… Po hedh në letër ato që do të më kenë mbetur në kujtesë, tani pas rreth dyzet vjet, nga koha kur e lashë Portopalermon…

 

Titulli : PORTOPALERMO (1968-1986) DËSHMI  TË JETUARA

 

Autori: KASEM OMERI

 

ISBN: 978-9928-398-81-9

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, dhjetor 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Omeri, Kasëm

Portopalermo : (1968-1986) : dëshmi të jetuara : kush dëshiron paqen duhet të përgatitet për luftën / Kasem Omeri. –

Tiranë : Ada, 2023.

140 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-398-81-9

1.Baza ushtarako-detare 2.Historia 3.Ushtarakë 4.Kujtime 5.Porto Palermo

359(496.556) “1968/1986” (093.3)

 

 

PARATHËNIE

 

I nderuar lexues, duke ju dorëzuar tundimit, si dhe me dëshirën e djalit, për të shkruar për Portopalermon, po hedh në letër ato që do të më kenë mbetur në kujtesë, tani pas rreth dyzet vjet, nga koha kur e lashë Portopalermon.

Atje unë punova, si komandant i Regnimentit, që e ndërtoi atë, që u quajt Baza Ushtarako-Detare, nga viti 1980 deri në fund të Dhjetorit të vitit 1985.

Gjiri i Portopalermos, për të cilin po shkruaj, ndodhet afërsisht katër kilometër në Juge të qytetit të Himarës, në rrethin e Vlorës, dhe rreth tre kilometër në veri të fshatit Qeparo, të këtij rrethi.

Ky gji deti konsiderohet sigjerdan i Rivjerës Shqiptare, si dhe një nga xhevahirët e Mesdheut, (sipas opinioneve të shumta të turistëve, që këtë vit kanë qenë shumëfish i viteve më të mira).

Për vlera të veçanta ushtarake, gjiri i Portopalermos u shpall zonë ushtarake. Në bashkëpunim, dhe me një marveshje me Republikën Popullore të Kinës, u vendos që në gjirin e Portopalermos, dhe në periferitë e tij, të ndërtohej strehimi lundrues nëntokësor për Katra Silurues (më pas për Katra me Raketa), si dhe objekte të tjera luftarake mbrojtëse…

Në marveshje u vendos që projektimin, zbatimin epunimeve, paisjen me të gjitha mjetet lundruese, armatimin dhe të gjitha materjalet e nevojëshme për kompletimin e Bazës Ushtarako-Detare do ti bënte Republika Popullore e Kinës. Shqipëria do të siguronte fuqinë puntore, energjinë etj.

Për këtë qëllim në Portopalermo u instalua, menjëherë, një njësi ushtarake e forcave Xhenjere të ushtrisë.Portopalermua u shpall zonë Ushtarake.

U devijua, menjëherë, rruga Himare-Qeparo-Sarandë dhe u ndalua qarkullimi nga gjiri i Portopalermos.

Pasi erdhën inxhinieret Kinezë, filloi puna me intesitet të lart… Punimet e para topografike filluan në vitin 1968.

Objekti kryesor ishte tuneli lundrues me gjatësi rreth 700m., me gjerësi rreth 8m., me lartësi rreth 15m., me një kanal lundrues me thellësi -3. 5m., me një zonë të gjerë për shërbime teknike rreth 21m., me mjete ngritese (elektrotal), me porta metalike per mbrojten nga goditjet direkte, për mbrojtjen nga efektet e goditjes atomike…etj, me një kompleks tunelesh në funksion të objektit lundrues dhe të lidhura me të.

Përveç objektit lundrues, në këtë Bazë Ushtarake do të ndërtoheshin edhe shumë objekte të tjera ujore, nëntokësore dhe mbitokësore, të cilat do të jenë objekt i këtij libri.

Punimet filluan me intensitet në disa objekte në vitin 1970 dhe vazhduan, pa ndërprerje deri pas vitit 1986, ndoshta më gjatë se në asnjë objekt tjetër në Shqipëri.

