Ditët në vazhdim do të ishin të zakonshme në këtë fshat të thellë ku – një vajzë kishte ardhur të bënte kulturë dhe kishte mbetur në mendjet e njerëzve si një vajzë e tyre që nuk do të harrohej kurrë…….   Kurse Partia me syrin vigjilent kishte zbuluar një armike të rrezikshme të saj…

 

Titulli: NJERIU ME MASKË

Autor: AGIM DEMIRI

 

ISBN:978-9928-244-58-1

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14×20.5cm

 

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Demiri, Agim

Njeriu me maskë : roman / Agim Demiri.

– Tiranë : Ada, 2017

192f. ; 14×20 cm.

ISBN 978-9928-244-58-1

1.Letërsia shqipe 2.Romane

821.18 -31

 

Parathënie

 

Prirja e shikimit dhe e trajtimit të problemit në mënyrë dialektike me shfaqjet e jashtme dhe me thelbin e përmbajtjes, në vijimësi e ka nxitur përgjegjësinë e detyrimit t’i pohojë opinionit letrar nevojën e domosdoshme, se ngarkesat emocionale të frymëzimit e ligjërimit të tij poetik në gjininë e prozës dëshmojnë per Agim Demirin një talent premtues edhe në këtë fushë, si një autor punëtor e këmbëngulës që e kërkon kudo në çdo fushë të jetës e në çdo cep të atdheut fabulën e shqetësimeve të jetës për krijimtarinë e tij letrare.

Duhet theksuar se talenti nuk përton të gërmojë, meditojë e hulumtojë për tema më interesante e më të rëndësishme, duke ndërtuar një arkitekturë kompozicionale më të gjërë e më të ndërlikuar artistike në përmasat e zhanrit të romanit. Tingujt e ligjërimit dhe format e stilizimit në romanin “Njeriu me maskë” të Agim Demirit, nisin nga sipërfaqja narrative e thjeshtë pa finitetin e përshkrimeve eseistike në thellsinë e brendësisë ideoartistike të dialogjeve e monologjeve që zhvillohen midis personazheve, duke u përhapur në formën e valëve të një liqeni malor me ujë të kristaltë. Në to shpaloset prania e dukurisë konkrete të përjetimit të atij realiteti ashpërsisht të hidhur që nënvlersohet para syve të lexuesit. Këtu autori bën një lidhje konkrete e domethënëse midis formës arkitekturore të konceptimit të lëndës letrare dhe mesazhit që përcjellë nëpërmjet episodeve të hidhura për atë skajshmëri dramatike që përdornin strukturat mbikëqyrëse me ato të drejtësisë, të cilat luftonin të mbanin më këmbë atë regjim që u përmbys nga vetë shqiptarët, se ishte kalbur e gangrenizuar që në themele. Nga fillimi e deri në fund romani ka një ndeshje të ashpër midis Zenelit, një pushetar i lartë komunist që nga një njeri i mirë dhe i ndërgjegjshëm që ishte më parë, të bërit komunist i vuri një maskë që e kishte vetë ky sistem, dhe me të e bëri një drejtues që kishte për karakteristikë gjithë të zezat dhe duke përdorur forcën e pushtetit të poshtëronte në mënyren më të tmerrshme dhe Ramies – një vajzë e re që sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe vinte të punonte me gjithë pasionin për të përhapur dije dhe kulturë në një zonë të thellë. Ndeshja midis tyre bëhet e ashpër; Zeneli dhe pushtetarët pas tij, për të bërë dallaveret më të padëgjuara, për të mbuluar njëri – tjetrin dhe vjedhur e bëre poshtërsira sëbashku dhe për të fajngjitur të tjerët për to, dhe nga ana tjetër Ramia në krye të mësuesve dhe intelektualëve të tjerë që përpiqeshin të justifikonin punën e tyre, të ishin larg këtyre formave dhe të ruanin dinjitetin që kishin. Në roman është përshkruar bukur se Ramia si përgjegjëse kulture që kishte vetëm dy rrugë; ose të bëhej si ata vjedhëse, mbështetëse e deri e nënshtruar plotësisht nga kjo lloj poshtërsie, ose të ndeshej me to me të gjitha forcat deri edhe duke u fajngjitur për armike dhe provuar burgun nga ata që ishin vetë të tillë. Linja e ndeshjes është e ashpër; kush dotë fitojë? Zeneli që kishte pushtetin në dorë apo Ramia që përpiqej të ishte korrekte dhe dinjitoze. Dhe ndeshja dihet; për kohën Ramia ishte në dorën e tyre – karakteristikën e punës se si.kishte punuar do ta jepnin ato – vlerësimin e punës në përgjithësi do ta jepnin po ata të djallëzuarit; me një rrjet përgjimesh me njerëz të ndryshëm dhe shpifjesh nga.më të poshtërat, në vend që ta dergojnë në shkollë të lartë – e çojnë në një “shkollë tjetër” – në qelinë e ftohtë të burgut duke e fajngjitur si armike. Kundërshtia e ashpër është dhënë natyrshëm dhe pa përpjekjen për ta paraqitur patjetër “të keqe” dhe ja ka arritur që të jetë reale dhe bindëse. Kjo më tepër e bën romanin interesant dhe të ndjekshëm. Autori tregon e tregon dhe e arrin te ky roman ta marrë lexuesin me vete, gjë që tregon se autori është përpjekur që ta mbajë atë në trysni të tillë që në çdo hap të jetë e zgjuar kureshtja:

“Po më tej si do të ndodhë ? …” Po më tej …?”, duke ruajtur gjallërinë e veprimit nga fillimi.deri në fund njësoj – gjë që nuk është e lehtë për një gjini si romani. Autori ka arritur të futet në botën shpirtërore të personazheve duke i dhënë ato me përshkrime të kursyera qe i bejnë të tipizohen me nga pak gjëra të shprehura dhe që lexuesi i përfytyron edhe vetvetiu. Përshkrimet janë të sakta dhe pa gjëra të tepërta.

Në roman ka ngjarje që nuk është lehtë të përballohen nga ana psikologjike dhe kjo ka bërë të jepen mirë karakteret që janë brenda tyre. Dialogu është dhënë me përpjekjen për të qenë sa më jetësor dhe në funksion të personazheve dhe të personalitetit tyre. Ngjarjet e përshkruara në roman ndjekin njëra – tjetrën natyrshëm dhe këndshëm, herë pas here duke u paraqitur edhe me skena humori.

 

            Ded Nikoll Luca. (Denilu) shok shkolle i autorit