Përmbledhja “Përmes shekujve letrarë” përmban hulumtime, ese, kritika letrare, për identitetin kombëtar dhe Çamërinë, në libra me poezi, prozë dhe libra historiografikë, të gjurmuar në dhjetra vjet.

Me formim letrar, teorik dhe poetik, me intuitë kritike ka qëmtuar në vlera të njohura dhe më pak të njohura për të tërhequr vëmendjen, se në to, ka ende diçka që meriton të shihet a të rishihet.

Prof. Dr. Bashkim Kuçuku

 

 

Titulli: Përmes shekujve letrarë

Kritikë letrare, Studime, Ese

Autor: Ahmet Mehmeti

 

Redaktor: Prof. Dr. Bashkim Kuçuku

 

Mirënjohje të veçantë vëllait tim Feti Mehmeti për daljen në dritë të këtij libri

 

Botimi i parë: 2023

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-398-64-2

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mehmeti, Ahmet

Përmes shekujve letrarë : kritikë letrare, studime, ese / Ahmet Mehmeti ; red. Bashkim Kuçuku. – Tiranë : Ada, 2023.

292 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-64-2

1.Njerëz të shquar dhe kultura

2.Autorë shqiptarë 3.Letërsia shqipe

4.Kritika, interpretimi 5.Studime

6.Shqipëri

008(496.5) (081)

821.18 .09 (081)

 

Ahmet Mehmeti lindi në Fier më 15.01.1947 në një familje me prejardhje nga Vërsela e Filatit. Në familjen e tij librat ishin pjesë e jetës së përditëshme. Gjyshi i babait kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Al-Azhar të Kairos. Gjyshi i tij nga i ati, Beqir Mustafa Mehmeti, mori pjesë aktivisht në Luftërat Ballkanike (1912-1913), në Luftën e Janinës dhe më pas në Luftën e Shkodrës për mbrojtjen e tërësisë teritoriale kombëtare shqiptare ndërsa gjyshi nga e ëma, Hilmi Kasim Gaxheli, u martirizua për tokën amtare nga forcat racisto-fashiste greke në Luftën e Dytë Botërore (tetor 1944). I ati, Shaqir Mehmeti, luftoi kundër racisto-fashistëve zervistë grekë. Në moshën gjashtvjeçare familja e tij u vendos në fshatin Valas të Cerrikut. Shkollën fillore  e kreu në fshatin Papër, kurse shtatëvjeçaren dhe gjimnazin në qytetin Cerrik. Sistemi totalitar e pengoi të realizonte ëndërrën e flaktë të rinisë, studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, kështu që u detyrua të vazhdojë studimet në Fakultetin e Pyjeve të Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë (ILSHB) në Tiranë (1966 – 1971) ku u diplomua me titullin “Inxhinier Pyjesh”.

U dallua në krijimtarinë artistike si në gjimnaz edhe në Institut, ku u vlerësua me çmime të para në konkurset poetike. Poezinë e parë e botoi në gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1968, vazhdoi me shkrime në gazetën “Luftëtari”. Në redaksinë e gazetës “Studenti i Bujqësisë”, që dilte ne ILB, nga viti i parë, 1969 dhe deri ne vitin 1971 kur përfundoi studimet e larta mbuloi problemet letrare si dhe botoi cikle me poezi, ese dhe artikuj te ndryshëm. Në vitin 1971, një faqe letrare e tërë me poezitë e tij në gazetën “Zëri i Rinisë” u hoq nga qarkullimi sapo kryeredaktori u njoftua se autori i tyre ishte çam. Që nga ajo kohë deri në vitin 1990, për njëzet vjet rrjesht, nuk botoi asnjë krijim artistik, por vazhdoi te shkruante me shpresën se do vinte një ditë dhe do dilnin në dritë. Pas ndryshimit të sistemit totalitar ka botuar në gazeta, revista e buletine shumë cikle me poezi, artikuj publicistikë e letrarë, ese e pamflete si dhe studime shkencore për letërsinë, folklorin, marrëdhëniet ndërkombëtare, historinë etj.

