SHIU

Vështroj qiellin, kur bie shi
Pas çdo dite një teatër postjerë
Bromuar në pasqyrë më shfaqesh Ti,
Në çast largoj një ëndërr të pavlerë.

Në çastin kur rruga rrymon,
E pashmangëshme si besimi Ilir;
Në pavionin e zemrës pushon
Shpërvjelur në gonxhe, një dëshirë.

Njeriu kotësirë, mbyllur mediton,
Mendohet për një gënjeshtër të re.
Në pasqyrën e shiut ende beson,
Mes pavionesh, rikthyer, baritore.

Çfar shtypje kjo ditë e sotme,
Në pasqyrë, avuj shiu zjarrmuar,
Me lulezjarri në shpirt enigme,
Lulishtja e kopshtit e jetësuar.

Maj 2019

ORA E LIRISË

Hapërova në shekullin e ri menduar,
Lehtë, e njejta dëshirë me çiltërsi,
Nga luftërat e reja syzgjuar,
Mes grindjeve e therrorit për liri.

Nazizmi i ri në tjetër kontinent,
U shfaq me çallmë si një lubi;
Qëndresë e popullit si kurrëkënd,
Fashitur nga dogma e shekullit të ri.

Në ëndërr shoh asgjë të menduar
Një grusht më pak, forcë nga të gjithë,
I mjeri popull, gjithkund tradhëtuar,
Harron veten, kryqëzuar në statikë.

Akoma në përgjumje si në bira dheu
Në luftë për idealet e lirisë,
Me tjetër besim, si shpatë Demokleu,
Kërkon ky hero i gjithësisë.

Kërkoj, kërkoj njeriun tim
Me shpirt e zemër prej Huniadi,
Se kjo lojë lufte në çdo agim
Më thellë më fut në rrugë sëprapthi.

Në kohën e “Kalifatit II” shkurt 2014

TEK NJË TRËNDAFIL

Në lulishten e kopshtit tim,
Mes sherebelës e borzilokut,
Rukolës e rozmarinës
Pa kujdesje, papritur
Një tufë e gjelbër mbin si prej magjie.

E pa mbjellë me kujdesjen time,
Mbirë në errësirën e kësaj nate,
Me plot gjallim, dukuri dritësore,
Eh, çfarë pamje gjelbërimi!…

Një kuqëlim në vjeshtë
E një luleje të praruar,
Tek prisja dimrin me kujdes fëmije,
Një lule çeli, pa kujdes veçuar.

Mbi gjumin barishtorë, trëndafilë të kuq,
Gjelbërimi u tret në tjetër ngjyrë.
Në shpirt m’u ngjiz i kuqi ngjyrim
Ndaj thërras një trëndafil,
Çfar magjie në gjelbërim!…

29 prill 2019

MES ËNDËRRIMEVE

Kur më shumë më kërkon,
Në atë faqe çfarë të shkruaj?
Si mirënjohës më bën të vuaj
Syrin e shpirtin keqas ma veskon.

Gjurmoj ngrohtësinë mbi një harresë
Të gjej breglumin me arra në Ftadonë,
Kopështin e xha Zajes me manat pamorë
Orët e fëmijërisë me mirësitë flugerë.

Gjurmoj nga Castelnova, kodrën Atë,
Përgjatë rrugëtimit të një fëmije,
Përpij një kështjellë, nën hijen Lofatë.

E në më gjen shtegtar mes ëndërrimeve
Në infinitin shpirtrorë të një enigme,
Mbyllma shtegun e të tjerave zhgënjime.

Castelnovo Di Sotto 16.11.2017

I PA NDJESHËM

Ata pranë me mua
Zhgënjues
Në tonet e rikthyera të tingullit tim;
Zhytur në gjemim
E ëndërrës time të largët.
Një dërdëllitje që të vret shpirtin,
Popull i pa ndjeshëm,
Me krahët e ëndërrave në tjetër orë.
Pasqyrë në thellësi
Tjetër frymë vdekatare.
Mes një tjetër dëshire,
Në tjetër kënaqësi verbale.

