Lotusi është lloji i jetës së njeriut dhe i asaj të Kozmosit, sepse elementët e të dyjave janë të njëjta dhe se të dy zhvillohen në të njëjtin drejtim. Rrënja e Lotusit të ngulitur në baltë përfaqëson jetën materiale, kërcelli që kalon nëpër ujë simbolizon ekzistencën në botën astrale dhe lulja që noton mbi ujë dhe hapet drejt qiellit është emblema e qenies shpirtërore.

 

Titulli: Pasqyra e shpirtit

Autori: Edmond Beka

 

 

Botimi i parë: 2022

 

ISBN: 978-9928-362-30-8

Formati: 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, mars 2022

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Beka, Edmond Pasqyra e shpirtit : aforizma / Edmond Beka.

– Tiranë : Ada, 2022

460 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-30-8

1.Letërsia shqipe  2.Aforizma

821.18 -84

 

 

Pasqyra e shpirtit, një lotus midis llojit

të jetës dhe emblemës shpirtërore

 

Gjithçka fillon nga rrënjët. Kështu është dhe zanafilla e jetës, e cila përmes simbolit të një lotusi krijon atë botë astrale që ngre në këmbë trupin, lulëzon  ngjyrat më të bukura  dhe më pas shpërndan petalet me aromën drejt qiellit, si emblemë e qenies shpirtërore.

“Lotusi është lloji i jetës së njeriut dhe i asaj

të Kozmosit, sepse elementët e të dyjave janë

të njëjta dhe se të dy zhvillohen në të njëjtin

drejtim. Rrënja e Lotusit të ngulitur në baltë

përfaqëson jetën materiale, kërcelli që kalon

nëpër ujë simbolizon ekzistencën në botën

astrale dhe lulja që noton mbi ujë dhe hapet

drejt qiellit është emblema e qenies shpirtërore.”

 

Jo pa qëllim autori Edmond Beka çel siparin e librit të tij me aforizma ”Pasqyra e shpirtit”, me vetë lotusin, pasi në mbarë artin e tij krijues ai i referohet tre kocepteve më të rëndësishme, atë të egzistencës, ndërgjegjies që  na karakterizon dhe shpirtit. Format e shprehura dhe mendimi filozofik hedh dritë në këndvështrimin e paraqitjes së natyrshmerisë përmes trajtave dhe formave, e gjitha kjo për të paraqitur tablon e plotë të gjithë larmisë jetë. Bota e pasur dhe përvoja e ndeshur krijojnë tablonë e përgjitshme për të gjitha gjendjet dhe afeksionet që shoqërojnë, duke nisur së pari me emocionet e përcjellura (providencën) që kthen në formë nostalgjie. Pastaj si në abstraksion autori kalon në format më egzitenciale, atë të perfomancës dhe gjykimit, si mishërim  dhe ndjesi e përhershme. Gjatë leximit të aforizmave vërehet qartë shtjellimi i gjithë proçesit jetësor. Idetë dhe vizioni për të na afruar një hapësirë më të gjerë, ka refleksionin si tedencë kryesore për të shprehur mendimet më të thella, imagjinuar, por dhe trajtuar si objeksion, të cilat na qendërzojnë dhe  imponojnë qëndrimet tona më koherente.

Misteri, fataliteti, enigmat, pamundësia për të kapërcyer vetëndërgjegjien, si  konfuzion por dhe shqetësim ngrejnë pareshtur stuktura të tilla, të cilat herë në formë dekadente dhe herë vizualitetit ndërtojnë një brendi intiguese, por përshfaqin dhe guximin e përballjes. Kështu mes tre botëve, tre gjendjeve, atë të krijimit, jetës dhe përtejshpirtit autori sjell përmes aforizmave konceptin e tij postmodern, herë si një mision i vetë ciklit të vazhdimësisë, herë si përnjohje dhe herë si largim i beftë, me gjurmë të mbetura tek e nesërmja.

                                                 Roland Lushi