Më parë e në vazhdim ju përkushtua punës eksperimentale, shkencore e studimore  ne fushën e pyjeve, kullotave dhe mjedisit për të cilat ka botuar një mori artikujsh publicistikë e shkencorë si dhe studime në gazetat “Bashkimi”, “Shkumbini”,”Fjala e lire”,”Rilindja”, “Albania”, ”Elbasani”,”Kurora e gjelbër”, “Ekolëvizja”, “InfoElbasani”, “Fjala”etj. si dhe në revistat “Bujqësia” e “Tribuna e ekspertit” dhe në buletinet “Pylltaria”, “Buletin i   Shkencave Pyjore”, “Buletini Informativ”, ”Buletin i REC”, “Mjedisi Sot”etj.

Si ekspert i pyjeve, kullotave e mjedisit ka punuar pothuajse në të gjitha rrethet e Shqipërisë në kuadrin e shërbimeve të organizuara nga Ministria e Bujqësisë ose Kryeministria.  

Ka marrë pjesë në inventarizimin kombëtar të kullotave në rrethin e Librazhdit (1971).

Ka punuar specialist në Grupin e Frutikulturës pranë Stacionit Bujqësor Eksperimental Gramsh (1971 – 1975) dhe në Ndërmarjet e Pyjeve të rretheve Gramsh (1976-1977) dhe Elbasan (1977-1980). Ekspert në Temën Qeveritare për Përmirësimin e Kullotave pranë Stacionit të Pyjeve e Kulturave Eterovajore, Tiranë (1981-1984). Kryinxhinier në Ndërmarrjen e Kullotave në Elbasan (1984 – 1994) dhe ndërkohë Ministria e Bujqësisë e emëroi Anëtar të Këshillit Shkencor të Institutit të Kërkimeve të Foragjereve e Kullotave në Fushë-Krujë (1986-1992). Më vonë ka punuar shef i Sektorit të Ruajtjes së Natyrës në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Elbasan (1994 – 1999).

Gjithashtu ka qenë konsulent në Projektin e Pyjeve të financuar nga Banka Botërore, Tiranë (1999-2003) dhe ekspert në Projektin e Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve në firmën italiane “Agrotec” (2004), financuar po nga Banka Botërore. Pastaj kryeu detyrën e drejtuesit teknik (inxhinier) në firmën private për eksport “Fioricultura” (2004-2022) dhe njëkohësisht punoi si ekspert mjedisi prane Gjykates së Rrethit Elbasan etj.

Brenda vendit, në fushën e specialitetit, ka kryer disa kurse kualifikimi pasuniversitare si   “Shërbimi Këshillimor Pyjor” (2000), kurset metodiko – teknike për “Mbrojtjen e Biodiversitetit” (2001) dhe  “Burimet Ujore” (2014) etj dhe është çertifikuar ekspert “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor” nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (2006) dhe “Për shërbime profesionale në projektime dhe zbatime” në pyje e kullota (2009) po nga ajo Ministri.

Ne vitin 2016 u trainua nga USAID dhe mori çertifikatën “Këshilli dhe këshilltari efektiv” kurse në vitin 2017 nga Ministria Federale Gjermane e Mjedisit, Ruajtjes se Natyres, Ndërtimit dhe Sigurisë Bërthamore si dhe nga REC me çertifikatën “Access to Justice training for civil society organisations”.

Jashtë vendit ka kryer tre kurse pasuniversitare për “Aspekte gjenetike të llojeve frutore e drunore” dhe “Eksperimentimi shkencor dhe analizat statistike” në Qendrën Ndërkombëtare për Studime Agronomike Mesdhetare ( Saragozë, Spanjë, 2000) si dhe kursin për “Pylltarinë e qëndrueshme” në Universitetin e Europës Jug Lindore (Tetovë, Maqedoni, 2010), mbështetur nga Komisioni Europian.

Përveç këtyre ai ka kryer studime pasuniversitare dhe është çertifikuar në Filozofi (Universiteti i Tiranës, 1982) si dhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trainimeve, Tiranë 2009) etj.

Nga viti 1995 është kryetar i Klubit Ekologjik, Elbasan, ku ka hartuar e drejtuar shumë projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Ka marrë pjesë në trainime, workshope, takime e konferenca për problemet mjedisore, brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Hungari, Spanjë, Kroaci, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinë, Gjermani, Turqi, Itali, Greqi etj.

