“Plagë kuajsh” – Poezi

Autori : AGRON ELEZI

Redaktor : VIOLA ELEZI

Recezent: ERIS RUSI DHE ARJAN KALLCO

Punoi kopertinën: SPARTAK ELEZI

LEDI NAKO

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, dhjetor 2022

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Elezi, Agron Plagë kuajsh : poezi / Agron Elezi ;

red. Viola Elezi.

– Ada : Tiranë, 2022

112 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-94-0

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

NË VEND TË PArATHËNIES

 

Me poetin Agron Elezi jemi njohur para se më shumë se tridhjetë vjetësh, kur ishim studentë në “universitetin “Aleksandër Xhuvani”të Elbasanit.

Të dy filluam punën në profesionin e dashur të mësuesit, kurse rrugën- ëndërr dhe të vështirë të letërsisë e kishim nisur më herët. E që atëherë, takoheshim shpesh (megjithëse jetojmë e punojmë në dy rrethe të ndryshme), në dy anët e Moravës, por që na bashkon e na afron edhe më tepër. Bisedojmë për gjithçka, për shkollën dhe nxënësit, për familjet dhe shoqërinë, për artin e kulturën, për të sotmen e për të ardhmen. Dhe patjetër shumë më shpesh edhe për letërsinë, për magjinë e vargjeve poetike, për pamundësinë financiare të botimeve të librave tanë, e të tjera si këto. Sepse,- jemi miq të mirë.

Kjo është një nga arsyet, që Agroni më kërkoi të redaktoj librin e tij të ri, “ofiq”të cilin nuk e kam pasur dëshirë asnjëherë, nuk përshtatem dot me rolin e kritizanit, analistit dhe komentuesit. Megjithëse, si miku dhe kolegu i tij i dyfishtë do hedh ca rreshta modestë, në vend të parathënies, me shpresën e sinqertë, që ky libër do të pëlqehet dhe do të vlerësohet. Lexuesi, kritiku dhe miqtë e Agronit nuk do të zhgënjehen.

Libri “Plagë kujash” troket tek ne si një mysafir, që ia kemi dëgjuar emrin prej disa vitesh dhe e presim me dëshirë. Unë kam pasur fatin që ta takoj “Atë” që në  “Netët Korçare” të poezisë, në veprimtaritë letrare të Bilishtit, në aktivitet e Shkupit, në tavolinë miqsh, bile edhe në telefon…Miku –libër këtë herë vjen më i pjekur, më i gjerë në tematikë, në mesazhe dhe në figuracion.

Në faqet e tij, autori herë shfaqet lirik “Bukuri hyjnore” e herë filozofik “A falet verbimi?” dhe herë i hapur “Shteti qesh” e herë si fshehur “Pafajësia”, herë me qeshje ironike “Kohë bastarde” e herë me lot “Pëlllumba të helmuar”, herë pëshpërit “Frikë nga e bukura” e herë lëshon klithma “Pafajësia e shqyer”.

I dashuruar me vargun e lirë dhe me universin Migjenian, Ai vrapon drejt gjetjeve të reja ideore, problematikës aktuale, “dënimit” të padrejtsive, imoralitetit, hipokrizisë, largimit të zhgënjimit, shpresës për të ardhmen. Në interes të këtyre autori punon me kujdes vargun, strofën, tercinën dhe nuk harron asnjëherë funksionin aq të rëndësishëm të kolorit artistik. Përdor me mjeshtëri mbretëreshën metaforë “Ç’më duhen majat”, por edhe “princat” edhe “princeshat” si epitetin “Dridhet shpirti i murgut”, krahasimin “Dashuri pa kushte”, alegorinë “Plagë kuajsh” apo pyetjen reteorike “Dilemë”.

Në këtë libër poetik të pjekur ideoartistikisht gjejmë të pranishëm:

– Meditimin human : “Me rapëllimë ra plepi”

(… e pashë se në krahët e thyer /mbante gjallë folenë e një zogu).

-Të papriturën: “Luledielli”

(…E ndjek Diellin/nga mëngjesi në mbrëmje /kur ai fshihet/ajo vdes nga trishtimi).

-Peisazhin:

(Mbi fije bari pika vese/lot të bukur vjeshte).

-Dhimbjen:

(U drodhën në agoni /flatrat e një fluture/Dielli vallë pse u eklipsua?).

-Mëkatin:

(Diku lehje qeni/femra mëkatre u drodh në shtrat/I dashuri s’gjente dot rrugën).

-Dashurinë e sinqertë:

-( Ah sa do të kisha dashur/që syzezën ta kisha këtu në shkrepa/, por a do t’i duronte humnerat?).

-Bukurinë e shpirtit:

(Bukur dridhen fijet e barit në maj/fshehtas në gji të tyre/manushaqja puthej me një zog) etj.

Këto tercina që citova, së bashku me pjesën më të madhe të poezive të tjera, përbëjnë një buqetë me lule, që na sjell kënaqësi…

Urojmë që lulishtja poetike e Agron Elezit, në

Floqin e tij të dashur, të shtohet, të jetë gjithnjë e freskët dhe shumëngjyrëshe, ashtu si bletët (të cilat ai i ka pasion), të gjejmë atje nektarin e ëmbël…

 

Arben Shaholli

Bilisht, më 09.09.2021