Një ditë tjetër, një tjetër botim te ADA

 

Titulli: Për te ti do udhëtoj- Poezi

Autore: Prena Prendi

Redaktor: Niku Ramollari

Korrektore: Albana

Kopertina: Niku Ramollari

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati: 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

 

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2023

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Prendi, Prena

Për te ti do udhëtoj : poezi /

Prena Prendi ;  red. Niku Ramollari.

-Tiranë : Ada, 2023.

144 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-32-1

1.Letërsia shqipe  2.Poezia

821.18 -1

ParathËnie

 

Është botimi i rradhës i Krijueses Mirditore Prena Prendi. Që në Poezinë e parë “Udhëtimi Ynë” të këtij vëllimi me poezi arrin të kuptosh se boshti ku ajo është mbështetur më së shumti është Kurbeti. Që në nisje ajo shpalos modestisht nëpërmjet figurave letrare dhe metaforave të sjellë artistikisht udhëtimin e saj përgjat jetës mërgimtare.

Për t’a vërtetuar këtë do sjell një copëz bisedë të saj ku thotë: “Përgjithësisht kurbeti është një plagë e shoqërisë ku po e jetoj vetë. Malli për vendlindjen e njerëzit e dashur është baza e arësyes që shkruaj. Shumë dashuri janë nda nga kurbeti e shumë të tjera për të ruajtur familjen e dashurinë kanë sakrifikue e marrë këtë rrugë, ndaj dhe titulli i librit dua ta përfaqësojë më së miri këtë temë.”

Dhe duke lexuar poezi mbas poezie këtë libër pak e nga pak do gjeni të shpalosur Shpirtin, Zemrën e Prenës. Aty do gjeni çdo tipar të karakterit të saj, Çdo pasuri që ajo poseidon si Shpirtin, Bujarinë, Dashurinë por dhe forcën e të shprehurit për fenomene negative të jetës së përditëshme, nëpërmjet humorit, sarkazmës dhe kritikës së pastër prej gruaje të kalitur nga vështirësitë e jetës.

Nuk do doja të zgjatesha më tepër ku ndonjë lexues hokatar me të drejtë do të thosh: “Duke lexuar parathënien arrita ti lexoj të gjitha poezitë që janë rreshtuar faqe pas faqe dhe s’më ngel tjetër por të mjaftohem me kaq. Redaktori i tha të gjitha” dhe për të mos u zgjatur po e mbyll me një varg të Prenës: “Flas me vargun, lot shpesh kam në sy”

E pra, kjo është Prena. Lexim të këndëshëm.

Niku Ramollari