Si aktivist në lëvizjen mjedisore ka qenë anëtar bordi i “Ekolëvizjes”, “Zyrës Qytetare të Mbrojtjes së Mjedisit” si dhe shoqatës kombëtare “Progresi Pyjor” etj.

Në fushën e pyjeve, kullotave e mjedisit etj ka botuar librat: “Silvopastoral management”, APFDP, USAID, Tirana, 1996, (bashkautor, në anglisht e shqip); “Pylli dhe kullotja” Tiranë 1998, “Kullotja racionale” Elbasan 1999, mbështetur e financuar nga REC dhe USAID; “Biomasa e pyjeve dhe sistemet pyjekullosore” Elbasan 2005, mbështetur e financuar nga REC dhe Komisioni Europian; “Strategjia dhe plani i veprimit për zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri”, Ministria e Mjedisit,Tiranë, 2005,( bashkautor),mbështetur nga REC, “Pyjet dhe ndotja industriale” (shqip e anglisht) Tiranë 2006 mbështetur nga REC Budapest dhe Ministria e Jashtëme e Hollandës; “Biodiversiteti, faktor për zhvillimin e qëndrueshëm rural (Simpozium kombëtar), QTTB, Universiteti Bujqësor, Tiranë 2009; “Strategjia dhe Plani i Veprimit për Trajtimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane”, Milieukontakt International dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, 2010; Biodiversiteti, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm (Simpozium ndërkombëtar), QTTB, Akademia e Shkencave, Tiranë 2010. “Elbasani” (Guidë turistike, bashkautor, shqip dhe anglisht), ÇelsiTiranë 2012; “Pyjet dhe energjia e gjelber”, Botimet ADA”, Tirane, 2018; “Haki Kola: në mbresa e kujtime”, Tiranë, 2021; “Monumenti i Dijes”, Tiranë, 2021; “Historia e bujqësisë së Qarkut të Elbasanit dhe zhvillimi i saj në të ardhmen” , Botim i Këshillit të Qarkut Elbasan, Vlorë: Triptik, 2022.

Krahas punëve të tjera Ahmet Mehmeti është aktivist i përkushtuar i Shoqatës Patriotike ”Çamëria” (SHPÇ) që nga krijimi i saj (1991), duke u zgjedhur gjithmonë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe disa here i Kryesisë së saj. Katër vjet ka qenë kryetar i Degës Elbasan (1997 – 2000) i kësaj shoqate si dhe perfaqesues i saj ne Këshillin Bashkiak te qytetit Elbasan. Rizgjidhet në Këshillin Bashkiak nga PDIU në vitin 2015.

Në maj të vitit 1996 mori pjesë në Kongresin e 41-të të FUEN-it (Bashkimi Federal i Minoriteteve të Europës) në Timishoarë, Rumani, ku foli në emër të SHPÇ.

Në mbrojtje të Çështjes Çame, historisë e kulturës së trevës së Çamërisë, për letërsinë etj ka botuar një mori artikujsh, referatesh, kumtesash,  studimesh e intervistash në gazetat: “Çamëria”,”Zëri i Rinisë”, “Studenti i Bujqësisë”, “Drita”, “Rilindja”, “Fakti”, “Koha Ditore”, “Lajm”, “Bota Shqiptare”, “Ndryshe”,  “Intelektuali” “Ballkan”, “Nacional”, “Dita”, ” 55”, “Republika”, “Metropol”, “Telegraf” (TR), “Telegraf” (PR), “Shqip”, “Fjala e lire”, “Ku vemi?”, “Panorama”, “ExLibris”, “Epoka e Re” etj;  si dhe në revistat  letrare: “Krahu i shqiponjës”, “Mehr Licht”, “Mravka”, “Shamrock”, “Metafora”, “Revista Çamëria”, “Haiku”, “Fjalë e Valë”, “Albanon”, “Obelisk”, “Akademia” etj.

Për të drejtat e njeriut dhe çështjen kombëtare ka ngritur zërin në televizionet e radiot më të rëndësishme të vendit e të huaja.

Është një nga themeluesit e Institutit të Studimeve për Çamërinë (2004), Drejtor Akademik (2004-2005) dhe nga viti 2006-2011 Drejtor Ekzekutiv i tij, në kuadër të të cilit ka organizuar disa konferenca shkencore, simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, shkolla verore, tryeza të rrumbullakta, ekspozita të ndryshme, botime shkencore etj.

