Tek autorja fjala dashuri është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje. Dashuria është forca që përqafon universin është ajo që lexojmë me pak fjalë në poezinë e Giusy Nisticò, nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë. Ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë…

 

 

TITULLI:  Të lidhësh petalet

POEZI

AUTORE: Giusy Nisticò

Shqipëroi: Anila Dahriu

 

Botimi i parë, 2020

ISBN: 978-9928-326-45-4

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë,  dhjetor 2020

 

Të lexosh shpirtin poetik të poetes Giusy Nisticò

 

Të lexosh  shpirtin poetik të Giusy Nisticò  do të thotë të kesh” një shpirt të qetë dhe të çiltër”, i cili të kujton një durim të jashtëzakonshëm, ku poeti përballet me realitetin në faqet e tij,në fillim me një sy tjetër, së pari të paqartë dhe më vonë ngadalë ngadalë, në një det të qetë ku paqja mbretëron dhe fiton betejën me kryeveprat e veta … Giusy është një sirenë që na paralajmëron me zërin e saj të fortë, dhe  vazhdon … nuk ndalet, edhe nëse zërat e errëta përpiqen të shtypin rrugën e saj. Duke lexuar poezitë të librave të botuara nga mikja ime, mendova se lindja e një poeti është një privilegj, ku transparenca, e vërteta, besnikëria janë dhurata që lindin tek ta … Koha nuk i transmeton ato menjëherë, po mbeten të virgjëra me fjalët tona që dalin dhe depërtojnë në të gjitha nuancat e ngjyrave. Ndërkaq shpirti na shtron shumë pyetje për jetën, të cilat nuk gjejnë përgjigje dhe mbeten në thellësinë e egos sonë, që pastaj na shtyjnë të bërtasim falas … sepse poezia është e lirë dhe transmeton tingujt e shpirtit. Një ndjenjë që drejton mbase një mendim “të dobët”, por me vetëdije se kemi kapërcyer tejkalimin e komplikimeve, që jeta na jep si provë. Ndë rsa gjithmonë kemi synime në ekzistencën tonë tokësore …

 Çfarë jemi nëse heqim dorë? Ato ndihmojnë për të ngritur dhe dhënë një kuptim unik për pjesët që ngjiten në këtë jetë mbytëse, të përbërë nga paragjykime … nga ana tjetër forca e brendshme tek ne, lufton fort, duke ndjekur parimet dhe vlerat për të jetuar çdo ditë. Këtë veti të veçantë nuhas në fjalët kaq të sinqerta tek kumbojnë dhe burojnë kaltërsinë e brendshme të tyre.

Giusy shkruan pa lidhur dhe kufizuar shpirtin ,nuancat e jetës janë si klithmat dhe lemzat e kuptuarit të saj. Ndokush i fsheh me fanatizëm duke veshur maskat e karnavaleve dhe hyjnuar të pavlerën në vlerë.

Tek autorja fjala dashuri është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje. Dashuria është forca që përqafon universin është ajo që lexojmë me pak fjalë në poezinë e Giusy Nisticò, nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë. Ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë:  rebelim i drejtpërdrejtë me kohën hipokrite duke i shpallur luftë të pamërshirshme. Për t’i dhënë sens asaj që do të thotë të besosh? Të besosh në një jetë sublime me aq shumë pasion për të dhe poezinë , e cila na ndihmon të zgjidhim nyjet e shpirtit dhe si shpërblim na bën më të fortë drejt rrugës sonë, drejt një jete dinjitoze, që gjithmonë të rëfejmë dhe shkruajmë të vërtetën e saj.

 

                                           ANILA DAHRIU