…Tek libri ku gjejmë shpërthimin shpirtnuer të Bajames, ajo që zapton sot lexuesin asht e “pabesueshmja” dashuni për jetën, shoqninë e familjen! Asht pikrisht ajo dalta që në Gurin tonë, Bajamja, ka daltue dashuninë e shpresën për t’ ardhmen (cila do kjoftë), pra, për familjen e Lirë dhe të pastër si biluri, po edhe të bekueme me trashëgimtarë nga Dora e Zotit…

 

 

Oh, ç’vite të vrara!

Poezi

Autore: Bajame Hoxha – Çeliku

Redaktor: Bajram Karabolli

 

Botimi i parë: 2021

 

ISBN: 978-9928-326-92-8

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Çeliku, Bajame

Oh, këto vite të vrara! : poezi / Bajame Hoxha –  Çeliku; red. Bajram Karabolli

– Tiranë: Ada, 2021

164 f. ; 13×20 cm.

ISBN 978-9928-326-00-0

1.Letërsia shqipe             2.Poezia

821.18 -1

 

DALTA N’GUR !

 

 

Ka mendime e mendime! Disa thonë asht e kotë me rrah n’ gur me daltë se nuk len as shenjë! Harrojnë me cilësue se ku len shenjë dalta, në cilin prej gurve? Pra, gjithshka m’varet prej gurit… Ndërsa, në baltë dhe në llom asht e vërtetë që dalta nuk len asnjë shenjë… Llomi mbetë llom… Balta duket sikur merr një formë, po një shi e rikthen aty si ishte, pra, në baltë se n’ baltë… Edhe Shqipnia kishte rruga të vjetra me kalldrame dhe, madje, edhe me gur të latuem e të vendosun bukur ndër kështjella…

Po, Shqipnia kishte edhe ka rruga me baltë e llom edhe t’ pafund…

Mjerisht, ka edhe prej Atyne rrezikzezëve që i provuen kur ishin të vegjël fëmijë me hypë ndër kamjona, dhe me u nisë padijtë ku shkojnë në këto rruga plot gropa me ujë e baltë… Dhe, me u ndalue dikund, ku sot në kujtesen e Tyne asht e daltueme fjala “kamp internimi për armiqtë”… Po, se “armiqtë e kujt” ishin Ato, nuk besoj se e dijnë edhe sot!..

Asht shumë e vështirë me tregue sesi formohet njeriu i rrethuem, i ushqyem dhe i brumosun mjedis baltës dhe llomit e, jo një e dy vjet, po një jetë të tanë ku motivi kryesor ishte “urrejtja edhe per prindin”! Ishte parimi bazë i “edukatës komuniste” ndër çerdhet e diktaturës komuniste “urrejtja” për prindin, vllaun e motrën apo shokun e mikun e shtëpisë…

E vetmja rrugë shpëtimi nga burgosja dhe interrnimet e pafund ndër ato vende ishte “vigjilenca”, ndryshej fillonte e mbyllej jeta aty pa asnjë shpresë me pa të pakten një ditë të mirë në jeten tande. Ndërsa sot, në kushte krejt të tjera jetese mundemi me arsytue e gjykue edhe për Ata e Ato, që me durim dhe formim shpirtnuer të mrekullueshem arrijtën me kenë trashëgimtarë të nderuem të atyne familjeve që në nderim të një fisi të njohun, edhe aty shkelqenin për formimin dhe edukatën e tyne.