Përsa i përket veprimtarive shoqërore ai ka qenë aktivist i orëve të para në lëvizjen sindikaliste si kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të kullotave.

Ka qene i zgjedhur antar i Keshillit Ekonomik te Bashkise Elbasan ne vitet 2017-2019 si dhe antar i Keshillit te Basenit te Lumit Shkumbin si dhe anëtar i Këshillit të Parkut Kombëtar “Shebenik” prane Prefektures Elbasan ne vitiet 2019-2023. Gjithashtu është antar  i Grupit Kundër Krimit Mjedisor (GKKM).

Një ndihmesë të çmuar ka dhënë gjatë veprimtarisë së Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan Tahsini”.

Ka qenë dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”, i “Klubit të Krijuesve Elbasanas”, sekretar i Haik-Klubit Shqiptar dhe redaktor i revistës letrare “Haiku” si dhe revistës së ilustruar me ngjyra “Tirana Live” (shqip e anglisht).

Duke qenë aktivist shoqëror ai u mor me gazetari që në vitet ’60 të shekullit të kaluar dhe aktualisht është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Bujqësisë të Shqipërisë si edhe anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Bujqësisë (IFAJ) me qendër në Quebec, Kanada.

Eshtë redaktor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë.

Veprat letrare e historike të tij janë:

“Këngë zemre” poezi (bashkautor), Tiranë 1971; “Abedin Dino” monografi, Onufri, Tiranë 1998; “Kujtesa e gjakut” poezi, Sejko, Elbasan 1999; “Shpirt thesprot”, poezi, Sejko, Elbasan 2004; “Haiku” poezi (bashkautor), Egnatia, Tiranë 2004; “Nektar i shpirtit shqiptar. Antologji poetike për Çamërinë”, ARBERIA, Tiranë 2007, “Eliksir dashurie”,ARBERIA,Tiranë 2009, “Kohë e artë” poezi, Botimet”ADA”, Tirane 2019; “100 poetë për dashurinë” (bashkautor),  Album poetik ” 5, 6, 7, ADA, Tiranë 2021-2023;  “Çështja Çame dhe integrimi europian” (bashkautor), ARBERIA, Tiranë 2005; “Çështja Çame në kërkim të një zgjidhjeje” (bashkautor), ARBERIA, Tiranë 2009; “Abedin Dino dhe Çështja Çame sot” (bashkautor), ARBERIA, Tirane 2010; “Lexime të Veprës së Bilal Xhaferit”, studime e kritika letrare, (bashkautor), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2012; “Krijuesi i Pandalur”, studime e kritika letrare (bashkautor), Mitrovicë 2012;  “Përmes shekujve letrarë”, kritika letrare, studime, ese. Botimet ADA, Tiranë 2023

“Aspektet qenësore të Shqipërisë Etnike në periudhën midis viteve 1878-1990” Vol. 10 dhe “Ripushtimi jugosllav i Kosovës e i viseve të tjera (1944) dhe qëndresa shqiptare” Vol. 12“Çamëria dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke nëpër shekuj” Vol 14“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve”, Vol. 15, studime, kumtesa historike, (bashkautor), në serine e librave të Enciklopedisë “E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike” Prizren, 2012,  2015, 2018 dhe 2019; “Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnikokulturore e shqiptarëve  përmes mijëvjeçarëve”, Libri 1, Tiranë, 2019; “Trashëgimia kulturore materiale dhe shpirtërore e trungut Pellazgo-Shqipëtar në shekuj”, Libri 4 (bashkautor), Tiranë, 2022; “Me sy nga Europa”, publicistikë (bashkautor), ADA, Tiranë, 2014 etj.

Poezi të tij janë përfshirë në antologji dhe albume poetike të ndryshme.

