Këtë fundjavë nga shtëpia botuese ADA, libri më i fundit i saj:

 

Autor: Joho Mollanji

Redaktor: Ilmi Dervishi

Recensa: Natasha Ilia

 

Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mollanji, Jaho Poezi emigranti :

poezi / Jaho Mollanji ;red. Ilmi Dervishi.

– Tiranë : Ada, 2017

60 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-244-41-3

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

Poezi të shkruara me mall…

 

Nga NATASHA ILIA

 

Me poezimë e Jaho Mollanji jam njohur ka vite, falë rrjeteve sociale e sidomos me publikimet në Fb. Është një poezi që e kam lexuar me emocion,sidomos ata me temë atdhedashurisë, plagët e emigrimi, mallin e dhimbjen për vendlindjen.

Duke qënë vetë Jaho emigrant në Itali disa vite e ka ndjerë dhë me shpirt e zemër, ashtu si çdo emigrant shqipëtar kudo që jeton e punon. Edhe ai që është në amerikë, francë, gjermani apo në greqi ndonse me ndryshim page apo kushte jetese më të mira, apo letësim në lëvizje, nga ana shpirtërore është e njëtë, po ajo dhimbje e mall për vendlindjen e njerzit e tij.

Në poezitë Bilbili i Oparit, Për Korçën time, Lulja e Oparit   gjenë çdo emigrant vetën e tij, mallin për vendlindjen e tij.

Jam larguar por s’ jamë tretur,

Shpirti qetësi s më ka gjetur,

Jam i lodhur e i munduar,

Në vende të huaja duke punuar.

Janë vargje që të emocionojnë e të vënë në mendime gjithësejcilin që i lexon. Tematika e poezive është e gjërë. Poezi si, Moj e bukur, Voskopoj, Ç’ja thoshte bilbili, Loti e të tjera, janë poezi të realizuara artistikisht, të shkruara me frymëzim. Poeti Jaho Mollanji jeton e punon në Itali, por shpirti e zemra janë në Shqipëri. Edhe ëndërrat, edhe kujtimet, edhe poezinë e ka këtu si te poezia, Shqipëria, Për ty, Amaneti i moshës, etj. Jeton me shqetësimet e kombit si te poezia, Për Kosovën, Çamëri por përjeton me gëzim zhvillimin e vendit, ashtu siç merakoset për ç’ka nuk ecën mirë. Poeti ndjen dhimbje për ndarjen nga jeta të njerzëve të tij por edhe për poetin Dritëro Agolli ndjen dhimbje dhe shkruan poezi:

Mbeta pa fjalë,

Kur e dëgjova,

na u mbyll një dritare,

Vdekje, na helmove.

 

Në poezinë e tij gjen krenarin për vendin, gjen erën dhe ngrohtësinë e diellit, gjen erën dhe bukurinë e luleve, nga më të bukurat si Lulja e Oparit.

Duke i uruar suksese në krijmtari mendoj se poezia e Jaho Mollanji është një poezi që duhet lexuar sidomos nga ne Emigrantët.