E një prej Atyne fëmijve t’zdathun asht kenë edhe një vajzë e vogël 11 vjeçare po me një histori të daltueme n’ gur, per shumë vetë që nuk e njohin, me një jetë të pabesueshme: Ajo asht Bajame Hoxha – Çeliku…

Ajo ka ecë 33 vjetë, pra, me vite e vite ndër balta e ara të zhytuna në llom, po edhe pse ferrat i nguleshin nder kambet e saja të njoma, kur Ajo mërrinte tek praku i barakës së kampit, të gjithve ju dukej “Gurit”…

Ishte nga ata Gurë që shkelqenin, nuk theheshin aq kollaj as nga e keqja dhe as nga vuejtja, ishte një parim që Ate e veçonte aty mjedis asaj kënete të mjerueshme e aq të vuejtun njerzore: Ishte dashunia e pakufi për shoqet e shokët e asaj udhe të pafund që ia kalonte edhe Kalvarit, dhe kjo ishte frut i qumshtit që Asaj i kishte mëkue Nana në vogli dhe, i asaj kafshate “bukë’ e djathë” që Arixhofka, (Bajamja) përgjysmonte me shoqet e veta të interrnueme e të zhytuna në mjerimin e jetës shumica pa e dijtë se “pse?”

Ndonse, Vjerrshat e bukura janë ato që e dominojnë në pjesën ma të madhe librin “OH, Ç’ VITE TË VRARA !” të Poetes sonë Bajame Hoxha – Çeliku, titulli i tij ndoshta, i perket asaj kohës së vonë kur shkrimtarja e sheh të mbyllun kapitullin e një jete të tanë.., “nën rrebeshin vrastar të asaj kohe kur shpresat e Shqiptarëve ishin venitë!” Po, edhe e ardhmja per shumë vetë të rrethuem nder tela me gjemba ishte e pabesueshme…

Shpesh vuejtja e shkallmon shpresën e së ardhmes. Ma sakt e dërmon!

Tek libri ku gjejmë shpërthimin shpirtnuer të Bajames, ajo që zapton sot lexuesin asht e “pabesueshmja” dashuni për jetën, shoqninë e familjen! Asht pikrisht ajo dalta që në Gurin tonë, Bajamen, ka daltue dashuninë e shpresën për t’ ardhmen (cila do kjoftë), pra, për familjen e Lirë dhe të pastër si biluri, po edhe të bekueme me trashëgimtarë nga Dora e Zotit…

 

Vesa mëngjesore po na njomte buzët,

Ajo natë përrallore ish plot magji.

Ishim të dy zjarr i furtunës,

O Zot, si ishim unë e ti…!

(Nga Poezia “E GDHIMË”)

 

Zemra e Bajames din me këndue, din me i thurë lavde miqësisë me të gjithë Ata, që dikur para se me i thanë “mirë mengjes”, u donte me shikue mbrapa se, mos po e ndigjojnë “vezhguesit” e pa shpirt e katilë…

E vargjet e saja janë të shkrueme nder Gurë:

 

 

 

Ti jeta ime, heroinë!

Ballëlarta ime

Krenaria ime

Furtunave s’u theve.

Po qëndrove e hekurt,

Sypatrembur.

Qëndrove majash të larta

Kreshnikja jetë!

(Nga Poezia “SHQIPËRIA IME”)

 

E fatmirësisht Bajame Hoxha, diti mirë se cila asht bukuria e jetës:

 

Ah, psherëtij, kujtoj si asnjëherë kohën!

Kur pinim ujë nëpër gjurmët e kalit.

Rininë, të bukurën na i vranë, na i vodhën…

Gan, veç ti, mbete zambaku i ditëve të majit!

(Nga Poezia: “AH QË AH!”) Që s’kalon pa të len gjurme.

 

 

Ato, nuk ishin vite

Ishin dekada.

Ishin

Ca vite

Ca vite…

Oh, ç’ vite të vrara!

Ndërsa ne, pafajësia!

(Nga Poezia: “OH, Ç’VITE TË VRARA!”)

 

 

Lexuesve tanë të nderuem, kudo që janë sot.., unë ju them vetëm dy fjalë: “Mos m’ besoni!” Lexoni këtë liber të “Daltuem n’ Gur !”…

E, do të shikoni se: Poetja Bajame Hoxha s’ di me shkrue ndryshej!

“Pena e Saj asht Dalta!”…

 

Me shumë respekt: Fritz Radovani.

Melbourne, 2021.