13.06.2019

ËNDËRR E TRËNDAFILTË

Çfarë jete vendosa në turma ideale?…
Vërshime të ëmbla në ëndërrime mirësie.
Pranë nesh
Çfarë ju udhëheq në të mirë?…
Hedh dogmat në pafundësi,
Çfarë përfitimi falas!
Çfarë ore shprese ditët dhuruan për ju?
Përse ato yje brenda çdo gjithësie
Nuk nxjerrin për ju një buzëqeshje,
Si sinjale nga pafundësi e amëshuar,
Në tjetër kënaqësi,
Në rrethin e trëndafiltë,
Tek i vogli juaj verbim i paformë.
Tashmë shkëlqimi,
Gurë i çmuar
Me mrekullinë na rrezaton të gjithëve,
Mes lotëve, ç’pjesë prej çokollate,
Kur më shikon nga lart,
Oh çfarë hënë e bukur në ripërtëritje!

DHIMBSHËM
(Sonet mikut tim Maku Pone)

I gjashti në dheun e zi Pone, mik
Çfarë dhimbje e trishtim nga ajo banesë,
Ulem nën qiparis me të frikshmen kujtesë
Mbi dheun e hedhur, si zbulim antik.

Nën Kodër Gjashtë, nën rreze drite,
Gëlon shpirt i njerëzisë në tone kuarteti,
Rrymon vargu yt në tinguj kastanjeti,
Si ligjet e mohimit, në tjetër lindje.

I gjashti poezi frymë, në jetë çfarë miku?
Mes nesh mirëkuptimi i përjetshëm rikthehet,
Si shtegtar stepe, në pamje muzhiku.

Besnik konservuar në frymë shpirti
Antikë poetike, nën dhe nuk zhbëhet,
Si lojë njerëzore e një infiniti.

Korrik 2019

TRILL GJYSHËRISH

Një trill gjyshërish
Në një kohë të përveçme,
Nuk e verteton nevojën për fjalë.
E veçanta përcjell tjetër ndjesi
Në fundin e një shpirti lënë mënjanë.

Trilli, çfarë ngrohtësie!…
Me ndjesitë e njohura
Mes një dhimbjeje për vendin.
Trilli, çfarë shtergimi!…
I njeriut të pakujdesshëm,
Harbuar me gjithëçka
Syrit të mendimit,
Mbi themele gjyshërish ndërtuar.
Thekur nga trilli për gjyshërit,
Për vitet e mia të harruara,
Mes kërkimit domethënës,
Rikthyer në qoshkun e zemrës time;
I përket atij syri të gjyshit,
Një bote më të madhe se në vegime;
Me mallëngjimin në pafundësi,
Kur i mbyllur në vetvete,
Veç ëndërrimi më shndërron në njeri.

Kur në shtrojerë, pushoj në qetësi.
Marr fuqinë e amëshuar
Nga tjetër trill trashëgimi.
Ballë përballë trillit të gjyshërve,
Oh çfarë përkëdhelie shpirti!…

Prill 2019

NËPËR MJALTIN E VENDLINDJES

Në madhështinë e vendlindjes
Vështroj çfarë lanë gjyshërit.
Oh çfarë shkëlqimi!…
Njoh tjetër dritë,
Tjetër pamje besalidhur, në tjetër botë.
Më mundon jeta e popullit tim durimtarë,
Tjetër dashuri njerëzore
Derdhej në familjen time.
Çfarë bote jetojmë,
Rikthyer në kufizime!…
Në ditët e sotme,
Në hapin e tjetër marrëzie.

5 prill 2019

HËNA PJALMON NË RIVIERË

Hëna pjalmoi mbi Rivierë,
Çfarë ndriçimi boreal mbi detë!
Nëpër vezullimin e prerë horizontit
Çdo ditë rikthen tjetër jetë.

Mbi bregdet zbuloj të bukurën ndjenjë,
Dashuritë e ikura rikthehen.

Ngërthehem në këtë magmë kozmike
Përtej flatrës të çdo harrimi.
Çfar fryme gjendet në fundo,
Ku mëkohet i perlave shkëlqimi?!…

Mes dritëhënës shquajmë
Kohën e rikthimit të pa anë
Ngopur nga dashuri për Rivierën
Me engjëllin e dashurisë pranë.

Llogara Prill 2019

NË FUNDIN E NJË BOTE

Në mijëvjeçarin e tretë,
Përzhitur nëpër qiellin e zi
Praruar nga yjet grevistë
Pas një kohe
Më vjen kjo natë me gjemim.

E Ti populli im,
Solidar, admirues shikon botën.
Çfar qëndron në fund,
Nëpër këtë gjëmim?

Larg këtij shekulli
Prej teje
Nuk dua tani më shumë,
Veç dashuri.