Titulli: Nuk ka moshe dashuria

Autori: Perparm Hysi

Redaktori: Filan Fisteku

Gjinia: Poezi

ISBN: 585965756954

Numri i faqeve: 255

Cmimi: 500 leke

 

 

Kete fundjave shtepia botuese ADA publikon librin e shkrimtarit te mirenjohur PERPARIM HYSI

 

Falenderoj Kolonelin në lirim, Zotin Fatosh VOSHTINA që u bë donator për librin tim!

Autori

 

 

Titulli: Nuk ka moshë dashuria

Autor: Përparim Hysi

 

Redaktor: Duro Mustafai

Korrektor: Gudar Toto

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit.

ISBN: ISBN 978-9928-244-28-4

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

 

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2017

 

Të gjithë librat e shtëpisë botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hysi, Përparim

Nuk ka moshë dashuria : lirika / Përparim Hysi ;

red. Duro Mustafai. – Tiranë : Ada, 2017

112 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-244-28-4

1.Letërsia shqipe 2.Lirika

821.18 -14

 

P A R A T H Ë N I E
Përparim Hysi- Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të  rubintë të Lirikës Botërore.

“… Mollëzave që pika mua

Me një pikë të zezë në mes,

Që t’i thith njëherë si dua,

Jam gati dy herë të vdes!…”,

shkruante ALI ASLLANI tek “Vishet mëni,zhvishet vasha…” më 1930. Një aktancë e shkëlqyer e lirikës erotike, e vendosur në vetën e parë, në mënyrën dëshirore, folja. Një emfazë diskursi. Një parandjenjë ëndërrante, përsëritëse,deri në të pamundur, deri në të pamoshë…( e ç’do të donte më shumë arti letrar?!).

…  do të rikthehej fiks pas 80-vjetësh, në veri të fshatit VAJZË (vendlindja e ALI ASLLANIT), një rreth e gjysmë administrativ larg, në Fier,kjo poezi, me një gjeografi  shpirtërore,edhe më të madhe, me regjistër semantik edhe më të gjërë.

 

*     *    *

 

“… nëse sot që po të  presë,

nuk do dalësh në takim;

do të thotë që imja shpresë

ja: u kthye…pikëlllimë!

Dhe, po erdhe, kjo s’do mend

do më mbushësh me gëzim;

se ta dish që më kalmend,

ti je gaz për shpirtin tim…

sikur vazhdon elipsin liriku ynë i sinqeritetit erotik,PËRPARIM  HYSI, ose dhimbja e mallit që qan, atje ku fillon e mbaron dheu i seminolëve, në FLORIDA  të SHTETEVE TË BASHKUARA  TË  AMERIKËS, ku dielli gjen fytyrën e vetë dhe fatin shpesh herë të ndaluar diktaturash,kjo poezi jetësore,me “Nëse sot…”.

PËRPARIM  HYSI është poeti që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të Lirikës Botërore: nga ai,ROBERT BËRNS, ESENIN dhe HAJNE, por i veshur stilistikisht me ngjyrat e arta të gjuhës së madhe SHQIPE, duke u përmasuar saktësisht si ata.

“… se tani që unë u plaka

dhe s’duroj e s’kam fuqi

por, ja që më dhëmb plaga

plagëmadhja- dashuri”.

“Ankon” për moshën që i iku tek poezia “M’u kujtua mike e vjetër”, duke qenë i ndërgjegjshëm se dashuria nuk ka  moshë, se dashuria nuk ka sy, se dashuria nuk ka tru, se dashuria lind dashurinë, lind jetën, duke u përvuajtur poetikisht.

Kështu do t’i ndodhë dhe pas vdekjes,Përparimit… se ai do vdesë i dashuruar dhe do “ringjallet” përmjet dashurisë.

Natyrisht, duke folur çiltër në poezinë e tij, bën  që ndonjëri edhe të mbledhë buzët se “gjasme” në emër të etikës apo estetikës letrare. Profanë të tillë janë të njohur me ligësinë e tyre, por a nuk e shanë ALI ASLLANIN e madh dhe nxorën fare nga letrësia shqiptare? Po LASGUSHIN a nuk  e harruan deri në vdekje biçimë  të tillë; duke mos pyetur për këta “biçimë estetë”, them se poetët e  standartit PËRPARIM  HYSI funksionojnë zakonisht vetëm dhe ja si ligjëron:

” Ashtu si tek një trung i vjetër lisi

befas, zë e fërfëllit një syth i ri

ashtu dhe unë,PËRPARIM  HYSI,

tani, i moshuar, bie  në dashuri.”

Dhe, për të mos u lodhur, po i mbyll këto fjalë të mia me vargjet  e POETIT të madh gjerman,GËTE:

“… kur kokë e zemër të gjëmon,

më mirë se ç’të ka ënda?!

Kush më s’gabon, më s’dashuron

në varr, le të  hyjë, brenda! ”

 

PETRAQ   KOTE- POET