Zbatimi i punimeve bëhej nga inxhinierët Kinezë, në prezencën edhe të inxhinierëve dhe teknikëve Shqiptarë.

Punimet nëntokësore ishin shumë të vështira dhe me rreziqe shumë të mëdha,ashtu siç janë, në përgjithësi këto lloj punime.

Por punimet në formacione të paqendrueshme  dhe në prezencë uji janë edhe më të vështira.

Në këtë libër unë nuk do të shkruaj historikun e punëve dhe të njerëzve. Këtë, edhe po të dua ta bëj, nuk mundem.

Historikun mund ta bëjnë(nëqoftëse nuk është bërë, unë nuk e di)vetëm ata që punuan,që në fillimet e kësaj “odiseje”, ata që i lanë vitet më të mira të jetës tyre në galeritë e tunelve, ata që sëbashku me pluhurin dhe ajrin e rëndë të nëntokës “thithën” edhe rrezkun e shembjeve që ju qëndronte, pandërpre, mbi kokë, ata që udhëhoqën dhe zbatuan proçese ndërtimore të papara më parë dhe ja dolën.

Unë do të shkruaj, me saktësi,dhe pa hequr dhe shtuar asgjë, për ato që unë i jetova dhe i preka në vitet 1980 deri në fund të Dhjetorit të vitit 1985, si dhe do të sjell, në vija të trasha, gjithçka që mësova direkt nga ata që i jetuan në Portopalermo dhe në kantjeret e tjera në thellesitë e maleve të Vlorës, Tepelenës deri në ishullin e Sazanit. Nuk do të përshkruaj procese pune dhe bëma të ushtarëve, punonjësve dhe kuadrove që punuan në vitet 1970 deri në vitin 1980, me aq hollësi, sa do të dëshironin ti kujtonin ata që i jetuan, por as për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve të lexuesve më kurjozë. Deri në vitin 1977, kohë kur u ndërprenë mardhëniet Shqipëri-Kinë, kur u larguan edhe inxhinierët Kinezë, ishin bërë punime të rëndësishme, si betonimi dhe hapja e tunelit lundrues dhe punime në shumë objekte të tjera, ujore dhe nëntokësore.

Qeveria Kineze nuk e zbatoi plotësisht marveshjen, ndërmjet dy qeverive. Ajo nuk i solli mjetet lundruese, teknikën luftarake dhe materjalet e tjera të planifikuara.

Në këto rrethana qeveria Shqiptare vendosi të mos ndërpriteshin punimet për përfundimin e kësaj Baze.

Ajo vendosi qe objektet te pershtateshin per te strehuare ne Portopalermo Nendeteset, qe atëhere ishin ne pashaliman te Vlores. Keshtu qeveria Shqiptarei kushtoi shume rendesi vazhdimit te punimeve per pershtatjen e objekteve per Nendeteset dhe per perfunndimin mecdo kusht te kesaj Baze.

Ne deklaraten e qeverise Shqiptare per nderprerjen e mardhenieve ndermjet dy shteteve,  nder te tjera, nje pike ishte per Portopalermon ku shkruhej se vazhdimi i punimeve per perfundimin e Bazes Ushtarako-Detare ne Portopalermo eshte me rendesi shume te madhe Ushtarake, Ekonomike, por edhe Politike. Nderrimi i destinacionit te objekteve ishte nje pune shume e veshtire, qe, ne pamjen e pare dukej pamundur.

Punimet ne shume objekte ishin ne perfundim, ishin bere edhe montime.

Objekti me i rendesishem dhe me i veshtire per tu pershtatur ishte tuneli ludrues.

Sipas projektit kanali lundrues do te pergatitej per Katra Silurues me thellesi -3. 5m. Ndersa per Nendeteset kanali lundrues duhej thelluar deri ne kuoten -5m. dhe ne zonen e portave thellesia duhej te behej deri ne kuoten-7m.

