…Këta ambasadorë më 20 shkurt u mblodhën në një konferencë virtuale. Por në jetën e përditshme shpesh qëllon që janë bashkë në aktivitete të ndryshme, ku recitohen poezi e këndohen këngë, ku buçet daullja e shpërthen vallja, ku flitet për paqen e për ëndrrat e së ardhmes. Disa prej tyre i gjejmë bashkërisht edhe në këtë libër, idea për të cilin lindi pikërisht në ditën e asaj konference. Kësaj ideje iu përgjigjën një sërë krijuesish dhe imprenditorësh dhe zemërbujari Klodian Cami mori përsipër sponsorizimin. Të gjithë bashkë luftojmë që paqeja të mos mbesë ëndërr, por të triumfojë në gjithë globin…

 

PAQEN E KEMI NË ZEMRA

ME  AMBASADORËT  PËR  PAQEN

 

Redaktor: Ndue Lazri

Sponsor: Klodian Cami

 

 

Botimi i parë, 2021

Tirazhi: 200 kopje

ISBN: 978-9928-326-69-0

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14cmx20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Paqen e kemi në zemra :

me ambasadorët për paqen /

red. NdueLazri.

– Tiranë : Ada, 2021

124 f. : me foto ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-69-0

1.Letërsia shqipe  2.Autorë shqiptarë

3.Poezia    4.Përmbledhje (antologji)

821.18 -82

 

 

QË PAQEJA MOS TË MBESË ËNDËRR

 

   Ajo nuk ishte një konferencë ambasadorësh, nga ato që thurin intriga pas shpine me gjuhën e ftohtë e tinzare të diplomacisë. A nuk kemi ne shqiptarët një përvojë të hidhur nga Konferenca  ambasadorëve e vitit 1913 në Londër, që i vuri vulën copëtimit të territoreve shqiptare?

   Jo, ajo e 20 shkurtit 2021, e organizuar online, ku ndiheshin bashkë në një sallë edhe ai apo ajo që fliste nga Tirana apo nga Kanadaja, nga Selaniku apo nga Gjermania, nga Roma apo nga Reggio Emilia, nga Trentino apo nga Piacenza, nga Pescara apo nga Bergamo, Nga Fermo apo nga Lecco, ishte një konferencë e qeshur, e paqtë, sepse jepeshin titujt “Ambasadorë për Paqen”. E ky titull nuk u jepej diplomatëve djallëzorë, që prapa buzëqeshjes fshehin firmën e ndonjë shpalljeje lufte o agresioni. Ishte titull që u jepej njëherësh disa krijuesve të njohur të artit e të letërsisë, si dhe imprenditorëve të palodhur që energjitë e tyre i kanë vënë në shërbim të ndërtimit të së ardhmes dhe të mirëqenies së komunitetit. Krijues që në vargjet e tyre i thurin himne paqes e lirisë, dashurisë e harmonisë midis njerëzve. Dikush ka thënë se kur flasin artistët armët heshtin. E atëherë kush më mirë se artistët mund ta kryejë misionin e ambasadorit për paqen?

   Imprenditorët, që u japin punë njerëzve e bukë familjeve të tyre. Që ngrenë ndërtesa të reja ku do të banojnë njerëzit e do të krijohen çerdhe të reja familjare. Që marrin pjesë në misione bamirësie, duke sjellë dritë e ngrohtësi edhe aty ku drita mungon, që sjellin buzëqeshje edhe në ato vatra të varfëra ku prej ditësh nuk piqet bukë. E atëherë kush më mirë se imprenditorët mund ta kryejë misionin e ambasadorit të paqes?

   Këta ambasadorë më 20 shkurt u mblodhën në një konferencë virtuale. Por në jetën e përditshme shpesh qëllon që janë bashkë në aktivitete të ndryshme, ku recitohen poezi e këndohen këngë, ku buçet daullja e shpërthen vallja, ku flitet për paqen e për ëndrrat e së ardhmes. Disa prej tyre i gjejmë bashkërisht edhe në këtë libër, idea për të cilin lindi pikërisht në ditën e asaj konference. Kësaj ideje iu përgjigjën një sërë krijuesish dhe imprenditorësh dhe zemërbujari Klodian Cami mori përsipër sponsorizimin. Të gjithë bashkë luftojmë që paqeja të mos mbesë ëndërr, por të triumfojë në gjithë globin.

 

   NDUE LAZRI