Çdo libër i ri është festë. Është festa e atij që e shkruan dhe festa e atij që e lexon. Arti si festë është tipari kryesor që rrjedh prej barazisë, që krijon edhe poezia e Liza Brozit. “Pritjet vishen njësoj” është vëllimi i parë poetik i kësaj vajze, që mesa duket nuk mundet dot ta ndalë hovin për të hyrë në botën e gjatë, të lodhshme e shpesh edhe dëshpëruese të letrave shqipe. Poezia e saj është e domosdoshme, në kuptimin që letërsia e re shqipe ka nevojë për të.

Ka kohë që e ardhmja e poezisë shqipe qëndron në duart e disa “amazonave” këndej dhe andej kufirit politik. Në këtë kontekst shpresoj se edhe poezia esenciale e Liza Brozit ta rreshtojë autoren përkrah kësaj “skuadrilje”.

 

Stefan Çapaliku

 

Një tjetër botim interesant këtë javë te shtëpia botuese ADA

Pritjet vishen njësoj

-poezi –

Autore: Liza Brozi

Redaktoi: Brunilda Përvathi

Korrektoi: Alket Bushi

Kopertina: Meri File

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2021

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese ADA

gjenden në Bibliotekën Kombëtare TIRANË

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Brozi, Liza

Pritjet vishen njësoj :poezi / Liza Brozi;

red. Brunilda Përvathi.

– Tiranë : Ada, 2021

72 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-02-5

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1