Germime te kesaj natyre, brenda nje tuneli te betonuar nuk njiheshin, deri athere, ne Shqiperi.Kjo ishte nje sfide e madhe per te gjithe, por qe duhej kaluar patjeter. Kuadrot xheniere, por edhe inxhinieret duhet te sfidoninin vehten e tyre, në radhe te pare.

Megjithate Ministria e Mbrojtjes komandoi nje inxhinier gjeollog per te drejtuar punimet per thellimine kanalit lundrues. Ai quhej Irakli, mbiemrin nuk ja mesova.

Ai vendosi ta bente thellimin duke perdorur ngarkesa me Lende Plasese te vendosura ne siperfaqe.

Puna e ketij inxhinieri ishte nje deshtim i plotë. Ai punoi per nje kohe te gjate dhe, jo vetem nuk arriti te thelloje kanalin, me shume se deri ne -2, 3m., por i shkaktoi betonimeve deme serioze.

Perparimi shume i ngadalte, dhe pa zgjidhjet e pritura ne Portopalermo, u be shqetesim i madh per udheheqien e Ministrise dhe te shtetit. Ne Portopalermo zbriti Mehmet Shehu, atëhere ai ishte Minister i Mbrojtjes dhe Kryeminister i Shqiperise. Me rreptesine dhe arrogancen qe e karakterizonte, ju kerkoi drejtuesve te punimeve, te perfundonin ndertimin e Bazes te Nendetseve, brenda nje viti, pa llogaritjet e duhura dhe pa grafikun perkates.

Sipas tregimeve te te pranishmeve, si dhe te Kryeinxhinierit Lefter Alushi, Mehmet Shehu ju drejtua, ketij te fundit, duke i treguar nje ganxhe hekuri ne harkun e betonit te tunelit i tha: “shikoje ate hekurin atje lart, atje do te varesh, po nuk e perfundoni objektin ne kohe”

Kryeinxhinieri ju pergjigj: “eshte shume e trashe per mua shoku Kryeminister”, qe nenkuptonte se ka pesha me te renda para meje.

Ne kete liber do te gjeni pergjigje per shume pyetje, per veshtiresite e medha qe duheshin kaluar edhe nen peshen e eger te kecenimit te Kryeministri, per zgjidhjen e shume problemeve teknike te panjohura deri athere, dhe si u arrit qe Portopalermua, nga me problematiket ne ushtri, te behej shembulli i sukseseve ne realizimin me sukses te punimeve, por edhe per zbatimin e rregullit dhe te disiplines ushtarake. Do te gjeni pergjigje per pyetje qe lidhen me probleme te situatave te jashtezakoneshme qe kaloi ushtria ne vitet e egra te 1974, te 1982, 83 etj.

Do te ishte me shume interes qe lexuesi te merte informacione, shume intersante, nepermjet filmimeve te shume proceseve ndertimore te papara me pare, qe duhet te kishim bere, po te mos ishin refuzuare kerkesat tona nga Ministria e Mbrojtjes, per arsye sekreti ushtarak.

Në këtë libër do të ketë një hapsirë të veçantë per mesazhin e Bill Klintonit qe dha ne Tirane me 3 Korrik 2023, si dhe ballafaqimi i atij mesazhi me idete legjendare te Abraham Linkolnit per vetqeverisjen e popullit nga populli… si dhe me mesazhe kultimplote te emrave te njohur ne bote si Martin Lutherking, Joe Dioguardi, Juri Kim e tj. Gjithashtu do te kete hapesire edhe per duart e shtrira te Metvegjës drejt Prishtinës dhe Tiranës duke kerkuar ndihme…, jemi ne” goje te ujkut”, thone ata.

Shitja e teritoreve Shqiptare, rezultat i personalizimit te qeverisjeve dhe i korrupsionit politik nder vite, etj.

Libri do t’ju mbaje, deri ne perfunfimin e tij, me mendje, zemer dhe sy tek Rivjera e mahniteshme Shqiptare. Shijojeni!