Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese “ADA”

 

TITULLI:  PERËNDIM  NË TRISHTIM

POEZI

AUTOR: GRISELA  VELI

REDAKTOR: ALUSH AVDULI

Botimi i parë, 2019

ISBN: 9789928269726

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2019

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Veli, Grisela

Perëndim në trishtim : poezi / Grisela Veli ;

red. Alush Avduli. – Tiranë : Ada, 2019

100 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-296-72-6

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

FJALË  PËR NJË  TALENT NË ARDHJE

 

Grisela Veli me librin e parë poetik të titulluar “Perëndim në trishtim” të le përshtypjen e një rruge  të vetme  në zanafillën e përparimit që ëndërron metamorfoza. Si shpërthim dëlirësie është angullim. Larg zhurmave ordinere në delir, të vetëshpallura korife poetike, ajo vëren refuzimin; sepse, të jesh krijuese, ngjason me një mister social në tërheqje nga mistiçizmi i barazisë  sfilitëse. Kësisoj përtej sufiçiteve sasiore, krijesat e Griselës përplot  vargje eterike, pikturojnë si  zogj buzëqeshje në hapësira të trishta, që fuqizojnë me paraqitjet e  tyre shkëndiat e vështrimeve në lexim, për prekjen e shfaqjes në tepricën e muzgut të përrethësisë. Madje,  me fjalën poezi  Grisela nënkupton, pa qënie lëndore, një ekzistencë të bardhë pa dritë. E shkruar bukur, ëndërron pushtimin e ardhmërisë. Përplot pohimeve kundërthënëse, në përfundime shpreson të mbetet brendësi e mrekullueshme kuptimi.

Në vijim dua t’i them Griselës:Sa do të dëshiroja që në sotshmëri vëtëm  pakica ta cilsonte poete!… Po kush është kjo Grisela Veli ?!…

Jo për kërshërinë, por për prezantimin:

Grisela u lind më 20 korrik 2003 në Tiranë nga prindër me origjinë nga fshati Vërvë i Konispolit. Mbaroi vitin e parë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja. Dëshira e saj e nesërme është që të bëhet poete dhe vetëm poete. Tanimë me “Perëndim në trishtim” semaforët janë ndezur për synimin, veshur me bukuri hyjnore.

ALUSH AVDULI