Titulli: OSTROVICA
Autore: Delina Kreka
Redaktore: Delina Kreka
Struktura grafike realizuar: Grafika “ADA”

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores
ISBN: 978-9928-326-08-9
Botimi i parë, 2020

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Maj 2020

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kreka, Delina
Ostrovica : balada dhe lirika / Delina Kreka.
– Tiranë : Ada, 2020
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-08-9
1.Letërsia shqipe 2.Balada 3.Lirika
821.18 -144
821.18 -14

Parathënia

Mund të themi se janë aq të paktē botimet me balada sa lexuesi ka harruar se çfarë janë baladat. Autorja Delina Kreka, vjen me librin e saj të gjashtë: (Poezi dhe balada) të titulluar ” “Ostrovica” Në baladat e poetes Delina janë të përziera elementet epike e dramatike, por për fat, aty ka edhe zotërim të elementeve lirike. Balada…nga vjen ky emër që lexuesi sikur e ka harruar!? Emri i saj del nga folja neolatine Ballare =(vallëzoj).
Në qëndër të baladave të poetes Delina Kreka nuk janë vetëm temat kolektive e heroike. Në qendër të saj është tragjikja individuale, kurse koncepti themelor i saj është nderi apo besa e dhënë
Strukturën përmbajtjesore të baladës së Krekës nuk e karakterizon as përshkallëzimi epik, as një paraqitje kronologjike. Atë e karakterizojnë kapërcimet e mëdha dhe përqendrimi në situata themelore të zhvillimeve psikologjike.
Baladat u ngritën në Mesjetë. Nga origjina, baladat shoqërohen me tradita, legjenda popullore, ndërthurin tiparet e një tregimi dhe një kënge. Shumë balada për një hero popullor të quajtur Robin Hood ekzistuan në Angli në shekujt XIV-XV. Balada është një nga zhanret kryesore në poezinë e sentimentalizmit dhe romantizmit. Bota në balada duket misterioze. Ata janë karaktere të ndritshme me karaktere të përcaktuara qartë.
Njeriu është gjithmonë në qendër të baladave letrare.
Baladat janë krijime të hershme të trashëgimisë popullore shqiptare … që janë thirrur me emra të ndryshëm si: “këngë të moçme”, “këngë të dhimbshme”, “këngë pleqërishte”, “këngë të përmallshme”, siç i quante edhe Nikoll Keta e Gavril Dara, pasi janë rrëfime popullore në vargje dhe kanë të bëjnë me jetën moralo-zakonore të popullit, duke trajtuar tema të dhimbshme” .
Arbëreshët e morën me vete Baladën e Kostandinit e të Doruntinës, e modifikuan, e kërcenin dhe 50-60 vetë në formë gjarpëruese, sipas traditës së të parëve. Baladat janë krijime të ndërmjetme, ku kemi peshë epike dhe lirike . Baladat kanë fund tragjik shpirtëror, edukon me idenë e pastrimit moral, realizon fisnikërim në kuptimin e ndryshimit pozitiv të situatës që është krijuar pa dashje. Balada ka funksion utilitar. Fundi i pakëndshëm në balada mendohej se bënte efekt për fisnikërimin e ndjenjave njerëzore, që të mos ndodhnin më pas gjëra të rënda Për lexuesin po citoj një pjesë të baladës së autores Kreka.

“Ç’KEMI QËNË, Ç’JEMI?”

Penë hidhur, gojë e hidhur
Me gjak trimash shkroi gënjeshtra.
Si na ndau copa-copa
Pastaj shkeli përmbi eshtra.

Po shqiptari i vërtetë,
E ka syrin bash shqiponjë.
Qesh penën e helmuar.
Pret që forca t’i shterojë.

Baladat letrare janë poezi me histori për fatin e fatit.
Libri i gjashtë i autores Delina ndahet ne dy pjesë – në poezi dhe në balada. Tek poezia autorja përpiqet t’a kthejë botën shpirtërore në një ndikim të domosdoshëm me botët e ndryshme shpirtërore. Delina Kreka nuk mund t’a fsheh dot nën buzë motivin social dhe filozofik. Ajo përpiqet dhe ja ka arritur të pasqyrojë një mendim a ide për të cilën mund të konstatohet një realitetit a gjykim kritik mbi çështje të ndryshme shoqërore.
Poezia e Delina Krekes është tërësia e domosdoshme e nevojës ideo-estetike e prirur të shërbejë në çdo kohë, dhe si e tillë mundëson t’a njohësh ekzistencën e njeriut, konceptin e botës dhe vetveten.
Nga libri në libër shohim se autorja hedh hapa në udhë të cilësuara, duke vënë në dukje realitetin shoqëror nëpërmjet figurave letrare, dhe vetëm kështu, si e tillë ajo mundëson njohjen e jetës së njeriut dhe të botës.
Për Delina Krekën me rëndësi ështe stili dhe autenticiteti i mendimit që shpaloset brenda procesit krijues. Sipas meje, trajektorja e shkrimeve ka nisur me poezinë dhe mrekullisht ka rrugëtuar deri te eseja dhe balada . Tek libri me poezi dhe balada i titulluar “Ostrovica” bie ne sy stili i saj i veçantë.
Stili, i cili të ndërlikuarën arrin ta bëjë mjeshtërisht të kuptueshme për masën . Flas me gojën plot se ky libër e përmbush pritshmërinë.

Ermira Saraçi poete