Titulli: Nuk je i lirë me zemër mbi shpinë
Autori: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Kopertina: Agim Sulaj

Redaktore: Oltjona Selamaj

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-06-2
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Nuk je i lirë me zemër mbi shpinë : epigrame / Denilu ;
red. Oltjona Selamaj. – Tiranë : Ada, 2017
112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-06-2
1.Letërsia shqipe 2. Epigrame
821.18 -193.2
Parathënie

Deda, ishte shoku im i bankës dhe i klasës, në shkollën e mesme të kulturës Tiranë, nga vitet 1972, deri në 1976. Më herët, kisha ndërmend të shkruaj për krijimtarinë e Ded Nikoll Lucës (Denilu)… Facebook-u, na krijoi mundësinë të komunikojmë, pas shumë vitesh ndarjeje fizike, me këtë shok me zemër të hapur, me veti shumë të mira të malësorit të zgjuar, me sedër dhe shpirtmirë… Kuptohet, që, tradita familjare nga vinte Deda, ishte dominante në përformancën e tij, që në Shkollen e Mesme të Kukturës, ku u njohëm, u bëmë shokë dhe ndamë së bashku gjithëçka kishim, mendimet, hallet, dëshirat, sukseset… E pas kaq vitesh, tek lexoj krijimtarinë e tij, përfytyroj Dedën adoleshent, me atë të ditëve të sotme dhe ndjehem mirë, që ai ka ecur shumë, në mendime, koncepte, krijimtari dhe mesazhe… Kur isha student, e Deda pergjegjes kulture në Nojë të Krujes, ai vinte në Tiranë për të botuar shkrimet e tij, në revisten “Hosteni”… Aty e kish parë vehten Deda, sepse që atëherë, në atë kohë të vështirë, ai donte të sfidonte te keqen nëpermjet pendës së tij, nëpërmjet mjetit që dispononte, humorit shpotitës të malësorit, me intelekt të lindur… Ai guxonte të godiste, në një kohë, që, shumë krijues, i bënin fresk regjimit, krijonin poezi për realizmin socialist, për ditët e lumtura që kish sjellë Partia… Unë, me sinqeritetin e shokut, e këshilloja të kishte kujdes, sepse më dhimbsej, nëse do t’i ndodhte gjë, por Deda, me atë buzëqeshjen e tij më kthehej… Unë po bëj humor, që njerëzit edhe të lexojnë, edhe të qeshin… Në fakt, Deda guxonte më shumë se ne, duke ngacmuar ” ariun” me hosten… Në atë kohë, kur të gjithë kishin lirinë e plotë të shkruanin, Deda nuk pushonte së shkruari. Dhe, përsëri , shkruan në zhanrin e tij, në gjuhën e tij shpotitëse, nëpërmjet epigrameve… Në çdo epigram, ai është i kujdesshëm të japë një mesazh. Kjo është së brendëshmi, përgjegjësia e tij qytetare, por edhe krijuese, të transmetojë mesazhe, përmes një gjuhe të veçantë, gjuhës së ironisë therëse, të shpotisë së këndëshme, që të bën njëherazi të qeshësh, por edhe të qash… Krijimtaria e Denilu përfshin një gamë të gjërë tematike. Ai godet fort veset më të këqija të shoqërisë shqipëtare, hyn në detajet më intime të problematikave kombëtare, shkruan për dashurinë njerëzore, për kuptimin e drejtë të mardhënieve burrë-grua, godet shkrimtarucët, por nuk lë mënjëanë edhe politikanët shqipëtarë, që nuk po gjejnë rrugën e bashkëpunimit në interes të zhvillimit të vendit… Deda, përdor një laps majëprehtë, mendje të kthjellët, koherencë shumë dimensionale dhe dhuntinë e tij personale. Padyshim, mund të thuhet, se ai është lëvruesi më i suksesshëm i zhanrit të epigramit, si mundësia më e mirë për të komunikuar me lexuesin, si mjeti më portativ dhe i këndëshëm për lexuesin. Shkrimtari është i kujdesshëm të përdorë edhe rimën, e cila zbukuron vargun duke ia sjellë lexuesit artistikisht mesazhin. Me bindjen se Denilu, do të vazhdojë suksesshëm krijimtarinë e tij në të ardhmen, duke prefeksionuar më tej artistikisht vargun, bazuar në këtë përvojë shumëvjeçare të krijimtarisë, uroj që librat që boton, të ndjekin njëri-tjetrin, vit pas viti, e kohë pas kohe.
Bilbil Hereni, shok shkolle i autorit.