Fundjava mbyllet bukur te shtëpia botuese “ADA” me tre botimet e saj më të fundit

Titulli:
Autori: Ramadan Dinoshi
Redaktor: Fejzi Zenelaku
Korrektor letrar: Engjëllush Pupa
Korrektor gjuhësor & recesent: Besnik Bedollari
Kopertina: Erald Deliu

Botimi i parë, 2020
ISBN: 978-9928-296-89-4

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall 32. Ap. 7
Cel: 068 22 190 16

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dinoshi, Ramadan
Psherëtimat e jetës : monografi / Ramadan Dinoshi ;
red. Fejzi Zenelaku. – Tiranë : Ada, 2020
164 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-89-4
1.Letërsia shqipe 2.Proza 3.Kujtime
821.18 -3

DY FLALË PËR AUTORIN

Poeti baritor dhe lirik gorar Ramadan Dinoshi, tashmë i njohur me vargun e tij kësaj here paraqitet para lexuesit në prozë me monografi. Mendimi dhe fjala e tij e sinqertë rrjedh shpirtit të dehur poetik burimeve plot kristalë ngjyer nga muza e një natyre fantastike mbushur nga flladi pranveror që karakterizon krahina ku lindi dhe kaloi rininë e vet. Moshën më mbreslënëse të çdo njeriu. Janë vitet e rinisë që mbeten një testament i vyer në arkivin e çdokujt që i vjen shansi ta jetojë. Janë vitet që ndezin ndjenjën sublime të dashurisë, si vesa mëngjeseve plot mblerim nën petale lulesh dhe tinguj cicërimash pa fund. Ku cicërimat e zemrës ndizen nga ajo ndjenjë e bukur dehëse që mban gjallë motivin e jetës njerëzore. Janë vitet rinore që autori dëshiron t’i shpalosë para lexuesit me sinqeritet e brishtësim, duke ndezur kujtimet e heshtura të gjithkujt ndër kohëra. Dhe këto kujtime nuk vijnë me ngjyra, por bardh e zi. Bota e një djaloshi që ëndërron jetën me plot pasion dhe me këmbë në tokë, shpeshhërë pengohet nga vështirësitë e saj. Këtu del në pah ironia e fatit që ndalet në vijueshmërinë e vet nga paragjykime paradoksale të një shoqerie e mbushur rëndom nga aryetimi i mosarsyes. Gjykimi jo i drejtë i një kohe të shkuar veshur nga mospranimi i një ideali të egzagjeruar jo pak herë del si barrierë ndaj një realiteti ndryshe, që mohon vlerën aktuale të karakterit njerëzor. Është autori dhe personazhi ynë, që sheh nga e ardhmja dhe jo nga e djeshmja, sepse ecën me hapin e kohës. Ai është largpamës. Ëndëron dhe do jetën pa pengesa. Çuditërisht gabimet e padashura, ku të gjithë nuk jemi të pagabueshëm, nuk duhet të na mbajnë peng vazhdimësinë. Është ky “mëkat” që duhet të ndjekë në çdo hap në vijueshmërinë e tij personazhin tonë. Është ky realitet i hidhur që godet padashur talentin dhe dëshirat e tij, sepse një mospajtim i djeshëm duhet të të ndjekë kudo nga pas. E megjithatë ai ecën para me fuqinë e shpresës dhe moralin e pastër që i vlon nga brenda. Jeta njëhërë vjen dhe ajo duhet jetuar. Është ky motiv që i jep shtysë autorit, edhe pse brengat e mos pajtimit të padrejtësisë në momente të caktuara i bëhen bashkëudhëtare të jetës. Por ai sheh gjithnjë nga e adhmja. Përpiqet ta jetojë me optimizëm e ngazëllim jetën, duke i dhënë frymëzim gjithkujt që do ta jetojë atë. Vitet shkollore mbeten si vitet më të bukura për çdokënd që ka pasur fatin t’i jetojë. Aventura e dashurisë si çdo moshë rinore veshin kohën në ecurinë e tij. Ai jeton ndjenjën, pasionanten, emocionin, aventurën dhe të bukurën. Rinia pa këto nuk do kishte as motiv dhe as vlera. Janë këto vite që nuk tunden kurrë nga erozioni i kujtesës. Aty ku autori ndalon më gjatë në kujtimet e tij. Dashuria ndaj shkollimit ndërthuret fuqishëm dhe me dashurinë rinore, si aroma e petaleve shumëngjyrëshe e një stine pranverore që njëherë vjen në jetë dhe duhet jetuar në maksimum. Ajo ndjenjë në kujtimet e poetit vjen kaq lirshëm me modestinë e një sinqeriteti ‘paradoksal’. E jeton herë me naivitetin e një djaloshi të heshtur nga ndjenja, dhe herë i zënë mat nga rastësia e pasionantes. Çasti si baticë apo zbaticë nuk duhet humbur. Punësimi mbas shkollimit një tjetër sfidë e hapur për djaloshin e sapo diplomuar, ndonëse dëshira e studimeve do vazhdonte në pengesën e fatatizmit absurd të së djeshmes. Mirësia njerëzore dhe serioziteti që e karakterizon dalin mbi këto pengesa dhe vjen momenti emocional të kurorëzosh mundimin dhe përpjekjet e shkollimit. Me zgjuarsi dhe maturi ai vazhdon të eci përtej vështirësive dhe paragjykimeve që nuk i ndahen nga pas. Amendimet dhe idetë dashakeqëse çuditërisht nuk dalin nga llogorja. Duke qënë në shumë raste objekt ‘qitjeje’ të ecurisë së tij. E megjithatë ai kërkon ta jetojë jetën me motiv dhe pa dëshpërim. Me shpresë e guxim. Duke mos shprehur urrejtje ndaj pengesave paradoksale, por logjikuar me urtësi dhe durim. Në këtë mënyrë ai nxjerr në pah karakterin e një njeriu vizionar, dashamirës dhe mbushur plot vlera humane dhe njerëzore. Kështu poeti Ramadan Dinoshi tashmë në profilin e një intelektuali le një mesazh për lexuesin e shoqërinë, se jeta jetohet bukur pa vllef e hakmarrje, por me qetësi e durim drejt së ardhmes me shpresën e harmonisë njerëzore që rend tek e bukura, tek e mira dhe tek e shëndetshmja. I urojmë atij suksese në vepra të tjera.

Besnik Bedollari (shkrimtar, publicist)