpesh e shoqëruar me aforizmaanësohet nga vetëdija librore dhe jetësore.

Behar Gjoka

[studiues]

 

Ju e doni poezinë, e lëvroni me pasion dhe keni krijuar një botë tuajën, ku përzihen lirizmi dhe shqetësimet. E doni poezinë klasike, me strofa e rima, me virtytin e të thjeshtës dhe të bukurës…Meqë jeton në Londër, uroj që në poezinë tuaj të mëtejshme të ketë sa më shumë “Londër”, Europë, jo thjesht si peizazh…

Visar Zhiti

 [shkrimtar]

 

 

 

 

 

 

Lirika e poetit Ardi Omeri nuk është vetëm nocion dhe kuptim poetik, por vjen si simbolikë e një shpirti të trazuar, ku filozofia e gjithë mendimit përafron metabolikatspirituale me ato kohore të ndjenjës me vlerat jetësore dhe i gjithë ky koncept, kjo grafikë e përshkallëzuar në këtë tematikë zbardh fuqinë e tij shprehëse, nga ornamente të botës përjetuese, gjer tepreludi i fjalës artistike.

Agron Shele

[poet, shkrimtar]

 

Fryma e poezisë së Ardit qëndron te mendimi filozofik, te zgjedhja specifike e fabulës, te besnikëria e portretizimit poetik të fjalës, tek elasticiteti i kuadratimitstrofor, tek endja me filigramë e fjalës së bukur, tek ato figura që të vijnë si stoli vetëm kur i lexon, pasi kushdo, pa lexuar këto poezi, kurrsesi nuk mund t’i parafytyrojë në sistemin e memorjes. Lexo poezinë e Ardit dhe kujto: “E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur”. — SorenKirkegard

Albert Zholi

[shkrimtar, publicist]

 

Ardi ka stil unik. Krijon aty për aty, si një bisedë malli, si një dashuri impakti, si një dashnor i përjetshëm me figura që përçojnë tejpërtej zemrën, si mjeshtër në lakuriqësinë e mendimit dhe vizaton nudo; puthje pasioni që shkrihen në qejfe, përplasen me zhgënjimin, me hakmarrjen, pendimin dhe fundin fluid.E lexoj me dëshirën e madhe sepse inspiron pafund me goditje ritmike që fluturojnë dy botëve me shpejtësi marramendëse.Ardi nuk është vetëm poeti klasik por ai është “i çmenduri” që kemi nevojë.

 

Kujtim Turkeshi

[piktor, skulptor]