Ka marrë pjesë aktivisht në disa konferenca shkencore e festivale poetike, kombëtare e ndërkombëtare, udhetime studimore, brenda e jashtë vendit në Tiranë, Prishtine, Prizren, Ferizaj, Gostivar, Tetovë, Shkup, Ohër, Strugë, Manastir (Bitola), Dibër e Madhe,  Fier, Shkodër, Lushnje, Kavajë, Peqin, Berat, Skrapar, Prrenjas, Belësh, Cerrik, Sarandë, Korçë, Ersekë, Pogradec, Kllokot, Gjilan, Mitrovicë, Skënderaj, Vlorë, Elbasan, Durrës, Krujë, Pukë, Kukës, Dibër, Bulqizë, Librazhd, Gramsh, Gjakovë, Gjirokastër, Ulqin, Budva, Tivar, Tuz, Podgoricë, Kolashin, Lezhe, Bukuresht, Timishoarë, Sofje, Vidin, Budapest, Szentendre, Pragë, Brno, Olomouc, Zagreb, Karlovac, Rjeka, Opatia, Dubrovnik, Sarajevë, Mynih, Selanik, Athinë, Saragozë, Madrid, Barcelonë, San Bartolome de Tirajana, Maspalomas, Las Palmas de Gran Canaria, Stamboll, Alanya, Firence, Piza, Bolonja, Milano, Këln etj.

Ka shqipëruar shumë poetë nga anglishtja, rusishtja e spanjishtja dhe poezi, libra e shkrime të tij jane përkthyer ne disa gjuhë të huaja si anglisht, spanjisht, italisht, rusisht, maqedonisht, greqisht etj .

Eshtë autor i zërave të ndryshëm në Elbasani – Enciklopedi (2004) si dhe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (Akademia e Shkencave të Shqiperisë, 2008) dhe në enciklopedi të tjera për ngjarje dhe personalitete historike e kulturore çame me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

Për jetën dhe veprën e tij kanë shkruar në gazeta, revista, enciklopedi dhe libra të ndryshëm.

Ahmet Mehmeti u vlerësua me Çmimin e Parë në konkursin e poezisë  organizuar nga Gjimnazi “Tomorr Sinani” i Cerrikut në vitin 1965. Në vitin 1969 fitoi Çmimin e Parë në konkursin poetik të Rrethit Letrar të Institutit të Lartë Shetëror të  Bujqësisë. Ai mori Çmimin e Parë në Festivalin Poetik Tregan 2007 me motivacion: ”Për kontribut të vyer në lëvrimin e poezisë bashkëkohore shqipe”.

Ahmeti u vlerësua  me “Mirënjohje” nga Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës të UÇK “KALAJA” në Maqedoni me motivacion: “Për kontributin që jep në fushën e letërsisë dhe historisë çame” (Tetovë, 2010). Gjithashtu u vlerësua me Titullin “Hasan Tahsini” nga Shoqata Kulturore Shqiptaro -Turke me të njëjtin emër etj.

Me rastin e 100 Vjetorit te Pavarësise së Shqipërisë është nderuar me Titullin “Nderi i Komunës Papër” dhe me Vlerësimin “Nderi i Qytetit” nga Bashkia e Cerrikut etj.        Shoqata mbarëkombëtare “Bytyçi” në vitin 2016 i dha Titullin e lartë patriotik “Aristidh Kola”. Ne vitin 2017 u nderua me dekoratën “Mirënjohje e Shoqatës Çamëria”.

Për studimin “Realizmi Magjik i Resmi Osmanit” u shpall fitues i Çmimit “OBELISK” 202 nga revista letrare me të njëjtin emër.

Në 12.03.2022  Bashkia Elbasan i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacion “Qytetari model që i këndoi me shpirt  pastërtisë ambientaliste e shpirtërore , sidomos Çamërisë martire, edhe nëpërmjet poezisë së vet!” kurse në 31.03.2022 mori titullin “Mirënjohja e Qarkut Elbasan” me motivacion: “Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e pyjeve, kullotave dhe mjedisit, si intelektual, përfaqësues i denjë i Qarkut Elbasan”.

Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë në tetor 2022 e vlerësoi me Diplomën e Çmimit Dr. VASFI SAMIMI për artikullin “Llazar Treska dhe themeluesit e tjerë të shkollës shqiptare të pylltarisë

Për studimin “Kadare në kanonin europian dhe botëror, vështrim krahasues” mori Çmimin “OBELISK”, 2022, nga revista me të njëjtin titull.

Në kuadër të 100-vjetorit  të “Ditës Kombëtare të Shërbimit Pyjor” në 27 janar 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i dha Çertifikatë Mirënjohje “Për kontributin e madh të dhënë ndër vite në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit”.

Aktualisht banon në Elbasan e Tiranë dhe punon në gjithë Shqipërinë.